Connect with us

Lajme nga vendi

Zaev kërkon 1 milion nga Zhan Mitrev dhe Petrushevski, i padit për cenim të reputacionit me shpifje

Published

on

Ish-kryeministri Zoran Zaev njoftoi se ka parashtruar padi për shpifje dhe shkelje të nderit dhe reputacionit kundër Brane Petrushevskit dhe Zhan Mitrevit, përcjell TV21. Paditë janë dorëzuar në Gjykatën Themelore të Strumicës, dhe vlera e secilës prej tyre është 500,000 denarë.

Sipas pretendimeve në dokumentet e paraqitura, Zaev konsideron se me deklarata publike dhe paraqitje të ndryshme i janë paraqitur fakte të pavërteta që e cenojnë nderin dhe reputacionin e tij.

Në një rast, padia lidhet me deklarata të dhëna në një konferencë për shtyp, ndërsa në rastin tjetër-me një paraqitje në televizion, ku sipas paditësit, pretendimet janë transmetuar gjithashtu nga media dhe portalet online.

“Nuk ka asnjë dilemë se gënjeshtra e të dyve do të vërtetohet,” deklaroi Zaev, duke shtuar se kompensimi eventual nga paditë do të dhurohet për fëmijë pa prindër dhe për persona me nevoja të veçanta.

Paditë bazohen në dispozitat e Ligjit për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje, me kërkesë për vërtetimin e përgjegjësisë dhe kompensim të dëmshpërblimit jo-material për shkelje të reputacionit. Pritet që gjykata të vendosë mbi paditë e paraqitura në procedurë të rregullt.

Advertisement

Lajme nga vendi

IFTARI I BFI-së BËRI BASHKË KRERËT E SHTETIT DHE PARTIVE POLITIKE!

Published

on

Nën patronazhin e Reisul Ulemasë të BFI-së së RMV-së, u shtrua iftari tradicional i Bashkësisë Fetare Islame, duke bërë bashkë në një mbrëmje të veçantë drejtuesit më të lartë shtetërorë, institucionalë dhe përfaqësues të jetës publike.

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ministra dhe zëvendësministra, kryetarë partish politike, kryetarë komunash, ambasadorë, rektorë universitetesh, si dhe shumë personalitete nga jeta shoqërore dhe civile, ishin të pranishëm në Iftarin Tradicional të Bashkësisë Fetare Islame.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu I BFI-së, u uroi mirëseardhje mysafirëve dhe agjërim të lehtë e të pranuar, duke theksuar se Ramazani është muaj reflektimi, afrimi dhe përgjegjësie të përbashkët. Ai veçoi rëndësinë e unitetit, tolerancës dhe bashkëjetesës si vlera themelore për stabilitetin dhe perspektivën e vendit.

“Gëzimi I Iftarit merr vlerë të veçantë kur jemi bashkë pranë njëri-tjetrit, të lidhur shpirtërisht, të solidarizuar dhe respektues ndaj secilit, pa dallim race, feje, kombi apo vendi. Në tryezën e Itarit forcohen lidhjet njerëzore, mbillet dashuria, paqa dhe solidariteti dhe shprehet bujaria përmes veprave të mira. Aty ku ndahet buka, forcohet besimi, aty ku ndahet fjala e mirë, ndërtohet respekti”

Mbrëmja u zhvillua duke reflektuar frymën e respektit, dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Advertisement

Edhe të pranishmit përmes postimeve nëpër rrjetet sociale kanë përshëndetur organizimin e këtij Iftari, ku potencohet se përmes këtyre ngjarjeve dërgohen mesazhe të fuqishme uniteti, respekti dhe solidariteti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kapet edhe një ton marihuanë

Published

on

Edhe një ton marihuanë është konfiskuar nga një kompani për kultivimin e kanabisit mjekësor në Josifovë të Valandovës. Bëhet fjalë për kompaninë Green Life, njëra nga gjashtë kompanitë të cilave Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ua ka hequr licencën e punës.

Me urdhër të një prokurori publik nga Prokuroria e Gjevgjelisë, zyrtarë policorë nga SPB-Strumicë dhe DPB-Valandovë kanë kryer kontroll në hapësirat e një subjekti juridik për prodhimin e marihuanës në fshatin Josifovo, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Konfiskimi është vazhdim i aksionit policor të nisur në periudhën e kaluar, në të cilin deri më tani janë sekuestruar 40 tonë marihuanë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

CHAMPIONS: BODO/GLIMT “VRASËS” I FAVORITËVE!

Published

on

Pas  zhvillimit të ndeshjeve  kthyese  katër skuadra të cilat  siguruan  kualifikim  në  1/8 e finales  të UEFA Liga e Kampionëve janë Atletiko Madridi, Njukastël, Bajer Leverkusen dhe  Bodo/Glimt

Atletico Madrid është skuadra e parë që kualifikohet për në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve. Në Metropolitano, skuadra madrilene mposhti Club Brugge 4-1 ndërkohë që në sfidën e parë kishte barazuar 3-3. Në këtë ndehsje  shkëlqëet Sorloth I  cili realizoi hat trik

Inter eliminohet nga UEFA Liga e Kampion;ve pasi u mposht edhe në ndeshjen e kthimit nga Bodø/Glimt me rezultatin 2-1. Skuadra norvegjeze siguron kështu një kualifikim historik në fazën e 1/8-ave, ku do të përballet me fituesin e çiftit mes Mançester City dhe Sporting .

Bayer Leverkusen siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-ave të UEFA Liga e kampion;ve , pasi barazoi 0-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Olympiacos, duke mbrojtur me sukses fitoren 2-0 të arritur në Greqi.

Skuadra Njucastle  kualifikohet  në  fazën e  1/6 të  finales  në Ligën e Kampionëve  me  fitore  edhe në  përballjen e dytë  kundër ekipit Karabag nga  Azerbajxhani  me rezultatin e  përgjithshëm nga  dy takimet  9-3, ndeshja e parë përfundoi  6-1 ndërsa  ajo kthyese  3-2. Me këtë fitore, Njucastle avancon në fazën e 1/8-ave, ku mund të përballet me FC Barcelona ose Chelsea.

Advertisement

 Katër  ekipet  tjera që  do  të  luajnë  në  1/8 e  finaleve   në Ligënn e kampionëve  do të  mësohen  sonte 

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat