Lajme nga bota
Dështojnë bisedimet në Kremlin, s’ka marrëveshje për paqe Rusi – Ukrainë
Lajme nga bota
U akuzua për mashtrim dhe korrupsion në prokurim, Federica Mogherini lirohet pas mesnate
- Mashtrim dhe korrupsion në prokurim,
Federica Mogherini, ish-Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, u lirua mbrëmë rreth orës 1 të mëngjesit, pas arrestimit të saj të martën si pjesë e një hetimi për mashtrim dhe korrupsion.Dy të ndaluarit e tjerë, Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti, u liruan gjithashtu nga Policia Federale Gjyqësore Belge.Sipas gjyqtarëve, të tre individët u morën në pyetje dhe u informuan për akuzat zyrtare, të cilat lidhen me:
- Mashtrim dhe korrupsion në prokurim,
- Konflikt interesi,
- Shkelje të sekretit profesional.
Ata u liruan pasi nuk konsideroheshin të rrezikshëm për arratisje, duke vazhduar hetimet nën masat ligjore të përcaktuara nga autoritetet belge.Hetimi ka të bëjë me transaksione dhe prokurime brenda Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm dhe Kolegjin e Evropës, duke ndezur interes të madh publik në lidhje me menaxhimin e fondeve dhe praktikave administrative të institucioneve evropiane.
Lajme nga bota
Gjykata në Francë liron nga burgu ish-presidentin Sarkozy
Gjykata e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy të hënën pasdite, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit të Republikës Franceze. Sarkozy, i cili gjatë seancës dëgjimore i përshkroi 20 ditët që kaloi në burg si një “makth”, do të jetë nën mbikëqyrje gjyqësore.
Përveç kësaj, gjykata i ndaloi Sarkozisë të kishte çdo kontakt me Ministrin e Drejtësisë Gerald Darmanin, i cili e kishte vizituar në burg në fund të tetorit. Ky takim kishte sjell kritika, kryesisht nga gjyqtarët.
Sipas informacioneve, Sarkozi do të largohet nga burgu Sante në qendër të kryeqytetit francez më vonë gjatë ditës. Më parë, prokurori i kishte propozuar Gjykatës së Apelit të Parisit që ish-presidenti francez të lirohej.
Sarkozy u burgos më 21 tetor pasi një gjykatë e shpalli fajtor për konspiracion kriminal, për shkak të përpjekjeve të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë për të siguruar financim për kandidaturën e tij presidenciale të vitit 2007 nga udhëheqësi i atëhershëm libian Muammar Gaddafi.
Lajme nga bota
Rekord i rrallë! 56 vite në këtë post, presidenti 92-vjeçar i Kamerunit betohet për mandatin e tetë radhazi
AFRIKA- Presidenti 92-vjeçar i Kamerunit, Paul Biya, është zotuar të rivendosë rendin në vend, i cili është tronditur nga dhuna pas zgjedhjeve, ndërsa u betua për një mandat të tetë radhazi, deri në vitin 2032, kur do të jetë 99 vjeç. Sipas rezultateve përfundimtare, Biya fitoi 54% të votave, krahasuar me 35% për Issa Chiroma Bakari, i cili nga ana e tij akuzoi autoritetet për mashtrim.
Shpallja e rezultateve, siç raportohet nga BBC, çoi në protesta të përgjakshme në të gjithë vendin, me të paktën 14 të vdekur dhe më shumë se 1,200 të arrestuar, sipas Komisionit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut. Organe të tjera kanë paraqitur një numër shumë më të lartë të vdekjeve.
Në fjalimin e tij të inaugurimit, presidenti më i vjetër në botë shprehu ngushëllimet e tij për viktimat e protestave dhe fajësoi për trazirat ata që i quajti “politikanë të papërgjegjshëm”. Pas akuzave për mashtrim gjatë zgjedhjeve të tetorit, Biya e përshkroi procesin zgjedhor si të kënaqshëm dhe vlerësoi autoritetin zgjedhor.
Në inaugurimin e tij në parlamentin e vendit në Yaounde, Biya falënderoi forcat e sigurisë për shtypjen e protestave , por nuk iu referua akuzave për forcë të tepruar. Në vend të kësaj, ai u bëri thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me të për të ndërtuar një vend “të bashkuar, të qëndrueshëm dhe të begatë”.
92-vjeçari premtoi të prioritizonte çështjet që prekin gratë dhe të rinjtë dhe u zotua të luftonte korrupsionin dhe problemet e sigurisë. Biya mori pushtetin në nëntor 1982, pas dorëheqjes së Presidentit Ahmadou Ahijo. Kritikët e tij thonë se ai e ka qeverisur vendin me grusht të hekurt që atëherë./noa.al/
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi4 weeks agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoNdahet nga jeta veterani i arsimit, Mahi Halili nga fshati Poroj i Tetovës, vëllai i Nevzat Halilit

