Connect with us

Lajme nga vendi

Bardovca, Demir Hisari dhe Negorca në projektin “truri në SHBA”: paqartësi për rolin e spitaleve

Published

on

Spitalet psikiatrike në Bardovcë, Demir Hisar dhe Negorcë kanë qenë të përfshira në një projekt shkencor ndërkombëtar që lidhet me grumbullimin e mostrave të trurit për kërkime shkencore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ende nuk është e qartë se cili ka qenë roli konkret i këtyre institucioneve.
Kjo rezulton nga raporti vjetor për vitet 2004/2005 i Departamentit të Psikiatrisë të Universitetit “Kolumbia” në SHBA, i siguruar nga “Sloboden Peçat”.
Në raport përmendet bashkëpunimi me profesorët dhe mjekët e mjekësisë ligjore nga Maqedonia e Veriut, Aleksej Duma dhe Gorazd Rosoklija.
Sipas dokumentit, projektet kërkimore të asaj periudhe përfshinin studime mbi anomalitë strukturore të dendriteve te skizofrenia dhe çrregullimet e humorit, si dhe kërkime mbi korrelacionet neuropatologjike të demencës dhe skizofrenisë. Në kuadër të këtyre projekteve është realizuar edhe grumbullimi i mostrave të trurit dhe të dhënave klinike nga obduksionet e pacientëve psikiatrikë, rasteve të vetëvrasjes dhe rasteve krahasuese në Maqedoninë e Veriut.
Në raport përmenden si institucione bashkëpunuese Instituti i Mjekësisë Ligjore, Spitali Psikiatrik i Shkupit (Bardovcë), spitalet në Demir Hisar dhe Negorcë, si dhe Fakulteti i Mjekësisë. Megjithatë, nuk specifikohet qartë se çfarë roli konkret kanë pasur spitalet psikiatrike në realizimin e projektit.
Raporti thekson se një nga bashkautorët e projektit, doktori Andrew J. Dwork, ka studiuar veçoritë neuropatologjike të skizofrenisë dhe lidhjen e saj me demencën, e cila paraqitet shpesh te pacientët më të moshuar me këtë diagnozë.

Lajme nga vendi

Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një lirë sot

Published

on

Nëse në vitin 2021 një lirë ari kushtonte 350 euro, sot çmimi i saj arrin 970 euro, ndërsa para disa ditësh ishte 1080 euro.

Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, dy familje që së shpejti do ta kurorëzonin djalin dhe vajzën. Shkonin nga dyqani në dyqan për të kërkuar çmimet më të lira të arit.

”Shumë çmimet e larta. Keni dasmë? – Po, për djalë. Dhe sa arë duhet të blini? Diku 20 apo 30 mijë euro. Çmimi i arit është i lartë dhe shkon në rritje” tha një qytetar .

(”Erdhëm nga Koçani që të blejmë arë por shumë shtrenjtë. Çmimet janë shumë të larta. ”Keni dasmë? Po, bëhemi gati për dasmë, martojmë vajzën”, u shpreh një qytetar.

Shitësit ankohen se për shkak të çmimeve të larta të arit është ulur ndjeshëm shitja.
”Momentalisht ari në bursë është 145 dhe për tre a katër orë ka lëvizur dhe kjo ka ndikuar edhe tek shitja por edhe tek blerja. Pra nuk ka blerje si më herët? Po nuk ka shitje”, tha shitësi.

Advertisement

”Blejnë por çmimi momentalisht është shumë i lartë, më herët me 100 euro blinin tre apo katër gram”, u shpreh shitësi, shkruan Alsat.mk.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Jurisprudenca vetëm në maqedonisht, Bashkim Selmani: Ministrat kanë qenë shqiptarë, dikush nuk i ka kryer obligimet

Published

on

Selmani thotë se gjuha shqipe është kategori kushtetuese dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve e mundësojnë që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe.

“Fatkeqësisht kjo e drejtë u është mohuar studentëve shqiptarë pa të drejtë për arsye se gjuha shqipe është zyrtare gjithë aty ku flitet dhe komunikohet në gjuhën shqipe dhe shteti është i detyruar t’i përshtatet të drejtës ligjore”, tha Selmani.

Ai thotë se ky diskriminim është bërë në bazë gjuhësore dhe është cenim i barazisë para ligjit.

Megjithatë ai kritikon se ka pasur neglizhencë të ekspertëve gjuhësorë dhe subjeketeve, pasi me sjelljen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i njëjti ligj për gjuhën shqipe duhej të përfshihej edhe në ligjet tjera.

Për arsye, ai thotë se ligji i gjuhëve nuk përfshi edhe në sistemin gjyqësor dhe kjo e ka vështirësuar ushtrimin e të drejtës gjuhësore.

Advertisement

Ai thotë se ministrat e drejtësisë kanë qenë shqiptarë, dhe se nuk e kanë kryer këtë detyrim ashtu siç e parasheh kushtetuta dhe ligji.

“Institucionet, në këtë rast Ministria e Drejtësisë mban një përgjegjësi jashtëzakonisht të lartë dhe janë të detyruara tu mundësojnë dhënien e provimit në gjuhën shqipe, të harmonizohen aktet nënligjore me kushtetutë dhe ligjin për gjuhë dhe të garantohet barazi reale dhe jo formale në sistemin e drejtësisë. Drejtësia nuk matet vetëm me ligje, por me barazi dhe qasje reale. Pa gjuhën shqipe në provimin e gjyqësorit nuk ka drejtësi gjithëpërfshirëse dhe as shtet multietnik”, tha Selmani.

Ai thotë se mos ofrimi i provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ndikon direkt edhe në Akademinë për Prokurorë dhe Gjykatës.

“Nëse merret për bazë dëmi që është shkaktuar do të shohim në emërimet e fundit prej 120 studentëve maqedonas 1 ose 2 janë shqiptarë, për sa i përket emërimeve është 19 me 1, sa u përket bashkëpunëtorëve profesionalë është 19 me 1, sa u përket praktikantëve e kështu me radhë, pra shqiptarët nuk kanë qasje në sistemin gjyqësor”, tha Selmani.

Ai thotë se pasi gjuha shqipe të zbatohet në proceset e lartpërmendura, faza e dytë është edhe mbajtja e seancave gjyqësore në shqip.

Advertisement

“Ne kemi raste kur i gjithë trupi gjykues janë shqiptarë ndërsa procedurat mbahen në gjuhën maqedonase. Detyrimisht duhet aty ku është 20% i paraparë në bazë të aspektit ligjor, të gjitha seancat dhe zhvillimet kanë të drejtë të zhvillohen në gjuhën shqipe”, tha Selmani.

Profesori thotë se sistemi i drejtësisë është baza me të cilën funksionojnë të gjitha të drejtat dhe detyrimet, dhe nëse neglizhohet ajo pse vendi të pretendojë Bashkimin Evropian.

“Janë disa procese me të cilat detyrimisht duhet të ndërhyhet dhe të mundësohet që studentët të japin provimin e gjyqësorit në gjuhën shqipe, provimin e përmbaruesit dhe provimin e noterëve, sepse është kategori kushtetuese”, përfundoi Selmani.Portalb.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

DAP: Filloi pagesa e mjeteve nga “TVSH-ja Ime” për tremujorin e katërt 2025

Published

on

Për tremujorin e fundit të vitit të kaluar, DAP thotë se gjithsej 924.5 milionë denarë do t’u paguhen 526,123 përdoruesve të aplikacionit.

Që nga fillimi i pagesës, 184.5 milionë denarë janë bërë për 104.000 përdorues.

DAP thotë se pagesa e fondeve vazhdon dhe se ndërsa përpunohen urdhrat, fondet paguhen në llogaritë e përdoruesve të “TVSH-ja Ime”.

Ata gjithashtu përmendin se 5.292 përdorues që skanuan faturat fiskale kanë futur llogarinë e gabuar të transaksionit, prandaj nuk janë në gjendje të kryejnë pagesën.

“Nëse nuk keni marrë fonde, kontrolloni dhe përditësoni të dhënat e llogarisë së transaksionit direkt në aplikacionin TVSH-ja Ime. Në këtë mënyrë, DAP do të ketë të dhëna të sakta rreth përdoruesit dhe do të jetë në gjendje të bëjë një pagesë rimbursimi bazuar në ‘TVSH-ja Ime’”, thotë Drejtoria e të Ardhurave Publike.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat