Connect with us

Lajme nga vendi

Qarkullimi zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata

Published

on

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë kryesisht të thata, informon LAMM.
Nga 15 nëntori 2025 ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky detyrim do të vlejë deri më 15 mars 2026.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje ose dalje nga shteti.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë me kushtet e rrugës, respektimin e sinjalizimit dhe vozitje të kujdesshme, veçanërisht në zonat ku mund të ketë rëshqitje dheu. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Debar – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lajme nga vendi

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Jadranka Daboviq-Anastasovska, dha dorëheqje nga funksioni

Published

on

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Jadranka Daboviq-Anastasovska, ka dhënë dorëheqje nga funksioni i gjyqtares. Dorëheqja, siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, është për arsye shëndetësore dhe personale. Daboviq-Anastasovska u zgjodh gjyqtare kushtetuese më 12 dhjetor 2023 dhe në këtë pozitë erdhi si profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.
Gjykata Kushtetuese tani mbetet me vetëm shtatë gjyqtarë, pasi u shkarkua gjyqtarja Elizabeta Dukovska, dhe ende nuk është zgjedhur pasardhësi i saj.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti me vranësira dhe reshje lokale të shiut

Published

on

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Reshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit. Në viset më të larta, reshjet do të shndërrohen në borë. Do të fryjë dhe erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 2 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 12 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm, kryesisht me vranësira me reshje lokale të shiut dhe erë të lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 11 gradë Celsiusë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mori pjesë në panel diskutimi për investimet e huaja në Berlin

Published

on

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot mori pjesë në panel diskutimi me temë “Mundësitë për investime të huaja në Maqedoninë e Veriut”, që u mbajt në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin. Ngjarja u organizua nga Klubi Gjermano-Maqedonas i Biznesit (DNMBC) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

 Ministri Durmishi në fjalën e tij theksoi se Maqedonia e Veriut gjendet në një moment vendimtar zhvillimor, në të cilin proceset e reformës kishin për qëllim krijimin e një mjedisi të parashikueshëm ekonomik, të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt Evropës. Ai i theksoi prioritetet e Qeverisë – transformimi digjital dhe i gjelbër, modernizimi i industrisë, nxitja e inovacioneve dhe avancimi i kapitalit njerëzor.

 “Qëllimi ynë është të ndërtojmë ekonomi që krijon vlerë të shtuar dhe ofron kushte të qarta dhe afatgjata për investitorët. Me modelin e ri të mbështetjes financiare që do të nisë në vitin 2026, shteti shpërblen investimet cilësore, krijimin e vendeve të punës, qendrat teknologjike dhe projektet që kontribuojnë në zhvillimin rajonal”, tha ministri Durmishi.

 Ai gjithashtu theksoi se Gjermania mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se vizioni i përbashkët ishte forcimi i lidhjeve afariste, nxitja e investimeve moderne dhe krijimi i mundësive të reja për rritje ekonomike.

 Ministri falënderoi organizatorët dhe komunitetin e biznesit në Gjermani për mbështetjen e vazhdueshme, duke vlerësuar se ngjarje të tilla janë platformë e rëndësishme për ndërtimin e besimit dhe partneriteteve të reja.

Advertisement

 Aktiviteti vazhdoi me panel diskutimi dinamik në të cilin pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja dhe propozime për avancimin e klimës investuese dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

 Në hapjen morën fjalë Gafar Vejseli, Kryetar i DNMBC, ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani, si dhe ambasadori në Gjermani, Prof. Dr. Ylber Sela. Paneli bashkoi emra të rëndësishëm nga sektorët ekonomikë dhe institucionalë, duke përfshirë drejtorin e DZZHTI-së Goce Dimovski, ish-guvernatoren e BPRMV-së Anita Angellovska Bezhoska, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe delegacionin gjerman për industri për rajonin.

 

Continue Reading

Më të lexuarat