Connect with us

Lajme nga vendi

Itali: Policia në kërkim të Nazif Muslijës pas vdekjes së bashkëshortes në Ankona

Published

on

Policia italiane u ka bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë menjëherë forcat e rendit nëse kanë informacion ose e kanë parë Nazif Muslijën, i cili aktualisht është në arrati.
Ai po kërkohet pas ngjarjes së rëndë në provincën e Ankonës, ku bashkëshortja e tij, Saxhidje Muslija, u gjet e vdekur në banesën e tyre.

Gjermania vendos kufizime për bashkimet familjare dhe ashpërson rregullat për shtetësinë

Nazif Muslija ishte liruar nga burgu në korrik, pasi kishte vuajtur dënimin për dhunë dhe keqtrajtim ndaj gruas. Prej momentit të ngjarjes, ai është bërë i pakapshëm dhe është shpallur në kërkim të nivelit të lartë nga autoritetet italiane.

Policia apelon për kujdes dhe bashkëpunim nga qytetarët.

Lajme nga vendi

Një delegacion nga Universiteti “Nexhbedin Erbakan”, nga Turqia vizitoi UEJL-në

Published

on

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Sadudin Ibrahimi, i shoqëruar nga Prorektori për Planifikim, Hulumtim dhe Ndërmarrësi, Prof. Dr. Veland Ramadani dhe Këshilltarja për Komunitetin dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi priti në takim delegacionin e Universitetit “Nexhmedin Erbakan” nga Konia e Turqisë.
Delegacioni përbëhej nga Rektori, Prof. Dr. Xhem Zorlu dhe Prof. Dr. Firat Yaldiz, Koordinator i Përgjithshëm për Çështje Ndërkombëtare, ndërsa vizita u shoqërua edhe nga Drejtori i Shkollave Ndërkombëtare Maarif në Maqedoninë e Veriut, z. Osman Demirgül.
Gjatë takimit u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme akademike, me theks në shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik, projekte të përbashkëta dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një bashkëpunimi afatgjatë dhe të qëndrueshëm mes dy institucioneve akademike, në dobi të studentëve, stafit akademik dhe zhvillimit të arsimit të lartë në përgjithësi.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Tatimet retroaktive, sërish protesta në Tetovë

Published

on

Dhjetëra persona që kanë punuar në shtetet e lindjes, sot sërish protestuan përpara Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Tetovë për të kërkuar anulimin e vendimit për pagesë të tatimeve. Protestuesit kërkojnë  pezullim të menjëhershëm të vendimeve tatimore me efekt retroaktiv, njohje të plotë të dokumentacionit për statusin e jorezidentit dhe transparencë dhe qartësi institucionale.

Protestës së sotme në Tetovë ju bashkangjitën edhe kolegët nga Kumanova. Ata njoftuan se të premten do të kenë takim me drejtoreshën e Drejtorisë së të Ardhurave Publike Elena Petrova. Sipas tyre, Petrova nuk ka pranuar takim  në Kumanovë por në zyrat e drejtorisë. Protesuesit njoftojnë se kanë patur një takim jozyrtar me drejtoreshën u janë dhënë shumë premtime por nuk është realizuar asgjë.

 “Qëndrimet tona janë të qarta. Të gjitha vendimet që na janë lëshuar të ndërpriten sepse ne kemi punuar nga gjashtë ose shtatë muaj. Ne kemi dëshmi se kemi paguar atje tatime dhe të gjitha dëshmitë që i kanë kërkuar ne i kemi dorëzuar por nuk janë marrë parasysh. Kërkojmë përgjegjësi se pse nuk kanë njoftuar në kohë dhe pas pesë vitesh na kërkojnë të  paguajmë tatime kur dihet se këto vendime na janë lëshuar 15 ditë para vitit të ri. Nuk kemi pasur kohë të grumbullojmë dokumentet dhe akoma nuk kemi.Vendimet janë lëshuar, ne kemi pasur kohë 30 ditë ta anikojmë dhe jemi duke e bërë”, tha Zoran Nakovski.

“Në atë takim është dhënë premtim se institucionet qendrore shtetërore do të ndihmojnë që të sigurojmë dokumente, Ministria e Punëve të Brendshme do të na jep vërtetime për hyrje dalje nga shteti me qëllim që ti ato ti sigurojmë si dëshmi  se ne në ato momente nuk kemi qenë në shtet. Pra, nuk mund të na thotë dikush se ne jemi rezident por ke qenë 7 ose 8 muaj jashtë shtetit. Pra, duhet të gjejmë gjuhë të përbashkët që këto vendime të stopohen” thotë Zhikica Milanov.  

Më 13 dhjetor 2025, qytetarët u befasuan nga vendimi i Drejtorisë së të Ardhurave Publike për mbledhjen e taksës mbi të ardhurat e padeklaruara nga jashtë Maqedonisë. Disa prej tyre thanë se nuk janë të informuar mjaftueshëm për detyrimin e deklarimit të rregullt të këtyre të ardhura, ndërsa të tjerë kishin theksuar se njoftimet nga drejtoria për të ardhura publike u kishin ardhur me vonesë, për të ardhura të realizuara vite më parë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Gjykata Kushtetuese hap dy lëndë për projektin “Safe City”

Published

on

Nga Gjykata Kushtetuese në një njoftim për opinionin bëjnë të ditur se janë hapur dy lëndë mbi bazën e iniciativave të dorëzuara, me të cilat kontestohen disa dispozita të Ligjit për Kundërvajtje.

“Për shkak të interesit të shtuar publik dhe pyetjeve nga gazetarët, informojmë se në Gjykatën Kushtetuese janë hapur dy lëndë pas iniciativave të dorëzuara, me të cilat kontestohen ndryshimet në Ligjin për Kundërvajtje, në pjesën që lidhet me vendosjen dhe funksionimin e sistemit elektronik të mbikëqyrjes në trafik, i njohur në opinion si projekti “Qytet i Sigurt – Safe City””, thuhet në njoftim.

“Lënda e parë – У.бр.25/2026: Dispozita të kontestuara – Neni 4 paragrafi 5, neni 5 paragrafi 3, neni 8 kapitulli 7-a, neni 48-a (pjesa “dorëzim”), neni 48-b (pjesa “lëshimi i procesverbalit për kundërvajtje në komunikacion me urdhërpagesë rrugore”), neni 7-b (pjesa “pranimi i përgjegjësisë për kundërvajtje”), neni 48-v, neni 48-g (“mospranimi i përgjegjësisë për kundërvajtje”) dhe neni 15 i Ligjit për Kundërvajtje, të datës 23.01.2026”.

“Parashtruesit theksojnë se me këtë projekt vendoset një detyrim ligjor për të gjithë qytetarët që të kenë numër personal telefoni dhe adresë elektronike, në mënyrë që të realizohet komunikimi dhe pranimi i njoftimeve për kundërvajtje të mundshme. Gjithashtu, ata pretendojnë se është problematike fakti që në asnjë pjesë nuk parashihet respektimi i nenit 7 të Kushtetutës, në lidhje me përdorimin e gjuhëve, gjatë komunikimit përmes mesazheve telefonike apo mjeteve elektronike. Sipas tyre, qytetarët nuk janë vënë në pozitë të barabartë, pasi sistemi zbatohet vetëm në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, duke pretenduar se në këto territore “nën lupë” vihet popullsia shqiptare, e cila është më e përfaqësuar në krahasim me qytetet e tjera të vendit”, thuhet në njoftim.

 

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat