Connect with us

Lajme nga vendi

Presidenti bullgar: Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë e përshpejton rrugën drejtë BE-së

Published

on

Kreu i shetit bullgar Rumen Radev pret që një gjë e tillë të ndodh së shpejti. Megjithatë, përfaqësuesit e organizatave bullgare nga Shkupi, Manastiri, Ohri, Prilepi, Kavadari dhe Koçan, u deklaruan kategorikisht para kreut të shtetit bullgar, kundër ndryshimeve kushtetuese me efekt të vonuar, pasi bëhej fjalë për garantimin e të drejtave themelore të njeriut.
Presidenti bullgar Rumen Radev deklaroi se duke përfshirë bullgarët në Kushtetutë, Maqedonia do të përshpejtojë ndjeshëm anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.
– Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë do të përshpejtojë ndjeshëm rrugën e vendit drejt BE-së dhe shpresoj që fqinji ynë jugperëndimor, do ta bëjë këtë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që t’I hapë dyert për negociata për anëtarësim të plotë” – tha ndër të tjera presidenti I Bullgarisë Radev në pritjen për përfaqësuesit e organizatave të bullgarëve nga Maqedonia.
Ai shpreson se autoritetet e RMV-së do ta zbatojnë “kompromisin evropian”, të vitit 2022.
– Ne të gjithë shpresojmë që integrimi i RVM-së të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, por kjo nuk mund të jetë në kurriz të të drejtave të komunitetit bullgar në vend” – tha presidenti bullgar.

Lajme nga vendi

Gjatë ditës së djeshme janë sanksionuar gjithsej 24 drejtues mjetesh për parkim të parregullt

Published

on

Gjatë ditës së djeshme (04 dhjetor) në rajonin e SPB Tetovë, është kryer kontroll i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve. Gjatë kontrollit janë sanksionuar gjithsej 24 drejtues mjetesh (TE-19 dhe GV-5) për parkim të parregullt, dhe 18 automjete (TE-11 dhe GV-7) janë ngritur me automjetin special “merimangë”. Janë sanksionuar edhe 93 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-71 dhe GV-22).

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gostivar – Dy persona arrestohen pasi qëlluan me thikë një punonjës pas një mosmarrëveshjeje për parkim

Published

on

Më 04.12.2025 në orën 16:10 në DPB Gostivar janë ndaluar B.Z. (44) nga f. Raven dhe F.A. (57) nga Gostivari. Ata dyshohen se në orën 12:50 në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, së bashku me një person tjetër, pas një mosmarrëveshjeje paraprake për vendparkim, kanë sulmuar fizikisht, me një mjet metalik dhe një mjet të mprehtë personin A.A. (41) nga Shkupi, i cili kryente detyra pune për një subjekt juridik nga Shkupi dhe i kanë shkaktuar plagë me thikë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të vijojë parashtresë adekuate.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ahmeti bën thirrje për pjesëmarrje masive në Shkup: Lufta e UÇK-së ishte dhe mbetet e drejtë

Published

on

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes një reagimi në Facebook tha se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe mbetet e drejtë dhe e mbështetur nga bota demokratike.

Postimi i plotë:

Pas Prishtinës dhe Tiranës, tani edhe Shkupi do të buçasë për të vërtetën dhe drejtësinë!

Sheshi “Skënderbeu” në Shkup do të jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve që kërkojnë drejtësi për çlirimtarët tanë.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe mbetet e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. Drejtësia për luftëtarët e lirisë nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike, montime dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.

Advertisement

Ashtu siç qëndruam përkrah luftëtarëve të UÇK-së në Prishtinë dhe Tiranë, ashtu do të qëndrojmë edhe në Shkup, krenarë, të vendosur dhe të palëkundur në mbrojtje të së vërtetës sonë, të së vërtetës objektive.

Më 13 dhjetor, në orën 13:00, të gjithë në Shkup!

Liria nuk gjykohet, liria mbrohet!

Lavdi UÇK-së!

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat