Lajme nga vendi
FBI e kishte njoftuar Maqedoninë për 20-vjeçarin nga Tetova që paralajmëroi vrasje masive (FOTO)
Një 20-vjeçar nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës kishte kërcënuar përmes një rrjeti social se do të kryente një vrasje masive, ndërsa policia e Maqedonksë, pas një njoftimi nga Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së (FBI), ka kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku është gjetur një arsenal i tërë armësh. Është arrestuar edhe gjyshi i tij 89-vjeçar, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
I riu do të përgjigjet për terrorizëm, ndërsa gjyshi për posedim të paligjshëm të armëve, raporton gazeta KOHA.
“Sipas dyshimeve, K.H. (20), në fund të muajit janar të këtij viti, përmes aplikacionit social ‘Discord’ ka dërguar një kërcënim serioz se është i gatshëm të kryejë sulm me armë zjarri, me pushkë automatike AK-47, e njohur si ‘Kallashnikov’, duke pretenduar se ka probleme me shëndetin mendor. Frymëzimit për një sulm të tillë i ka shërbyer ngjarja e 14.12.2012 në SHBA, kur Adam Lanza, po ashtu 20-vjeçar, në një shkollë në SHBA me pushkë automatike vrau 26 persona, prej të cilëve 20 fëmijë”, thuhet nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PNKOK).
Kërcënimet janë vërejtur nga FBI-ja amerikane, e cila ka njoftuar Ambasadën e SHBA-ve në vendin tonë, ndërsa ambasada ka alarmuar prokurorinë dhe policinë.
“Pas informacioneve të marra nga Ambasada e SHBA-së në Shkup se nga ana e FBI-së është paraqitur kërkesë për zbulimin urgjent të një profili në Discord që ndodhet në vendin tonë, e nga ku janë dërguar kërcënimet serioze, MPB në koordinim me PNKOK ka ndërmarrë veprime për zbulimin e autorit. Pas identifikimit dhe lokalizimit të adresës së përdoruesit, më 17.02.2026, zyrtarë policorë nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë – Sektori për Luftë Kundër Terrorizmit, me asistencë nga Njësia Speciale ‘Tigrat’ dhe në koordinim me PNKOK, kanë kryer bastisje në shtëpi dhe objekte të tjera në Reçicë të Vogël, Tetovë. Gjatë bastisjeve, te K.H. dhe te anëtarë të familjes së tij janë gjetur dhe sekuestruar më shumë gjëra që përbëjnë vepër penale, përfshirë: armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, pushkë automatike AK-47 me dy karikatorë me 40 plumba 7.62×39 mm, pistoletë ‘M57’ me dy karikatorë me 49 plumba, pistoletë ‘Cherokee’ me dy karikatorë dhe mbi 600 plumba 9 mm, jelekë taktikë, jelekë antiplumb, thika me gjatësi të ndryshme tehe dhe materiale të ndryshme elektronike si prova”, thuhet në njoftim.K.H. dhe gjyshi i tij janë arrestuar dhe ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale./koha.mk
Lajme nga vendi
Mickoski: Qeveria funksionon shkëlqyeshëm, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare
Qeveria funksionon shkëlqyeshëm, e përbërë nga tre subjekte koalicioni nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni VLEN dhe partia politike ZNAM, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski. Për momentin, theksoi ai, nuk sheh nevojë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Për të shpërndarë Kuvendin formalisht nevojiten 61 deputetë. Aktualisht nuk shoh nevojë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në bisedat e mia me komunitetin ndërkombëtar, por edhe me qytetarët, pritshmëritë nga kjo Qeveri janë reforma. Dhe ky është fokusi dhe prioriteti kryesor i kësaj Qeverie, reformat dhe realizimi i tyre”, tha Mickoski.
Lajme nga vendi
INSPEKTIME NË “KORRIDORIN 8”, PËRFUNDON MË 2029
Përfaqësues të lartë të Qeverisë dhe të bashkësisë ndërkombëtare realizuan inspektim të punimeve ndërtimore në Korridorit 8. Drejtori i rrugëve shtetërore tha se për momentin po punohet në sektorin më të vështirë, duke treguar se aktualisht punojnë rreth 600 punotorë në mënyrë intesive që projekti të merr fund sa më shpejtë.
KOCE TRAJANOVSKI – Drejtor i rrugëve shtetërore
“ Kjo pjesë është 31 kilometra , është hapur traseja edhe punohet në mbi 11 kilometra , dhe ju e shihni edhe cilat janë aktivitete që kryhen këtu , të pranishëm janë rreth 600 të punësuar në këtë pjesë edhe mbi 500 makineri , punojnë për momentin këtë pjesë. Dua të them se kjo pesjë është një nga më të vështirat ku një kohësisht është edhe më e shtrenjta që e bëjmë ne në republikën e Maqedonisë .”
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski premtoi se qytetarët do të qarkullojnë në autostradën e re deri në fund të vitit 2029, pa devijime nga afati.
ALEKSANDËR NIKOLLOVSKI – Ministër i Transportit Përfaqësuesja e ambasadës së shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nikol Varns tregoi se sa i rëndësishëm është ky korridor, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe strategjik. NIKOL VARNS – Përfaqësuese e Ambasadës së SHBA-ve
“ Afati I parë që u nënshkrua nga qeveria e kaluar ishte viti 2027 , por duhet të kemi parasysh se qeveria e kaluar vetëm që nënshkruar marrëveshje dh pagua avancë prej 240 milion eurosh nuk vendosi asnjë gurë e kujtoni edhe punët ndërtimore edhe në këtë autostradë edhe në tetovë Gostivar dhe në Autostradën Prilep Manastirit ndodhën në këtë qeveri dhe logjikisht është edhe ata dy vite që humbën me qeverinë e kaluar të kompensohen pasi që ndërtuesi nuk kishte mundësi të punoj edhe për atë shkak afati është dhjetor 2029 dhe nuk do të ketë lëvizje nga aj afat.”
“Ky projekt përfaqëson më shumë se infrastrukturë. Përfaqëson përkushtimin tonë të përbashkët drejt integrimit rajonal, gatishërisë së NATO-s dhe prosportitetin e Maqedonisë së Veriut dhe Ballakanit perëndimor. Korridori i 8-të do e transfarmojë ekonominë e Maqedonisë së Veriut duke lidhur lindjen me perëndimin, duke lehtësuar shkëmbimet tregtare dhe duke krijuar mundësi për qytetarët tuaj. 40 kilometrat që janë në nëdrtim e sipër por ndërtojnë këtë urë. Si një aleate e NATO-së Maqedonia e Veriut është një pjesë e veçantë e gatishmërisë së NATO-së dhe rezistencës. Korridori i 8-të është një aset strategjik që do të mundësojë lëvizjen e shpejtë të paisjeve dhe personlit, duke koontribuar në rritjen e stabilitetit dhe mbrojtjes”.
“Ne si Qeveri do të bëjmë gjithçka që projekti të realizohet brenda afateve që ishin përcaktuar më parë,” tha kryeministri Hristjan Mickoski gjatë inspektimit të punimeve ndërtimore në autostradën Gostivar–Bukojçan. Ai shtoi se një nga prioritetet kryesore është ndërtimi i këtij projekti, i rëndësishëm për lidhjen dhe përmirësimin e rëndësisë gjeostrategjike dhe pozitës së shtetit.
HRISTJAN MICKOSKI – Kryeministër
“Qeveria jonë është plotësisht e përkushtuar në ndërtimin e këtij lloji të infrastrukturës, sepse lidhja dhe pozicioni gjeografik i vendit duhet të shfrytëzohen si një avantazh. Të jesh një kryqëzim në rajon është një përparësi strategjike dhe, siç tha e respektuara e ngarkuara me punë ambasadore e SHBA-së në vendin tonë, ne jemi pjesë e NATO-s dhe në këtë mënyrë, përmes realizimit të këtyre korridoreve, përmirësohet qëndrueshmëria dhe siguria në rajon, si dhe në Krahun Jugor të NATO-s”
Shpronësimi i tokës është realizuar në 90 për qind, ndërsa deri më tani janë paguar rreth 470 milionë euro. Në këtë projekt ndërtimor janë përfshirë edhe fakultetet vendase të ndërtimtarisë dhe arkitekturës, me qëllim që të marrin përvojë të ndërtimit të projekteve të mëdha siç është edhe korridori i 8-të.
Lajme nga vendi
BDI KONSOLIDON DEGËT – ASH E TARAVARIT BËHET GATI PËR KONGRESIN!
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në vazhdën e procesit të riorganizimit dhe përzgjedhjes së kryetarëve të degëve, sot ka marrë vendim për emërimin e një pakoje të re të kryetarëve të degëve.
Sipas njoftimit të integristëve, zgjidhen Kryetarë të rinj në Degët, Çashkë, Veles, Petrovec dhe Studeniçan.
Sipas BDI-sdë, ky hap është pjesë e procesit të thelluar të reformimit dhe konsolidimit të brendshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, me synimin për fuqizimin e strukturave partiake dhe shtrirjen e organizuar në çdo cep të vendit.
Në anën tjetër, në Tetovë është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit për Organizimin e Kongresit të Aleancës për Shqiptarët, sic thuhet, menjëherë pas zgjedhjes së Valbon Limanit në krye të këtij organi.
Sipas komunikatës partiake, Limani ka potencuar se nga ky moment nis zyrtarisht procesi i organizimit të degëve dhe nëndegëve në terren, si dhe konsolidimi i strukturave partiake në nivel lokal dhe qendror.
Organizimi i kongresit do të zhvillohet si një proces gjithëpërfshirës, me fokus në fuqizimin e subjektit politik përmes përfshirjes së figurave të reja, profesionistëve dhe të rinjve, të cilët do t’i japin energji të re vizionit politik të Aleancës për Shqiptarët.
Procesi organizativ pritet të intensifikohet në javët në vijim, përmes takimeve në terren dhe mobilizimit të strukturave në të gjitha degët e Aleancës për Shqiptarët.

