Lajme nga vendi
RRITET NUMRI I RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE NË RAJONIN E TETOVËS
Dhuna në familje shënon rritje të ndjeshme në rajonin e Tetovës. Për më pak se gjashtë muaj, në Prokurorinë e Tetovës janë evidentuar 38 raste të kësaj natyre, ku në ditë të caktuara regjistrohen edhe nga disa denoncime. Në shumicën e rasteve, janë vetë viktimat ato që e raportojnë dhunën, por nuk mungojnë as dëshmitarët apo personat e afërt.
Dhuna në familje shënon rritje në rajonin e Tetovës.
Për më pak se gjashtë muaj, në Prokurorinë e Tetovës janë evidentuar 38 raste të kësaj natyre.
Në shumicën e rasteve, denoncuesit janë vetë viktimat, por nuk kanë munguar as dëshmitarët apo personat e tjerë që kanë parë dhunën dhe e kanë raportuar atë.
PROKURORIA THEMELORE TETOVË
“Për më pak se gjashtë muaj, që nga fillimi i këtij viti, në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë janë pranuar kallëzime penale kundër gjithsej 38 personave për vepra penale të lëndimit trupor dhe rrezikimit të sigurisë të kryera gjatë dhunës në familje. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është evident një rritje e ndjeshme e numrit të lëndëve të tilla, ndërsa në ditë të caktuara regjistrohen edhe nga disa raste në ditë. Prokuroria Publike nuk mban statistikë për strukturën e denoncuesve dhe moshën e tyre, veçanërisht për shkak se pjesa më e madhe e kallëzimeve fillimisht dorëzohen në stacionin policor. Në përgjithësi, denoncuesit më të shpeshtë janë vetë viktimat, ndërsa më rrallë dëshmitarët ose personat e tjerë të afërt.”
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë thonë se dhuna në familje nuk shfaqet vetëm atëherë kur burrat sulmojnë bashkëshortet, por ka edhe raste të anasjellta ku gratë sulmojnë burrat.
Ndërkaq, në rritje janë edhe rastet kur fëmijët ushtrojnë dhunë ndaj prindërve.
Sipas policisë, ndër shkaktarët kryesorë janë konsumimi i alkoolit, bixhozi, problemet psikike si dhe kushtet e rënda ekonomike.
FATMIR REXHEPI, ZËDHËNËS I SPB TETOVË
“Shkaktarët kryesorë të problemeve familjare apo dhunës në familje, si çdo herë, janë droga, alkooli, çrregullimet nervore dhe shkaqet ekonomike. Kështu që, edhe gjatë kësaj periudhe mbizotërojnë veprat të cilat janë kryer nga ana e bashkëshortëve ndaj bashkëshorteve të tyre, por kemi edhe raste të anasjellta, pra nga ana e grave ndaj burrave të tyre. Gjithashtu, kemi vepra të cilat janë jo të rralla që ndodhin ndaj prindërve nga ana e fëmijëve, si dhe nga ana e prindërve ndaj fëmijëve të tyre, e kështu me radhë. Kështu që, Sektori për Punë të Brendshme i Tetovës, përmes programeve dhe projekteve të ndryshme me shoqata të ndryshme joqeveritare, punon për mënjanimin dhe zvogëlimin e kësaj dukurie në shoqëri, si dhe për vetëdijesimin e qytetarëve që të mos i mbulojnë këto vepra të cilat kryhen. Kjo, që të mos vijë deri tek rasti si ai i kësaj periudhe, pra i tremujorit të parë të këtij viti, ku patëm edhe një viktimë në rajonin e Gostivarit, ku djali vrau babain e tij duke përdorur mjete të forta.”
Megjithatë, dhuna në familje mbetet një dukuri që në shumë raste fshihet nga të afërmit ose nga vetë viktimat.
Si nga Prokuroria, ashtu edhe nga SPB Tetovë, bëhet apel që këto raste të denoncohen me kohë, në mënyrë që të parandalohen lëndimet e rënda trupore apo tragjeditë ku merret jeta e njeriut, siç ishte rasti i fundit në Gostivar.
Lajme nga vendi
SHKËNDIJA “PLAS BOMBËN” – ALMIR KRYEZIU VISHET KUQEZI!
Klubi i futbollit Shkëndija ka realizuar një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere, duke siguruar firmën e Almir Kryeziut.
Sulmuesi anësor 27-vjeçar, i konsideruar si një nga emrat më të kërkuar të merkatos jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Kosovë e Shqipëri, kishte në tavolinë oferta serioze nga klube të ndryshme, përfshirë edhe nga jashtë rajonit.
Megjithatë, kuqezinjtë e Tetovës ia dolën të fitojnë garën për ish-kapitenin e FC Ballkani, i cili ka firmosur kontratë dyvjeçare me Shkëndijën.
Almir Kryeziu për impresionet e tija të para në ekipin Shkëndija tha se ndihet i kënaqur se është pjesë ekipit më të madh shqiptar.
‘’Për fillim jam shumë i kënaqur . Siç e dimë Shkëndija është ekipi më i madh në shqiptari. Për mua ka qenë shumë lehtë të vendosi këtë ofertë që ma kanë ofruar Shkëndija, shpresoj ta japë më të mirën ti ndihmojë ekipit drejtë objektiva që ka. Po është një emocion i veçantë , Shkëndija ka një histori goxha të madhe si ekip mendoj të jem sa më i motivuar ta japi maksimumin në çdo ndeshje , në çdo stërvitje dhe ti gëzojë të gjithë tifozët’’ ka deklaruar futbollist Almir Kryeziu
Pas kryerjes së testeve mjekësore dhe prezantimit zyrtar, Kryeziu është bashkuar menjëherë me skuadrën në fazën përgatitore në Slloveni.
Nga ana tjetër klubi I futbollit ka njoftuar se futbollisti Numan Ajeti nuk do të jetë më pjesë e skuadrës sonë, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi. TV KOHA
Lajme nga vendi
VLEN: 24 MUAJ NË SHËRBIM TË QYTETARËVE – BDI ME KRITIKA!
VLEN prezantoi para anëtarëve dhe mbështetësve rezultatet e dy viteve të pjesëmarrjes në qeveri. Sipas drejtuesve të koalicionit, gjatë kësaj periudhe janë realizuar mbi 300 projekte infrastrukturore në komunat me shumicë shqiptare.
BEKIM SALI – Zv/Kryeministër
“Deri më tani janë realizuar rreth 308 projekte, që paraqet një dallim të madh mes qeverisjes së VLEN-it për 24 muaj dhe qeverisjes së mëparshme 24-vjeçare të BDI-së, gjatë së cilës nuk u realizuan shumica e investimeve kapitale në pushtetin lokal. Ndër investimet janë Korridori 8, nënshkrimi i kontratës për autostradën që do të ndërtohet deri në Bllacë, stimulimi i të rinjve për hapjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme – rreth 2.500 kompani të mbështetura nga Ministria e Ekonomisë, si dhe punësimi dhe avancimi i mbi 2.500 shqiptarëve në administratën publike. Ka edhe shumë projekte të tjera”, deklaroi Bekim Sali, sekretar i përgjithshëm i VLEN-it.
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, deklaroi se gjatë dy viteve të qeverisjes, VLEN ka realizuar reforma dhe projekte që, sipas tij, kishin mbetur të parealizuara për një çerek shekulli.
BILALL KASAMI – Bashkëkryetar i VLEN
Në 2-vjetorin e qeverisjes së VLEN-it, bashkëkryetari Izet Mexhiti tha se vendi po kalon një fazë të re politike, ku premtimet po zëvendësohen me rezultate konkrete dhe institucionet po kthehen në shërbim të qytetarëve.
IZET MEXHITI – Bashkëkryetar i VLEN
Nga ana tjetër, BDI kritikoi ashpër VLEN-in, duke vlerësuar se “dy vite pas premtimeve spektakolare nuk ka asgjë”. Partia opozitare ngriti një sërë pyetjesh: ku janë ndryshimet kushtetuese, barazia e gjuhës shqipe, Akademia Shqiptare e Shkencave dhe Arteve, Ministria e Diasporës, autostradat, hekurudhat dhe investimet?
Lidhur me kritikat e BDI-së se janë tepër pasiv brenda koalicionit qeveritar dhe për protestat me të cilat po përballen, nga VLEN u përgjigjën se problemet me provimin e jurisprudencës dhe emërtimet e rrugëve në Tetovë janë pasojë e improvizimeve të qeverisjes së mëparshme.
Sipas tyre, këto çështje po zgjidhen një nga një, duke respektuar procedurat ligjore./Tv Koha/
Lajme nga vendi
QATIP OSMANI SOT PREZANTOHET SI TRAJNER I KF LAÇI!
Legjenda e futbollit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Qatip Osmani, i cili është edhe njëri ndër trajnerët më të suksesshëm në ekipin e Shkëndijës me tre tituj, një Kupë dhe një Superkup dhe dy herë i kualifikuar në play off të garave Evropiane, nga dita e sotme edhe zyrtarisht bëhet trajner i skuadrës së Laçit në Ligën Superiore Shqiptare.
Trajneri tetovar gjatë ditës së sotme pritet të prezantohet te KF Laçi së bashku me ndihmësin e tij Bashkim Livoreka nga të cilët kërkohet ndërtimi i një ekipi pretendent i skuadrës kurbinase për sezonin e ri.
Qatip Osmani rikthehet në futbollin shqiptar, ku më parë drejtoi Vllazninë e Shkodrës, me të cilët shkoi shumë pranë fitimit të titullit kampion.
56-vjeçar pritet të nisë menjëherë punën për ndërtimin e ekipit të Laçit, në prag të një sezoni që parashikohet mjaft konkurrues në elitën e futbollit shqiptar
-
Lajme nga vendi2 months agoHAXHI 2026: NGA RAJONI I TETOVËS 440 NIJETLINJ!
-
Lajme nga rajoni2 months agoDjali u bën mesazhin e fortë familjes së dy fëmijëve që humbën jetën në Durrës : Ju kërkojmë falje me gjithë shpirt. Dhimbja juaj është e paimagjinueshme
-
Lajme nga bota2 months agoTensione në Ngushticën e Hormuzit, SHBA-të godet anijet iraniane ndërsa Irani sulmon objektet e naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe

