Connect with us

Lajme nga vendi

Çairi shpall ditë zie për vdekjen e Shpat Kasapit, të martën mbahet mbledhja komemorative në Teatrin Shqiptar

Published

on

Komuna e Çairit ka shpallur ditë zie për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Izet Mexhiti, i cili theksoi se vendimi u miratua në mbledhjen e 4-të të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës.

Sipas Mexhitit, dita e hënë, 1 dhjetor 2025, do të jetë ditë zie në territorin e Komunës së Çairit, në nderim të artistit që la gjurmë të rëndësishme në skenën muzikore shqiptare.

Të martën, më 2 dhjetor, në orën 13:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup do të organizohet mbledhja komemorative ku qytetarët, miqtë dhe artdashësit do të mund të shprehin respektin dhe nderimin për Shpat Kasapin. Po ashtu, libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur nga e marta deri të premten në ambientet e teatrit.

Vendimi për shpalljen e ditës së zisë do të hyjë në fuqi pas publikimit në Fletën Zyrtare të Komunës së Çairit.(INA)

Lajme nga vendi

Kapen 5 kg marihuanë në Shkup, arrestohet një 36-vjeçar

Published

on

Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz, më 27.01.2026, ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër N.A. (36) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe vënie në qarkullim e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Më 26.01.2026, në bulevardin “Ilinden” në Shkup, gjatë kontrollit të një automjeti të tipit “Audi”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.A., zyrtarët policorë kanë gjetur dy çanta udhëtimi që përmbanin marihuanë.
Sipas hetimeve, N.A. e kishte siguruar drogën me qëllim të shitjes së mëtejshme te persona në territorin e qytetit të Shkupit. Ai është privuar nga liria, ndërsa pas ekspertizës është konstatuar se sasia totale e marihuanës së gjetur ishte 4.999,2 gramë.

I dyshuari është nxjerrë para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Continue Reading

Lajme nga vendi

KShZ-në në të ardhmen do ta drejtoj Bojan Mariq

Published

on

Me shumicë prej dy të tretash, Kuvendi sot zgjodhi përbërjen e re të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Nga 92 deputetë të pranishëm, 83 votuan “pro” që ish-ministri Bojan Mariçiq të bëhet kryetar i ri i KSHZ-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç tij, Abdush Demiri u zgjodh nënkryetar i KSHZ-së, ndërsa Aleksandar Dashtevski, Svetlana Karapetrova, Boris Kondarko, Angelçe Ristov dhe Ditmire Shehu u zgjodhën anëtarë të KSHZ-së.

Për këto pozicione aplikuan 16 kandidatë, por shumica prej tyre juristë, por edhe inxhinier elektrik dhe defektolog.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përbëhet nga shtatë anëtarë (një kryetar, një nënkryetar dhe pesë anëtarë të tjerë).

Anëtarët e KSHZ-së mund të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë me vendbanim të përhershëm në vend, të jenë të diplomuar në drejtësi me të paktën tetë vjet përvojë pune si avokatë dhe të mos jenë anëtarë të një organi të partisë politike.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Abdush Demiri u zgjodh nënkryetar i KShZ-së

Published

on

Ja reagimi i tij i pare pas zgjedhjes:
Të nderuar miq, kolegë dhe bashkëqytetarë,
​Me përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë, ju njoftoj se sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, jam zgjedhur në pozitën e Nënkryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
​Ky besim i dhënë me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit është jo vetëm një privilegj, por mbi të gjitha një obligim i madh për të shërbyer me paanshmëri, integritet dhe profesionalizëm në mbrojtje të votës së lirë dhe proceseve demokratike në vendin tonë.
​Zotohem se gjatë mandatit tim do të angazhohem maksimalisht për:
⚖️ Transparencë të plotë në çdo proces zgjedhor.
🛡️ Mbrojtjen e standardeve më të larta ligjore dhe kushtetuese.
🤝 Bashkëpunim konstruktiv me të gjithë aktorët relevantë për të garantuar zgjedhje fer dhe demokratike.
​Falënderoj përzemërsisht të gjithë ata që më mbështetën në këtë rrugëtim. Besimi juaj është forca ime për të punuar me nder dhe përkushtim!
​Me respekt,

Continue Reading

Më të lexuarat