Connect with us

Lajme nga vendi

AKSION PËR PASTRIMIN E QYTETIT NË TETOVË PËR DITËN E EKOLOGJISË

Published

on

Shoqata e Pensionistëve të Tetovës në bashkëpunim me Komunën e Tetovës dhe ndërmarrjen komunale Sharri organizuan gjithashtu një aktivitet për pastrimin e qytetit për ditën e ekologjisë. Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Mursel Murseli tha se janë të gatshëm jo vetëm sot, por edhe ditëve tjera në koordinim me institucionet komunale të dalin dhe të pastrojnë qytetin aty ku paraqitet nevoja.

“Mendojmë që aktivitetet e këtilla të zhvillohen jo vetëm për ditën e pranëverës por të ketë gjatë gjithë vitit. Ne jemi të gatshëm që në bashkëpunim me Komunën dhe ndërmarrjen komunale publike e cila është ndërmarrje kompetente për mirëmbajtjen e ambientit jetësorë, brenda vitit sa herë që të ketë nevojë si pensiopnist të marrim pjesë në akvitietet dhe aksipone për pastrimin dhe mirëbajtjen e qytetit. Pra jemi të gatshëm që pastrojmë përveç sipërfaqëve publike, përocka, lumin e qytetit, të mirëmbajmë këndet e ndryshme për lojëra për fëmijë, të krijojmë ndonjë kënd të ri të kujdesemi, të krijomë patrullime të përbashkëta e kështu me rradhë. Qëllimi kryesor është të përcjellim mesazh te pjesa tjetër e popullatës e sidomos te gjeneratat e reja të cilët nuk kujdesen mjaftueshëm për mjedisin jetësorë. Pra ne jetojmë në këtë ambient çdo ditë, frymojmë këtu dhe gjithsesi se duhet të kujdesemi për rruajtjen e ambientit jetësorë” tha Mursel Murseli, nga shoqata e pensionistëve.

Edhe punëtorët e Ndërmarrjes Komunale u organizuan për të mbledhur mbeturinat e hudhura nga qytetarët e pandërgjegjshëm nëpër rrugë dhe trotuare. Kryetari i sindikatës së NPK-së Tetova, Tetovë, Avni Rizvani u bëri apel qytetarëve që të jenë më të ndërgjegjshëm dhe të mos hedhin mbeturina vend e pa vend, por të shfrytëzohen kontenjerët dhe koshet e mbeturinave të vendosura nëpër rrugë.

“Sot kemi dalur të orgaizuar prej ndërmarrjes komunale publike për të mbëledhur mbeturina të cilat qytetarët të pandërgjegjshëm i hedhin rrugëve dhe skajeve të trotuareve kështu që mendojmë se do të jetë ditë e frytshme edhe pse sëhtë ditë ekologjike, të organizuar besoj se do ta kalojmë një ditë të mbarë.  Mendojmë se apeli është i qartë, që të mos hudhen mbeturina në vende të panegojshme, të shfrytëzohen kontonjerët dhe koshet e vendosura që të kenë kujdes më tepër, ky është apeli i ndërmarrjes” tha Avni Rizvani, kryetar i sindikatës së NPK-së.         

Ky aktivitet thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve, shoqatave dhe institucioneve lokale për mbrojtjen e mjedisit. Angazhimi i pensionistëve dhe ndërmarrjes komunale tregon se kujdesi për pastërtinë e qytetit është një përgjegjësi e përbashkët dhe duhet të vazhdojë gjatë gjithë vitit. Njëkohësisht, apeli për rritjen e ndërgjegjësimit qytetar mbetet thelbësor për ruajtjen e një ambienti të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë.

Advertisement

Lajme nga vendi

Të rinjtë nxisin paqen në Ballkan! Konferencë ndërkombëtare për paqen në Universitetin e Tetovës

Published

on

Në një iniciativë të përbashkët me Federatën Universale të Paqes, Universiteti i Tetovës organizoi konferencën “Nga iniciativa rinore drejt paqes së qëndrueshme”, me fokus të veçantë përfshirjen e të rinjve në nisma paqësore, sidomos nga Ballkani. Rektori i UT, Jusuf Zejneli, theksoi rëndësinë e edukimit, kërkimit shkencor dhe angazhimit shoqëror për të përgatitur gjenerata që jo vetëm përkrahin, por edhe punojnë aktivisht për paqe, duke shndërruar këtë konferencë në një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Përmes edukimit, kërkimit shkencor e angazhimit shoqëror, ne synojmë të përgatisim gjenerata jo vetëm që punojnë për paqe, por edhe punojnë aktivisht për të arritur atë. Kjo konferencë shërben si një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit, mes gjithë atyre që janë përkushtuar ndaj ndërtimit të paqes”, tha Jusuf Zejneli.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Maqedonia renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit

Published

on

Maqedonia e Veriut renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit me grimca PM.

Raporti i vitit 2025, i publikuar në platformën “IQAir”, e rendit vendin menjëherë pas Bosnjës dhe Hercegovinës dhe përpara Serbisë, me një koeficient prej 21.2, që do të thotë tejkalim i vlerave maksimale të grimcave PM 2.5 për tre deri në pesë herë, raporton agjencia “Meta.mk”.

Qytetet më të ndotura në vend vitin e kaluar ishin Tetova dhe Strumica, me një koeficient prej 27.3, që do të thotë se vlerat e PM 2.5 ishin pesë deri në shtatë herë mbi kufijtë e lejuar. Gostivari është në vendin e 18-të në listë, ndërsa Kërçova dhe Kumanova janë në vendin e 31-të dhe të 32-të. Shkupi është në vendin e 113-të me një koeficient prej 19.1.

Ky është Raporti i tetë vjetor Botëror i Cilësisë së Ajrit i platformës, i cili tregon se Maqedonia kishte ndotjen mesatare më të ulët të ajrit vitin e kaluar, krahasuar me vitet e mëparshme, kur koeficienti tejkalonte 35, d.m.th. alarmoi për vlera të larta të PM 2.5 deri në dhjetë herë.

Muajt më të ndotur ishin janari, shkurti dhe dhjetori, ndërsa ajri më i pastër ishte në prill dhe maj. Shkupi gjithashtu kishte ndotjen më të ulët të ajrit vitin e kaluar krahasuar me vitet e mëparshme. Që nga viti 2018, koeficienti ka rënë çdo vit nga mbi 30 në nën 20.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mbledhja për bashkimin e VLEN-it, janë tejkaluar dallimet? Paralajmërohet kongres në maj

Published

on

VLEN ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e parë, ku është vendosur që kongresi i parë i koalicionit të mbahet gjatë muajit maj, shkruan Tema.mk.

Sipas burimeve të mediumit, në këtë mbledhje janë diskutuar hapat e ardhshëm organizativë dhe përgatitjet për kongresin, i cili pritet të jetë një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe drejtimin politik të VLEN-it.

Kongresi i parë pritet të sjellë vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e brendshëm dhe prioritetet politike për periudhën në vijim.

Continue Reading

Më të lexuarat