Connect with us

Lajme nga vendi

Moti në mëngjes me mjegull

Published

on

Sot në mëngjes nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 8 deri në 15 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të ulet në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11 gradë Celsiusë.

Lajme nga vendi

Kapen muzikantët “ilegalë” nga Bosnja duke performuar në Kërçovë

Published

on

MPB Maqedoni njofton se në natën midis datave 29 dhe 30 nëntor 2025, DPB Kërçovë, në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, bazuar në një plan të përgatitur paraprakisht, kryen aksion kontrolluestë intensifikuar në objektet e hotelerisë në Kërçovë.

“Gjatë kontrollit të një objekti hotelierik të vendosur në rrugën kryesore Kërçovë-Ohër, janë gjetur D.R. (23) si këngëtar, dhe K.D. (27), E.P. (25), F.J. (28) dhe I.K. (24), si anëtarë të një grupi muzikor, të gjithë nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilët performuan pa marrë më parë leje pune përkatëse, duke kryer kështu kundërvajtje sipas nenit 23, paragrafi 3 i Ligjit për të Huajt (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, thonë nga MPB.

Gjithashtu theksojnë se është ngritur kallëzim penal kundër tyre.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gjendet një trup i pajetë në ujërat e lumit Vardar

Published

on

Një ekip i Njësitit Territorial Zjarrfikës në Veles dje ka nxjerrë një trup të pajetë nga ujërat e lumit Vardar, tek fshati Ulancë në Komunën Gradsko, pas një raportimi që e kanë pranuar pasdite në ora 14:30.

Trupi i është dorëzuar shërbimeve kompetente.

Informacioni u konfirmua nga Cvetanka Bogoevska, prokurore publike e Prokurorisë Themelore në Veles, e cila informoi se janë ndërmarrë masa hetimore, përfshirë përcaktimin e identitetit të kufomës përmes një autopsie në Institutin e Mjekësisë ligjore në Shkup.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kujdes shoferë! Prej sot aktivizohen kamerat!

Published

on

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, prej sot nis zbatimi i sistemit “Qytet i sigurt, shtet i sigurt (Sejf Siti-Safe City)”, i cili automatikisht do të regjistrojë shkeljet në trafik përmes kamerave të vendosura në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe përgjatë autostradave të korridoreve 8 dhe 10. Deri në fund të vitit parashihet një periudhë provuese, gjatë së cilës shoferët do të marrin vetëm paralajmërime, ndërsa nga janari gjobat hyjnë në fuqi pa asnjë tolerancë.

Sistemi do të evidentojë shkelje si:
-tejkalim shpejtësie,
-kalim në semafor të kuq,
-dokumentacion të skaduar dhe
-parkim të parregullt.

Çdo pronar automjeti do të marrë SMS dhe email me link për shkarkimin e procesverbalit dhe gjobës. Brenda tetë ditëve mund të paguhet gjysma e gjobës, ndërsa pas afatit detyrimi paguhet i plotë. Pagesa elektronike lidhet direkt me MPB-në, që do të njoftohet automatikisht për gjobat e paguara.

Në fazën e dytë të projektit planifikohet zgjerimi i listës së kundërvajtjeve që do t’i regjistrojë sistemi.
Qëllimi i “Sejf Siti” është rritja e sigurisë në trafik, pas numrit të lartë të aksidenteve të rënda vitet e fundit dhe kaosit me parkimet e parregullta. Rezultatet e para pritet të shihen që në javët e ardhshme, kur kamerat fillojnë të regjistrojnë shkeljet në kohë reale.

Continue Reading

Më të lexuarat