Connect with us

Lajme nga vendi

NEPROSHTENI PËRKUJTOI DËSHMORËT BEDRI ALIMI DHE RAMETULLA AMETI

Published

on

Në mbrëmjen e së mërkurës të gjitha rrugët çonin në fshatin Neproshten të Komunës së Tearcës.

Qytetarët e këtij vendbanimi nën drejtimin e Forumit Rinor organizuan Manifestimin Përkujtimor Jubilar me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve Bedri Alimi dhe Rametulla Ameti.

Homazhe dhe Ekspozita në Parkun e Dëshmorëve në Neproshten shënuan pasditen e së mërkurës, ku qytetarë të shumtë edhe një herë rikujtuan ditët e lavdisë së këtij fshati por edhe dëmet që pësoi gjatë luftës së vitit 2001 nga granatimet e ushtrisë e policisë maqedonase.

KUSHTRIM ZENDELI – Neproshteni kishte festë krenarie e atdhedashurie. Qëllimi sipas organizatorëve është që të mos harrohen dëshmorët e kombit.

Me intonimi i himnit Kombëtar dhe një minutë heshtje për të nderuar Dëshmorët e Kombit, nisi Manifestimin Përkujtimor Jubilar me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve Bedri Alimi dhe Rametulla Ameti.

Advertisement

Neproshteni mblodhi shumë ish-luftëtarë të UÇK-së, ish-Komandantë, familje të dëshmorëve, veteranë e invalid të luftës, të cilët përkujtuan ditët e lavdishme të Korrikut 2001 dhe sakrificën e rezistencën e popullatës shqiptare dhe ushtarëve të lirisë duke dhënë betimin se veprat e tyre do të kujtohen përjetësisht.

Për të madhështuar këtë mbrëmje përkujtimore organizatori kishte përgatitur një program dokumentar kurse ishin të ftuar edhe artistët Arian Agushi apo GOLD AG dhe Basri Lushtaku.

/Tv Koha/

Lajme nga vendi

Drejtori i Policisë së Shqipërisë: Zyrtarëve të VLEN-it nuk u është ndaluar të hyjnë në Shqipëri, por vetëm shoqëruesit të tyre

Published

on

“Policia e Shtetit, edhe Policia Kufitare, është garant i zbatimit të ligjit dhe për këtë arsye dje në pikën kufitare të Qafë Thanës janë paraqitur katër shtetas me qëllim për të kaluar kufirin. Tre prej tyre dispononin edhe pasaporta diplomatike dhe u është bërë me dije që ata mund të vazhdonin udhëtimin, por një person i shoqëruar së bashku me ta, i cili kishte pengesa të ligjshme në kufi, nuk ka mundur të udhëtojë drejt Republikës së Shqipërisë. Në këtë kuadër, të katër personat nuk kanë pranuar që të vazhdojnë. Pra, edhe tre të tjerët nuk kanë pranuar të vazhdojnë udhëtimin dhe janë kthyer për në Maqedoninë e Veriut. Prandaj, nuk është një rast i veçuar apo i izoluar. Kjo është puna e përditshme e Policisë Kufitare. Më saktësisht, gjatë vitit 2025 kemi kthyer edhe persona të tjerë në 625 raste, ndërsa gjatë gjashtëmujorit të parë kemi të evidentuar dhe të kthyer persona në 425 raste të tjera. Kështu që kjo është një punë e përditshme dhe nuk ka ndonjë vend për panik apo për të thënë që policia nuk ka qenë prezente për të kryer detyrën e saj”, tha Skënder Hita, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

NDALIMI NË KUFI – VLEN KËRKON SQARIME NGA SHQIPËRIA!

Published

on

Ndonëse ishin nisur për një udhëtim pune për në Tiranë, deputetët e VLEN-it, Adnan Azizi dhe Bekim Qoku të shoqëruar edhe nga zv. sekretari i Qeverisë, Hasim Murtezani, dje u përballën me një pengesë të paprecendë në pikën kufitare në Qafë-Thanë.

Ndonëse të pajisur me pasaportë diplomatike si deputetët po edhe zv. sekretari janë mbajtur për më shumë se një orë në hyrje me Shqipërinë pa ju dhënë ndonjë arsye.

Përveç se u mbajtën më shumë se një orë, policia ka shoqëruar për bisedë informative një person të katërt që ishte në veturë me zyrtarët shqiptarë.

Koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN, Bekim Qoku, në një prononcim ekskluziv për TV Koha ka deklaruar se kalimi që duhej të ishte rutinë dhe kontrolle që duhej të zgjasnin jo më shumë se pesë minuta, u kthyen në një ndalesë më të gjatë se një orë. Qoku thotë se zyrtarët e shtetit shqiptar nuk kanë dhënë asnjë arsye qoftë zyrtare, qoftë jo zyrtare për këtë ndalesë.

BEKIM QOKU – Se pse na ndodhi e gjithë kjo situatë, me të vërtetë absurde, e pakuptimtë, pa spjegim që tre zyrtarë kaq të lartë të shtetit të ndalohen dhe të mbahen pa spjegim në vendkalimin kufitar Qafë-Thanë. Në momentin që dëgjuam, na u komunikua që njëri nga bashkë-udhëtarët tanë i refuzohet hyrja, ne vendosëm të kthehemi. Tani jemi në Strugë dhe ende nuk e kemi të qartë pse ndodhi kjo.

Advertisement

Deputeti Adnan Azizi ka deklaruar se aktivist të shumtë të VLEN paraprakisht e kishin njoftuar se janë ndaluar e kthyer mbrapsht nga kufiri. Këtë situatë, Azizi e vlerëson si absurde.

ADNAN AZIZI – Ne jemi shqiptarë, atdheu ynë është Shqipëria dhe për atë Shqipëri kemi dhënë kontribut, kanë dhënë të gjithë shqiptarët anë e mbanë trojeve tona. Jo rastësisht edhe Mehmet Pashë Deralla u zgjodh në Qeverinë e Ismail Qemalit si ministër i Luftës, për shkak të gjithë atij kontributi që kanë dhënë edhe  shqiptarët e Maqedonisë. Jo vetëm gjatë pavarësisë të shtetit shqiptar, por edhe pastaj, ne jemi kontribuesit më të mëdhenjë, për ta bërë atë Shqipëri dhe gjithnjë kemi qenë të përfshirë në organizime ilegale, në protesta, por, jo kundër Shqipërisë, por kundër Serbisë.  

Dy deputetët thanë se presin sqarim nga autoritetet shqiptare, ndërkaq sqarim për këtë rast ka kërkuar edhe VLEN.

Ndalimi i deputetëve ka shkaktuar reagime të forta edhe në Kosovë po edhe në Shqipëri e Maqedoni të Veriut, ku numër i madhë i njohësve kanë kundërshtuar mënyrën se si kryeministri Rama ka vendosur të hakmerret ndaj të gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga ai./Tv Koha/

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

GASHI: PRES SQARIM TË PLOTË DHE TRANSPARENT NGA AUTORITETET SHQIPTARE!

Published

on

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka reaguar pas raportimeve për ndalimin e deputetëve të Kuvendit të RMV-së në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Gashi kërkon sqarim të plotë dhe transparent nga autoritetet shqiptare, duke theksuar se deputetët janë përfaqësues të zgjedhur të qytetarëve dhe se çdo trajtim ndaj tyre duhet të jetë në përputhje me dinjitetin dhe funksionin që ushtrojnë.

“Si Kryetar i Kuvendit, shpreh shqetësimin për informacionet lidhur me trajtimin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare të Qafë Thanës. Deputetët janë përfaqësues të zgjedhur të qytetarëve dhe bartës të mandatit kushtetues. Për këtë arsye, çdo veprim që prek autoritetin dhe funksionin e tyre duhet të jetë në përputhje me standardet më të larta të respektit dhe dinjitetit që u takon përfaqësuesve të zgjedhur të popullit” – thuhet në reagimin e Kryeparlamentarit Afrim Gashi.

Ai shtoi se pret që rasti të sqarohet, në funksion të ruajtjes së besimit reciprok dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe vllazërore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale fqinjësore, por mbi të gjitha ato vëllazërore, ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, besoj dhe pres për një sqarim të plotë dhe transparent” – thotë Gashi.

Advertisement

Jo vetëm reagimin e Kuvendit, ndalesa e deputetëve shqiptarë në Kufirin me Shqipërinë ka provokuar edhe reagimin e deputetëve opozitarë në Shqipëri të cilët e kanë vlerësuar si të ulët dhe të panevojshëm gjestin e shtetit shqiptar.

Continue Reading

Më të lexuarat