Connect with us

Lajme nga vendi

Protesta e LSM-së, Mickoski: LSM-ja refuzoi rritjen prej 40%

Published

on

Pas protestave të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për rritjen e pagës minimale nga 397 euro në 600 euro, nuk kanë pushuar reagimet e partive politike, por edhe të vet sindikatave. Nga VMRO-DPMNE-ja kanë akuzuar kryetarin e Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafillov, se ky i fundit hodhi poshtë një rritje të pagave prej 40 për qind në 2 vitet e ardhshme, vendim që ishte në dëm të punëtorëve. Ndërsa, Kryeministri e ritheksoi se ai përkrah çdo zgjidhje që do të arrijnë punëdhënësit dhe Lidhja e Sindikatave të Punëtorëve.
“Ne u ofruam vitin e kaluar dhe këtë ja po e bëj publike, ofertë kjo e cila akoma është e hapur në tavolinë, që përfshin nga paga për muajin mars të vitit 2026 deri në mars të vitit 2028. Kjo tregon se, që nga muaji prill i këtij viti deri në muajin prill të vitit 2028, rritja e pagave të jetë diku për 40 për qind, por nga LSM-ja atë e refuzuan.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
LSM: Pagë minimale 600 euro
Por, nga LSM-ja kanë hedhur poshtë këtë pohim dhe shprehen të gatshëm të nënshkruajnë një marrëveshje të re kolektive, por nëse nuk ka rritje të pagës minimale protestat do të vazhdojnë. Nga Lidhja e Sindikatave nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga kërkesat e tyre dhe se rritja e pagës minimale në 600 euro është vijë e fundit e tolerancës.
“Që nesër le të vijnë Qeveria, Kryeministri, Ministri i Financave, Ministri i Punës apo dikush tjetër, po ju them se menjëherë do ta nënshkruaj një marrëveshje të tillë kolektive dhe do t’i presim me vulë dhe me stilolaps në duar. Opinionit duhet t’i tregohet drejt, se një marrëveshje të tillë kolektive nuk kemi pasur asnjëherë në tavolinë. Lëshime mund të bëhen vetëm në rritje të pagës minimale, por jo edhe të ulet, 600 euro është vija e fundit e kuqe, ku ne si LSM do të pranojmë të bisedojmë, mund të flasim për 650 apo 700.”, – theksoi Tërpe Deanoski nga LSM.
Organizata e punëdhënësve kundër LSM-së
Por, Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve, kanë pohuar se kjo kërkesë e LSM-së është e pabazë.
“36 mijë denarë paraqet rritje prej 47 për qind të pagës së tanishme minimale, dhe kjo nuk bazohet në asnjë kriter ekonomik. Në vend nuk ka pasur rritje prej 47 për qind të asnjë produkti ose lëmie, prandaj kërkesat e tyre janë të pabaza. Direktivat evropiane parashohin që tek vendet anëtare paga minimale të sillet rreth 50 për qind nga paga mesatare.”, – u shpreh kryetari i Organizatës së Punëdhënësve, Angel Dimitrov.
LSDM-ja ofron zgjidhje të reja ligjore
Përderisa Qeveria çështjen e rritjes së pagës minimale e hedh tek Sindikata e Punëdhënësve dhe Lidhjes së Sindikatave, nga partia opozitare LSDM kanë dhënë propozim-ligje, të cilat do të dorëzohen në Kuvend.
“Ne kemi përgatitur zgjidhje të reja ligjore, të cilat do t’i dorëzojmë në Kuvend, do të kërkojmë që paga minimale të rritet në 600 euro, si dhe ngrirje të pagave të funksionarëve. Këtë propozim-ligj do t’ia dërgojmë Lidhjes së Sindikatave, dhe ta analizojnë, apo nëse kanë sugjerime.”, – deklaroi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe.
Të dhënat zyrtare treguan se midis 25.000 dhe 35.000 punëtorë marrin pagën minimale ose një pagë më të ulët se minimumi i përcaktuar me ligj. Për më tepër, ajo që i shqetëson sindikalistët është struktura e pagave në gjysmën e parë të vitit 2025. Të dhënat thonë se deri në 33.5% e punonjësve morën një pagë më të ulët se 30.000 denarë, ndërsa 73% e punëtorëve morën një pagë nën mesataren. FITIM KRYEZIU

Lajme nga vendi

Mickoski: Kemi marrëveshje me OKTA-n prej sot ulet çmimi i naftës dhe benzinës për 3 denarë

Published

on

Është rënë dakord për uljen e çmimit të karburantit me OKTA, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, përcjell TV21. Sipas tij, nga sot do të ketë një ulje prej tre denarësh në të gjitha pikat e karburantit të OKTA.

“Po, gjatë ditës së djeshme ministrja e Energjetikës zhvilloi bisedë me drejtorin e përgjithshëm të OKTA, dhe kemi një denar shtesë ulje. Kështu që, nga sot do të kemi tre denarësh ulje në të gjitha pikat e karburantit që janë klientë të OKTA. Nga këto çmime që janë maksimale, të vendosura dje nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, kemi tre denarësh ulje, që do të thotë se aktualisht kemi çmimet absolutisht më të ulëta të karburantit”, deklaroi Mickoski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

BDI: Kërkohet dorëheqja e drejtoreshës së Regjistrit Qendror dhe përgjegjësi nga Qeveria

Published

on

Pas publikimit të fakteve se në Regjistrin Qendror janë realizuar 40 avancime pa asnjë përfaqësim të shqiptarëve, kjo çështje nuk mund të trajtohet më si një devijim administrativ. Kjo është një akt i shëmtuar që kërkon përgjegjësi të menjëhershme – reagojnë nga BDI.

Sipas tyre, kur në një institucion publik përjashtohet në mënyrë absolute një komunitet i tërë, kjo tregon vendimmarrje të njëanshme dhe cenim të drejtpërdrejtë të parimit të përfaqësimit të drejtë.

Për këtë arsye BDI kërkon:

-Dorëheqjen e menjëhershme të drejtorit të Regjistrit Qendror, si akt minimal përgjegjësie.

-Përgjegjësi politike nga Kryeministri, sepse kjo qasje po krijon perceptimin e një praktike të përsëritur që dëmton besimin në institucionet shtetërore.

Advertisement

-Përgjegjësi të drejtpërdrejtë nga përfaqësuesit e VLEN-it në qeveri, të cilët kanë dështuar të mbrojnë përfaqësimin e drejtë dhe kanë treguar, në mënyrën më të qartë, se si nuk duhet të përfaqësohen qytetarët.

-Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të tyre.

BDI i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndjekë me vëmendje këto zhvillime dhe të veprojë në mënyrë parandaluese.

“Në veçanti, i bëjmë thirrje Misionit të OSBE-së në Shkup që të jetë në nivelin e detyrës së tij dhe të aktivizojë mekanizmat e hershëm të reagimit dhe paralajmërimit që ka në dispozicion, për të adresuar situata që prekin parimet e përfaqësimit të barabartë dhe të drejtave të komuniteteve. Institucionet publike duhet të reflektojnë përbërjen e shoqërisë që u shërbejnë” – thuhet në reagimin e BDI-së.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Nga burgu në arrest shtëpie: Nis zbatimi intensiv i mbikëqyrjes elektronike në vend

Published

on

Administrata për Ekzekutimin e Sanksioneve ka filluar zbatimin e vendimit të tretë gjyqësor, në bazë të të cilit pajisjet për mbikëqyrje elektronike tashmë po përdoren në praktikë njofton agjencija e lajmeve INA.

Sipas njoftimit, është marrë edhe një vendim i dytë për zëvendësimin e dënimit me burg me arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike për një person që duhej të vuante dënimin në një institucion korrektues. Dënimi në kohëzgjatje prej një viti do të ekzekutohet në kushte të arrestit shtëpiak, duke përdorur pajisje për mbikëqyrje elektronike. Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Ohër.

Autoritetet theksojnë se në rast të mosrespektimit të udhëzimeve për përdorimin e pajisjeve dhe kufizimeve të përcaktuara, shërbimet e provës do të njoftojnë menjëherë gjykatën, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Probacion.

Zyra e provës për rajonin e Gjykatës Themelore në Ohër, si edhe në rastin e mëparshëm, mbetet në koordinim të vazhdueshëm me institucionet kompetente lidhur me zbatimin e kësaj mase. Ndërkohë, Departamenti për mbikëqyrje elektronike do të monitorojë në mënyrë të pandërprerë, 24 orë në ditë, realizimin e vendimit përmes pajisjeve përkatëse.(INA)

Continue Reading

Më të lexuarat