Connect with us

Sport

XHELIL ABDULLA VESH FANELLËN E KF ARSIMI TË ÇEGRANIT

Published

on

Vetëm më pak se dy  javë para fillimit të pjesës së dytë të kampionatit  në Ligën e parë të futbollit Arsimi i Çegranit në radhët e veta ka angazhuar futbollistin me  përvojë Xhelil Abdulla i  cili pritet të debuton në ndeshje kontrolluese kundër Kozhufit  të dielën.

  Klubi i futbollit Arsimi  nga Çegrani përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit  i ka filluar që nga  3 janari, ka  zhvilluar 12 ditë  përgatitje në Medulin të Kroacisë ku ka  zhvilluar edhe  katër ndeshje  kontrolluese  ndërsa  nga  datë  18  janari  vijon përgatitje e fazës së fundit në terrenet e Gostivarit, ku këto  ditë  zhvilloi një ndeshje kontrolluese me Teteksin të cilën e fitoi  4-1, ndërsa  ndeshjen e fundit  kontrolluese  para fillimit të kampionatit e ka  caktuar  për  ditën e diel  me ekipin e Kozhufit të Gjevgjelisë. Krahas përgatitjeve  Arsimi ka  angazhuar edhe katër përforcime si Hogan Ukpa, Remzifaik Selmanin, Fahad Bayo, dhe së  fundit edhe  Xhelil Abdulla cili së  fundit ishte  pjesë e Makedonija Gj.P. Përforcimi iri  muga  dita e djeshme  ka zyrtarisht ka  filluar punë te skuadra e  Arsimit

 Shpresoj   siç edhe  gjithë  lojtarët  të Arsimit  dhe trajnerin  me  të  cilë njihem se  kemi luajtur edhe më herët bashkë  . Ka  një ekip   shumë të  mir  dhe  cilësore   dhe besoj se me  përvojën  time   do  japi edhe  një motivim plus  për gjysmën e dytë të sezonit , Dhe  shpresoj  që  sa më lartë  të arrijmë në tabelë ‘’.deklaroi  futbollisti Xhelil Abdulla

  Futbollisti me  përvojë të madhe Xhelil Abdulla pritet të debuton me  fanellën e Arsimit të dielën në ndeshjen kontrolluese  kundër Koxhufit

 ’ Po besoj se  do  debutojmë po tani  pak edhe  kam pasur  një pauzë  të gjatë, të themi afro  2 muaj . Kemi biseduar edhe me trajnerin që  nga dalë nga dalë me  stërvitje  dhe me ndeshje  besoj se  do kem  minutash të  vogël . Por shpresoj se dalë nga dal  do përgatitemi  deri në  fillimin e kampionatit besoj të  jem i gatshëm’’  tha futbollisti Xhelil Abdulla

Advertisement

 Kujtojmë se  pjesa  pranverore e kampionatit  në Ligën e parë  starton më 10  dhe 11  shkurtë ndërsa  Arsimi është mysafire e vardarit  në Shkup

Shaban Sinani – TV Koha

Sport

VOLEJBOLL: MËSOHEN KATËR EKIPET FINALISTE NË PLAY OFF

Published

on

UGD Shtipi, Boreci, Strumica dhe Rabotniçki kanë siguruar fazën finale të play off-it  ku do  të  mësohet edhe  kampioni  i ri  për sezonin 2025/2026. Shkëndija e  Tetovës me 10  fitore radhazi përfundon fazën e  play out.

 Me ndeshjet e xhiros  së  10-të  në fazën e  play off-it dhe play out përfundoi  pjesa e rregullta e kampionatit  në Ligën e parë të volejbollit  në kategorinë e meshkujve dhe tanimë dihen edhe katër skuadrat e para të cilat do  të diskutojnë  titullin e kampionit  për  sezonin 2025/2026. 

Pra UGD Shtipi, Boreci i Velesit, Strumica dhe Rabotniçki  janë katër skuadrat të cilat do të luftojnë për  titullin kampion.  Çka të thuhet  për ekipin Universiteti i Tetovës  e cila  në  fazën e play off-it  në 10-të ndeshje ka  pësuar  po  aq  disfata.

 Nga ana  tjetër  në fazë  e play out ka mbetur vetëm edhe ndeshje e fundit mes  ekipit Liria dhe Skopje por në asnjë mënyrë nuk do të  ndikon në  renditjen përfundimtare.  Shkëndija e Tetovës  me 10  fitore  të njëpasnjëshme renditet  e para në fazën play out, para ekipit Liria e cila ka vetëm dy humbje.

Continue Reading

Sport

KOMBËTARJA ZHVILLON PËRGATITJET PËR SFIDËN ME  POLONINË

Published

on

Kombëtarja Shqiptare në drejtimin e  teknikut Sylvinjo, po zhvillon përgatitjet e fundit në prag të ndeshjes gjysmëfinale të play off-it kundër Polonisë për kualifikim në Botërorin 2026, e futbollit që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë

 Kombëtarja shqiptare në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fazës play off për Botërorin 2026 ndaj Polonisë ka  nisur me  përgatitje intensive. Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilloi pasditen e djeshme stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit”, ku fokusi ishte palestra, ushtrime fizike dhe skema taktike në fushë.

Në fushë zbritën 23 lojtarë, ndërkohë që Myrto Uzuni, Nazmi Gripshi dhe Ylber Ramadani do t’i bashkohen skuadrës sot, Uzuni dhe Gripshi për shkak të udhëtimit dhe Ramadani për arsye familjare, pasi është bërë baba për herë të tretë pikërisht ditën e sotme.

Sot Kombëtarja do të zhvillojë një tjetër seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërkohë që ekipi do të udhëtojë të mërkurën drejt Varshavës për të luajtur ndeshjen ndaj Polonisë më 26 mars, ora 20:45.

Continue Reading

Sport

KOSOVA NISI PËRGATITJET PËR NDESHJEN E PLAY OFF-it KUNDËR SLLOVAKISË

Published

on

Në  prag të gjysmëfinales së play off-t për kualifikim në Botërorin 2026 kundër Sllovakisë në Bratislavë, përfaqësuesja e Kosovës në drejtimin e seleksionuesit Franko Foda ka nisur përgatitjet  intensive

 Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur sot përgatitjet për ndeshjet e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026, duke e përqendruar të gjithë vëmendjen te përballja gjysmëfinale kundër Sllovakisë, pasi vetëm me fitore në këtë sfidë sigurohet finalja e madhe.

Seanca e parë stërvitore  e zhvilluar mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku përfaqësuesja e Kosovës u paraqitë me intensitet të lartë dhe qasje profesionale, duke dëshmuar qartë vendosmërinë për këtë sfidë me peshë të madhe.

Në stërvitjen e parë, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion 19 futbollistë, ndërsa 6 futbollistët që kishin ngarkesë më të madhe nga ndeshjet e fundjavës me klubet e tyre, punuan sipas një programi të diferencuar në palestër.

Meqenëse koha për t’u përgatitur për ndeshjen në Bratislavë është shumë e shkurtë, përzgjedhësi Foda dhe stafi teknik ka hyrë menjëherë në detaje të organizimit të lojës, me theks të veçantë në aspektin taktik, në funksion të përballjes së suksesshme kundër sllovakëve.

Advertisement

Ndesha gjysmëfinale e play off-t  për  kualifikim në Botërorin 2026  Sllovaki – Kosovë luhet të enjten me  fillim në ora 20:45  në Bratislavë.

Continue Reading

Më të lexuarat