Sport
NBA: FITORE TË RËNDËSISHME PËR PHILADELPHIA DHE MEMPHIS
Kampionati amerikan i basketbollit NBA ka vazhduar edhe sot me katër ndeshje ku fitore të rëndësishme ka regjistruar Philadelphia dhe Memphis
Dy fitore të ekipeve vendase dhe dy të atyre mysafire është epilogu i katër ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA
Skuadra e Charlotte ka shënuar fitore të rëndësishme në përballjen me ekipin Nju Orleans me rezultatin 102-95. Lojtari më efikas te skuadra vendase ishe La Melo Bal me 24 pikë. Fitore spektakolare në cilësinë e vendasit ka regjistruar Memfisë kundër Minnesotas me rezultatin 137-128 . Më efikas në këtë ndeshje ishte Jaren Jakson me 30 pikë të shënuara.
Indiana ka pësuar disfatë para tifozëve të vetë në përballjen me Hjustonin me rezultatin 114-118. Lojtari më efikas i ndeshjes ishte Alperen Sengun me 30 pikë e 16 kërcime. Në terrenin vendas ka pësuar edhe ekipi i Clipers në përballjen me Filadelfian me rezultatin 113-128. Tre basketbollist mysafir si Maxey, Embid dhe Barlov regjistruan 79 pikë së bashku .
Konferenca e Perëndimit e kryeson Oklahoma me 39 fitore e 11 disfata para ekipit San Antonia që ka 33 fitore e 16 disfata, ndërsa në pozitën e tretë është Denver me 33 fitore e 17 humbje
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
VOLEJBOLL: MËSOHEN KATËR EKIPET FINALISTE NË PLAY OFF
UGD Shtipi, Boreci, Strumica dhe Rabotniçki kanë siguruar fazën finale të play off-it ku do të mësohet edhe kampioni i ri për sezonin 2025/2026. Shkëndija e Tetovës me 10 fitore radhazi përfundon fazën e play out.
Me ndeshjet e xhiros së 10-të në fazën e play off-it dhe play out përfundoi pjesa e rregullta e kampionatit në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve dhe tanimë dihen edhe katër skuadrat e para të cilat do të diskutojnë titullin e kampionit për sezonin 2025/2026.
Pra UGD Shtipi, Boreci i Velesit, Strumica dhe Rabotniçki janë katër skuadrat të cilat do të luftojnë për titullin kampion. Çka të thuhet për ekipin Universiteti i Tetovës e cila në fazën e play off-it në 10-të ndeshje ka pësuar po aq disfata.
Nga ana tjetër në fazë e play out ka mbetur vetëm edhe ndeshje e fundit mes ekipit Liria dhe Skopje por në asnjë mënyrë nuk do të ndikon në renditjen përfundimtare. Shkëndija e Tetovës me 10 fitore të njëpasnjëshme renditet e para në fazën play out, para ekipit Liria e cila ka vetëm dy humbje.
Sport
KOMBËTARJA ZHVILLON PËRGATITJET PËR SFIDËN ME POLONINË
Kombëtarja Shqiptare në drejtimin e teknikut Sylvinjo, po zhvillon përgatitjet e fundit në prag të ndeshjes gjysmëfinale të play off-it kundër Polonisë për kualifikim në Botërorin 2026, e futbollit që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë
Kombëtarja shqiptare në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fazës play off për Botërorin 2026 ndaj Polonisë ka nisur me përgatitje intensive. Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilloi pasditen e djeshme stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit”, ku fokusi ishte palestra, ushtrime fizike dhe skema taktike në fushë.
Në fushë zbritën 23 lojtarë, ndërkohë që Myrto Uzuni, Nazmi Gripshi dhe Ylber Ramadani do t’i bashkohen skuadrës sot, Uzuni dhe Gripshi për shkak të udhëtimit dhe Ramadani për arsye familjare, pasi është bërë baba për herë të tretë pikërisht ditën e sotme.
Sot Kombëtarja do të zhvillojë një tjetër seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërkohë që ekipi do të udhëtojë të mërkurën drejt Varshavës për të luajtur ndeshjen ndaj Polonisë më 26 mars, ora 20:45.
Sport
KOSOVA NISI PËRGATITJET PËR NDESHJEN E PLAY OFF-it KUNDËR SLLOVAKISË
Në prag të gjysmëfinales së play off-t për kualifikim në Botërorin 2026 kundër Sllovakisë në Bratislavë, përfaqësuesja e Kosovës në drejtimin e seleksionuesit Franko Foda ka nisur përgatitjet intensive
Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur sot përgatitjet për ndeshjet e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026, duke e përqendruar të gjithë vëmendjen te përballja gjysmëfinale kundër Sllovakisë, pasi vetëm me fitore në këtë sfidë sigurohet finalja e madhe.
Seanca e parë stërvitore e zhvilluar mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku përfaqësuesja e Kosovës u paraqitë me intensitet të lartë dhe qasje profesionale, duke dëshmuar qartë vendosmërinë për këtë sfidë me peshë të madhe.
Në stërvitjen e parë, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion 19 futbollistë, ndërsa 6 futbollistët që kishin ngarkesë më të madhe nga ndeshjet e fundjavës me klubet e tyre, punuan sipas një programi të diferencuar në palestër.
Meqenëse koha për t’u përgatitur për ndeshjen në Bratislavë është shumë e shkurtë, përzgjedhësi Foda dhe stafi teknik ka hyrë menjëherë në detaje të organizimit të lojës, me theks të veçantë në aspektin taktik, në funksion të përballjes së suksesshme kundër sllovakëve.
Ndesha gjysmëfinale e play off-t për kualifikim në Botërorin 2026 Sllovaki – Kosovë luhet të enjten me fillim në ora 20:45 në Bratislavë.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

