Connect with us

Sport

BASKETBOLL: KOMPLETOHET JAVA E 26-të E EUROLIGËS

Published

on

 Euroliga e basketbollit  në kategorinë e meshkujve  ka vazhduar edhe këtë mesjavë me  ndeshjet e  raundit të  26  të sezonit 2025/2026. Tabelën e kryeson Fenerbahçe  18  fitore  7  disfata

Tetë  fitore të  skuadrave  vendase  dhe  dy  fitore  të ekipeve  mysafire  është  epilogu  i raundit të 26  në  Euroligën e basketbollit  në kategorinë e meshkujve[

Një  ndeshje  interesante është  zhvilluara mes  ekipit  Virtus Bolonja dhe  Lyonit e   cila  befasisht  ka përfunduar me fitoren e  skuadrës mysafire  me  rezultatin 7-0. Përkundër fitores  në Transfertë  skuadra e Lyonit vazhdon të mbetet  në   fundin e tabelës me vetëm  7 fitore e  9 disfata  aq sa ka  edhe  skuadra  turke  Anadolu Efes që kësaj  radhe shënoi fitore të sigurt  kundër Valencias  me rezultat të sigurt  107 -90

Panathinaikos para  tifozëve vendas ka  regjistruar fitore  të ngushtë  82-81 kundër Realë Madridit me një kosh në sekondat e fundit nga Jeran Grant.  Fitore  në këtë xhiro  kanë  regjistruar edhe Bayern  kundër Parisit,   Milano  kundër Baskonias, Crvena Zvezda kundër Hapoel Tel Aviv, Makabi Tel Aviv  ndaj  Partizanit dhe Zalgiris  Kaunas  kundër  Monakos.

Tabela  Febnerbahçe 18  fitore 7 humbje, në pozitën e dytë dhe të tretë janë  Olymiakosi dhe Hapoel Tel Aviv me nga 16 fitore e 9 disfata , pasojnë Real Madridi, Valencia, Panathinaikosi, Crvena Zvezda  dhe Barcelona 16  fitore e 10 disfata

Advertisement

 Rezultatet

Virtus Bologna – Lyon-Villeurbanne  70-80

Barcelona – Fenerbahce  78-82

Bayern  –  Paris     81-75

Milano  – Baskonia  109-89

Advertisement

Panathinaikos – Real Madrid  82-81

Maccabi Tel Aviv – Partizan  95-93

Crvena zvezda – Hapoel Tel-Aviv 87 – 75

Zalgiris Kaunas – Monaco  104-87

Anadolu Efes  – Valencia  107-90

Advertisement

Dubai – Olympiakos    108-98

 Shaban Sinani – TV Koha

Sport

DERBI PËR TIFOZËT E OHRIT FALAS – PËR HARAÇINASIT 300 DENARË!

Published

on

Nesër me  fillim në  orën 14:00  në të gjitha terrenet e  ligës  së  dytë  të futbollit  në Maqedoni  zhvillohen  ndeshjet e  javës  së 17-të të kampionatit  2025/2026. Derbi i  kësaj  jave zhvillohet në Ohër  ku  përballen  dy ekipet që kryesojnë renditjen  Ohri – Shkëndija e Haraçinës.

 Në Ohër përballen dy ekipet që kryesojnë Ligën e Dytë të Futbollit vendor Ohri dhe Shkëndija e Haraçinës, ndeshje kjo e cilësuar si derbi i kampionatit, pasi në renditjen tabelore Ohri kryeson me 39 pikë kurse Shkëndija e Haraçinës ka 38.

 Dy skuadrat vijnë pas fitoreve në ndeshjet e Kupës së Maqedonisë së Veriut. Dy skuadrat mposhtën ekipe të Ligës së Parë,  Ohri mposhti Vardarin ndërsa Shkëndija Rabotniçkin.

 Duke marrë parasysh rëndësinë e ndeshjes, duket se po ndërmerren aktivitete që nuk kanë lidhje me futbollin dhe rivalitetin në terren.

 Përmes një njoftimi nëpër rrjetet sociale, Klubi nga Ohri, ka njoftuar se gjithë tifozët me letërnjoftim të Ohrit mund të futen në stadium falas, ndërsa mysafirët nga Haraçina dhe Shkupi do të duhet të paguajnë biletë hyrëse prej 300 denarëve.

Advertisement

Ky veprim josportiv i nikoqirëve nga Ohri na rikujton ngjarjet e futbollit të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar kur e njëjta metodë aplikohej edhe për Shkëndinë e Tetovës kur zhvillonte ndeshje si mysafirë.

Në javën e  17-të, të shtunën me  fillim në ora 14:00, takohen: Ohri – Shkëndija , Detonit Plaçkovica – Teteksi, Golemo Konjare  – Sllloga Vinicë, Skopje – Bellasica, Prespa –  Osogova, Novaci – Kozhufi, Bregallnica – Vardari Negotinë dhe Kamenica Sasa  – Pobeda.
 
SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

LK: SHORT “BRUTAL”, REAL – CITY, PSG – CHELSEA…!

Published

on

Liga e Kampionëve në futboll hynë në fazën më intereante të sezonit. 16 ekipe vazhdojnë rrugëtimin drejt trofeut presitgjioz, kurse sot në selinë e UEFA-së në Nion u tërhoq shorti për 1/8 e finales. Nuk mungojë duele spektakolare që në këtë fazë që pritet të mbajnë të mbërthyer tifozët e futbollit evropian.

Shorti sipas formatit të ri ishte i gjysmëdirigjuar, por megjithatë solli disa duele mjaft atraktive.

Nuk kishte se si të mungojë. Mançester City sërish do të përballet me Real Madridin, në reprizimin e disa përballjeve të tyre epike, derisa Kampioni i Evropës PSZH, do të ketë mundësi revanshi kundër Çelzit pas disfatës në finale të Kampionatit Botëror të Klubeve verën e kaluar.

Vëmendje të vecantë zgjojnë edhe duelt Njukasëll – Barcelon si dhe Atletiko Madrid – Totenhem, derisa Bajerni do të jetë mysafir I Atalantas.

Këto janë dyshet e 1/8 së finales:

Advertisement

Real Madrid – Man. City

Bodo/Glimt – Sporting Lisbon

PSG – Chelsea

Neëcastle – Barcelona

Galatasaray – Liverpool

Advertisement

Atletico Madrid – Tottenham

Atalanta – Bayern Munchen

Bayer Leverkusen – Arsenal

Ndeshjet e para do të zhvillohen për 10 dhe 11 Mars, kurse ato kthyese do të zhvillohen një javë më vonë.

Advertisement
Continue Reading

Sport

KF SHKËNDIJA MBYLL SEZONIN HISTORIK EVROPIAN!

Published

on

Pas  16 ndeshjeve  prej të  cilave  6  fitore, 2 barazime dhe  8 disfata kampioni i  i Maqedonisë Shkëndija  përfundoi  aventurën  evropiane për sezonin 2025/2026. Krenari pavarësisht eliminimit. Në ndeshjen e  fundit  mbrëmë pësoi  disfatë 4-0  në ndeshjen  kthyese  ndaj Samsunsorit

 Shkëndija përfundoi aventuarën evropiane. Edhe pse u mposht nga skuadra turke Samsunspor, “tetovarët” duhet të jenë krenarë për verën dhe dimrin evropian.

Shkëndija bëri historinë duke u bërë ekipi i parë nga Maqedonia që mbërriti në fazën e eliminimeve pranverore në garat e UEFA-së, me cka lanë gjurmë serioze në zhvillimin e futbollit vendor.

 Lodhja, penaltia ishin vendimtare për disfatën në Samsun – thotë trajneri Jeton Beqiri, duke e konsideruar sezonin evropian si mjaft të suksesshme.

  “Normalisht se pas kësaj ndeshje përfundon aventura jonë europiane. Unë në të njëjtën kohë do të doja si fillim të falënderoja të gjithë futbollistët për maksimumin e dhënë për shkak se arritja totale e klubit gjatë këtij kompeticioni ka qenë e jashtëzakonshme, pavarësisht humbjes së fundit që ishte humbje e lartë. Dua gjithashtu të shpreh një falënderim për të gjithë klubin, nga pronarët, te kryesia e klubit, të punësuarit, administratën, pasi ka qenë një sezon i lodhshëm për ne, ka qenë një eksperiencë e re për ne. Tani më mbetet që i gjithë koncentrimi dhe fokusi të kthehet te kampionati Maqedonisë dhe shpresoj se si në kampionat po ashtu edhe në Kupë të japim maksimumin. Jam i bindur se me një angazhim maksimal do të dalim me rezultate pozitive në fund të sezonit.”  deklaroi trajneri Jeton Beqiri

Advertisement

Përkundër eliminimit, Shkëndija me plasmanin në fazën e Play-Off të 1/8 së finales, solli pikë të vlefshme për koeficientin si klub, por edhe për rejtingun e futbollit të Maqedonisë në Evropë.

 Shkëndija këtë sezon evropian zhvilloi 16 ndeshje, kurse bilanci ishte 6 fitore, 2 barazime dhe 8 disfata me golaverazh 14:23.

 Shkëndija tani fokusohet në skenën futbollistike vendore, ku i pret “betejë” e ashpër për kreun e tabelës më Vardarin dhe Strugën.

 
Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Më të lexuarat