Lajme nga vendi
Vazhdon gjykimi për tragjedinë në Koçanë
Gjykimi për tragjedinë në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë, do të vazhdojë sot me fjalët hyrëse nga mbrojtja e të pandehurit të 26-të, Shefket Haziri nga Ministria e Ekonomisë. Ndërkohë në seancën e djeshme mbrojtja e të pandehurve, ish-ministra të ekonomisë dhe drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), mohoi fajësinë dhe kontestoi aktakuzën, duke pretenduar se nuk kishin as autoritet ligjor dhe as fuqi faktike për të ndikuar në rezultatin tragjik të zjarrit, të shkaktuar nga piroteknika të papërshtatshme për një dhomë të mbyllur dhe të përdorura në kundërshtim me ligjin për piroteknikën.
Lajme nga vendi
Apel për ndihmë Zenun Hysa, një 28-vjeçar nga Kaçaniku i Kosovës, po përballet me një betejë të vështirë shëndetësore
Zenun Hysa nga fshati Stagovë i komunës së Kaçanikut është duke përjetuar vështirësi të mëdha shëndetësore si pasojë e epilepsisë, nga e cila vuan prej një kohe të gjatë.
Gjendja e tij po e bën jetën gjithnjë e më të vështirë dhe po kërkon mbështetje urgjente.
Logaria bankare: Raiffeisen Bank – 1504001008528570
Ju falënderon familja Hysa
Lajme nga vendi
Avokatja e Bekimit dhe Arlindës: “Tragjedia e ‘Puls’-it nuk mund t’u ngarkohet zyrtarëve administrativë – ata s’kishin kompetenca sigurie
-Të akuzuarit Bekimi dhe Arlinda, kanë bërë përpunimin administrativ të dokumenteve, ndërsa vdekja e 61 personave ka ndodhur për shkak të zjarrit, lëshimeve teknike dhe mungesë të sigurisë që nuk ishin në kompetencën e tyre, tha mes tjerash Sofija Laliçiç, avokate e të punësuarve në Ministrinë e Ekonomisë, Bekim Haxhiut dhe Arlinda Kasapit, të akuzuar në rastin “Puls”, përcjell TV21. Avokatja Laliçiç tha se personat në fjalë nuk janë krijuesit e rrezikut.
“Nuk janë ata që duhej të kontrollonin hidrantët, instalimet, daljet. Nuk janë ata që e kanë mbushur klubin. Nuk janë ata që e kanë ndezur piroteknikën dhe nuk janë ata që e kanë shpëtuar apo nuk e kanë shpëtuar dikë. Puna e tyre është procedurë administrative, pa të drejtë për mbikëqyrje të objektit, do të thotë administrative, jo inspektuese. Kjo tragjedi nuk mund t’i atribuohet nënshkrimit të zyrtarit administrativ, që ka verifikuar kompletimin e dokumentacionit, e jo edhe vërtetësinë. Si Bekimi dhe Arlinda do ta dinin se sa metër katrorë ka “Puls”, kur asnjëherë nuk kanë qenë në Koçan, nuk kanë qenë në diskotekë, nuk kanë pasur as detyrim dhe autorizim për të shkuar dhe për ta kontrolluar këtë”, tha mes tjerash Llaliçiç.
Lajme nga vendi
Kryetari i deritanishëm në Gjykatën Administrative do të jetë u.d. kryetar deri në zgjedhjen e të riut, vendosi Këshilli Gjyqësor
Kryetari i deritanishëm në Gjykatën Administrative, Burim Sejdini, do të jetë u.d. kryetar i Gjykatës, përderisa nuk zgjidhet i riu. Një vendim të tillë sot e mori Këshilli Gjyqësor në seancën e 533-të.
U tha se më 14 dhjetor skadon mandati i Sejdinit, kështu që zgjidhet u.d. kryetar deri në zgjidhjen e të riut.
Sejdini i plotësoi kriteret e nevojshme për këtë pozicion dhe ai me 11 vota “për” u përcaktua të jetë u.d. kryetar i Gjykatës Administrative deri në 15 dhjetor.
Në rendin e ditës të seancës është dhe miratimi i Programit vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor për vitin 2026, me Planin e Veprimit.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 month agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë 23 komuna përfundon numërimi i votave për asamble

