Lajme nga vendi
Janevska: Për përshpejtimin e progresit, në vitin 2026 investime rekord në shkencë
Burimet publike janë të kufizuara. Angazhimi ynë, si Ministri dhe si Qeveri, që nga viti në vit të orientojmë mjete gjithnjë e më të mëdha drejt shkencës dhe kërkimit, tregon vendosmërinë për të ndërtuar një shoqëri të bazuar në dije, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup, ku u prezantuan rezultatet paraprake të hulumtimit “Zgjidhje inovative shkencore për uljen e pabarazisë sociale dhe ekonomisë gri në Maqedoni përmes rregullativës tatimore”.Hulumtimi po realizohet nga ekipi i Fakultetit Juridik, me mbështetje financiare nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për stimulimin e projekteve kërkimore-shkencore.
Maqedonia nuk mund të vazhdojë me praktikën e investimeve të vogla në shkencë. Shtetet e rajonit po i intensifikojnë investimet në zhvillimin shkencor-teknologjik dhe vend, nëse dëshiron të mbetet relevant edhe në skenën shkencore ndërkombëtare, është e domosdoshme të bëjë hap përpara drejt rritjes sistematike dhe domethënëse të mjeteve për kërkime, krijimit të infrastrukturës bashkëkohore dhe nxitjes së kapacitetit inovativ.
Ministrja Janevska theksoi se vitin e ardhshëm, 2026, do të kemi 773 milionë denarë për shkencën, që është rritje e vazhdueshme, nga 380 milionë denarë në vitin 2024 dhe 680milionë denarë në vitin 2025.
“Po ndërmarrim aktivitete të shumta të orientuara drejt përforcimit të kapaciteteve krkimore-shkencore të shtetit.Njëra prej tyre është mundësia për përfshirjen e shkencëtarëve dhe studiuesve maqedonas në rrjetet evropiane të kërkimit, për çka kemi nënshkruar marrëveshje me Qendrën e Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian.Me qasjen në burimet elitare, dije dhe projekte të përbashkëta me partnerë evropianë, shkencëtarët tanë fitojnë mobilitet, ndërsa shteti perspektivë zhvillimore”, theksoi Janevska.
Ministrja gjithashtu vuri në dukje rritjen e pagave të profesorëve universitarë për 14% dhe sigurimin e qasjes falas në bazat shkencore Web of SciencedheScopus. Po përgatiten gjithashtu dy zgjidhje të reja ligjore, për arsimin e lartë dhe për veprimtarinë kërkimore-shkencore, të cilat, së bashku me reformën e Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë dhe hapjen e parkut të parë shtetëror shkencor-teknologjik, do të mundësojnë përmirësim të ndjeshëm të kushteve për kërkime shkencore.
Lajme nga vendi
Të rinjtë nxisin paqen në Ballkan! Konferencë ndërkombëtare për paqen në Universitetin e Tetovës
Në një iniciativë të përbashkët me Federatën Universale të Paqes, Universiteti i Tetovës organizoi konferencën “Nga iniciativa rinore drejt paqes së qëndrueshme”, me fokus të veçantë përfshirjen e të rinjve në nisma paqësore, sidomos nga Ballkani. Rektori i UT, Jusuf Zejneli, theksoi rëndësinë e edukimit, kërkimit shkencor dhe angazhimit shoqëror për të përgatitur gjenerata që jo vetëm përkrahin, por edhe punojnë aktivisht për paqe, duke shndërruar këtë konferencë në një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Përmes edukimit, kërkimit shkencor e angazhimit shoqëror, ne synojmë të përgatisim gjenerata jo vetëm që punojnë për paqe, por edhe punojnë aktivisht për të arritur atë. Kjo konferencë shërben si një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit, mes gjithë atyre që janë përkushtuar ndaj ndërtimit të paqes”, tha Jusuf Zejneli.
Lajme nga vendi
Maqedonia renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit
Maqedonia e Veriut renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit me grimca PM.
Raporti i vitit 2025, i publikuar në platformën “IQAir”, e rendit vendin menjëherë pas Bosnjës dhe Hercegovinës dhe përpara Serbisë, me një koeficient prej 21.2, që do të thotë tejkalim i vlerave maksimale të grimcave PM 2.5 për tre deri në pesë herë, raporton agjencia “Meta.mk”.
Qytetet më të ndotura në vend vitin e kaluar ishin Tetova dhe Strumica, me një koeficient prej 27.3, që do të thotë se vlerat e PM 2.5 ishin pesë deri në shtatë herë mbi kufijtë e lejuar. Gostivari është në vendin e 18-të në listë, ndërsa Kërçova dhe Kumanova janë në vendin e 31-të dhe të 32-të. Shkupi është në vendin e 113-të me një koeficient prej 19.1.
Ky është Raporti i tetë vjetor Botëror i Cilësisë së Ajrit i platformës, i cili tregon se Maqedonia kishte ndotjen mesatare më të ulët të ajrit vitin e kaluar, krahasuar me vitet e mëparshme, kur koeficienti tejkalonte 35, d.m.th. alarmoi për vlera të larta të PM 2.5 deri në dhjetë herë.
Muajt më të ndotur ishin janari, shkurti dhe dhjetori, ndërsa ajri më i pastër ishte në prill dhe maj. Shkupi gjithashtu kishte ndotjen më të ulët të ajrit vitin e kaluar krahasuar me vitet e mëparshme. Që nga viti 2018, koeficienti ka rënë çdo vit nga mbi 30 në nën 20.
Lajme nga vendi
Mbledhja për bashkimin e VLEN-it, janë tejkaluar dallimet? Paralajmërohet kongres në maj
VLEN ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e parë, ku është vendosur që kongresi i parë i koalicionit të mbahet gjatë muajit maj, shkruan Tema.mk.
Sipas burimeve të mediumit, në këtë mbledhje janë diskutuar hapat e ardhshëm organizativë dhe përgatitjet për kongresin, i cili pritet të jetë një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe drejtimin politik të VLEN-it.
Kongresi i parë pritet të sjellë vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e brendshëm dhe prioritetet politike për periudhën në vijim.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

