Connect with us

Lajme nga vendi

ARLIND HUSEINI: SHTATORI ME SHUMË GARA NË KARATE!

Published

on

Nga fillimi i shtatorit nisin aktivitet e karatesë në kuadër të  garave vendore  por edhe në  ato  ndërkombëtare . Maqedonia e Veriut  me  3 karateist  do të përfaqësohet në Lojërat Mesdhetare në Taranto të Italisë. Më 4 shtator mbahet  kampionati shtetëror  ku edhe  do të caktohen  reprezentuesit  për  garat e radhës ndërkombëtare.

Të gjitha klubet e karatesë pjesë e Federatës së Karatesë së Maqedonisë pauzën   dy mujore gjatë verës e kanë  shfrytëzuar maksimalisht për përgatitje për   aktivitet  që  i  presin   si  në  garat  vendore  ashtu  edhe në  ato  ndërkombëtare , pasi nga fundi i  gushtit fillojnë me  Lojërat Mesdhetare dhe më  pas edhe me  kampionatin  shtetëror si dhe aktivitet  tjera  që  janë në kalendarin e  Federatës për vitin 2026.

Drejtori  sportive  i reprezentacionit  të Maqedonisë së Veriut, Arlind Huseini  për TV Koha, tha  se gara më e rëndësishme  për të  gjitha  klubet  është kampionati shtetëror  ku edhe  do  të bëhet përzgjedhja e më të mirëve  për  garat  ndërkombëtare.

“ Na presin gara  shumë të rëndësishme  shtator, ku më i  rëndësishmi  detyrimisht  duhet të cekë  Kupën e Maqedonisë  për  kadetë, junior dhe U-21  që është një ndër garat  më të rëndësishme  për përmbledhje  të reprezentacioni, apo garuesit  më të mirë duhet  ti  zgjedhim  si numër  për kampionatin Botërorë  kadet, junior  dhe  U-21  që  do të mbahet  në tetor  të këtij viti , pastaj kemi  kampionatin  universitar  që  do të përfaqësohen  shumë universitete . Këtë e   ceki  për shkak se edhe garuesit tanë të Maqedonisë marrin pjesë , ku  do të përfaqësohen shumë universitete ndër ta  mund ta  përmendi edhe  Erdona Ziberin  që  do ta  përfaqësojë Universitetin e Tetovë  në Tiranë  në javën e dytë muajit nëntë “  deklaroi drejtori sportiv i reprezentacionit Arlind Huseini

Në Lojërat Mesdhetare që  do të  mbahen në Taranto të Italisë  nga 21 gusht deri më  3 shtator , Maqedonia e  Veriut  do të  përfaqësohet  vetëm me  tre  karateist  që sipas  drejtorit  sportiv është numër shumë i vogël.

Advertisement

‘’Për fat të keq Komiteti Olimpik  ka vendos  që me  tre  garues  të merë pjesë  sporti i karatesë . Pse them për fat të keq  për shkak  se karateja  ka sjell rezultat. Karateja sjellë rezultat për  të gjithë rajonin ku Komiteti Olimpik i përzgjedhë të gjithë  sportistët . Kësaj  radhe Maqedonia do të merë pjesë me tre garues nga karateja  që  mendoj  dhe  jam i  sigurt  që këto tre  garues  do të sjellin rezultat. Jam i  bindur edhe pse  numri thash  është i vogël  duheshe  shumë më i madh  të jetë numri për shkak se  Kosova  do të merë pjesë me  9-të  garues, Mali i Zi me  8-të garues ndërsa Maqedoni merë pjesë me tre  garues, Ndoshta mundeshe edhe  më tepër garues  për shka se kualiteti është i madh i karateistëve dhe mundësit  janë më tepër për të sjell rezultate  nga  Lojërat Mesdhetare ‘’ tha   Arlind Huseini

Kur jemi  te  karateja,  duke filluar  nga  shtatori do të  mbahen  edhe  turnetë  tradicionale  si  Tetova Open,  Kupa e Artë,  Struga Open dhe  të  tjerat  që  janë përfshirë në kalendarin e Federatës së Karatesë për  vitin  2026 nga  muaji  shtator.

Lajme nga vendi

Përfundoi hetimi pesëvjeçar për spitalet modulare: Prokuroria nuk konstatoi keqpërdorim në furnizimin dhe ndërtimin

Published

on

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e ka mbyllur lëndën për prokurimet publike për ndërtimin e 19 spitaleve modulare në vend. Prokurorja Verica Berxhecka, në një brifing me gazetarët sot, tha se nuk ekziston dyshim i bazuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare gjatë procedurave të prokurimit publik.

 Lënda ishte hapur më 10 shtator 2021, pas marrjes së informacionit nga burime publike, pas ngjarjes tragjike në qendrën Covid në Tetovë.

Në atë kohë, Prokuroria kishte njoftuar se do të kontrollonte dokumentacionin për prokurimin dhe ndërtimin e të gjitha spitaleve.

Është analizuar dokumentacion i gjerë dhe kompleks, ndërsa lënda, e cila fillimisht ishte te prokurorja Vilma Ruskoska, përmes Elizabeta Josifovskës përfundoi te Berxhecka.

Zjarri në spitalin modular në Tetovë ndodhi më 8 shtator 2021, ku jetën e humbën 14 persona, ndërsa rreth dhjetë të tjerë u lënduan.

Advertisement

Prokuroria ka shqyrtuar edhe dokumentacionin lidhur me aktivitetet e Bankës Botërore pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë. Në tetor të vitit 2021, u vizituan objektet në Gostivar, Strugë, Prilep, Veles dhe Shtip, ku u kontrollua përputhshmëria me standardet e projektit, siguria dhe mbrojtja nga zjarri.

Sipas dokumentacionit të mbledhur, ekipi i Bankës Botërore ka konfirmuar se procedura e prokurimit ishte zhvilluar në përputhje me rregullat në fuqi të bankës dhe se mallrat e dorëzuara përputheshin me specifikimet teknike të përcaktuara.

Pas analizimit të të gjitha provave dhe kontrolleve të kryera, Prokuroria nuk ka konstatuar fakte që do të tregonin se ndonjë zyrtar e ka keqpërdorur ose tejkaluar pozitën dhe autorizimet zyrtare, apo se nuk e ka kryer detyrën zyrtare me qëllim për të siguruar përfitim të konsiderueshëm pasuror ose për të shkaktuar dëm të konsiderueshëm.

Për këtë arsye, prokurori publik kompetent ka vlerësuar se faktet e konstatuara nuk përmbushin elementet ligjore të veprës penale „Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar“.

Si rrjedhojë, është konstatuar se nuk ka bazë për dyshim për vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe se nuk ka bazë për vazhdimin e procedurës së mëtejshme nga Prokuroria Publike për këtë lëndë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

FILIPÇE: SËRISH DO TË KËRKOJMË PAGË MINIMALE PREJ 600 EUROVE!

Published

on

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp kritikoi ashpër politikat ekonomike të Qeverisë, duke vlerësuar se treguesit statistikorë që prezanton kryeministri Hristijan Mickoski nuk e pasqyrojnë gjendjen reale në të cilën jetojnë qytetarët. Filipçe tha se Qeveria ka hyrë në vitin e tretë të mandatit pa rezultate në fusha kyçe si ekonomia, shëndetësia, arsimi dhe bujqësia. LSDM-ja sërish do të dorëzojë në Kuvend një propozim-ligj me të cilin kërkon që paga minimale të rritet në 600 euro.

“Sërish në fillim të shtatorit, kur të nis me punë Kuvendi do ta dorëzojmë propozimligjin me të cilin paga minimale do të kërkojmë të jetë 600 euro. Jo 25.000 apo 26.000 sa që është tani, por aq sa u nevojiten njerëzve që t`i arnojnë nevojat themelore, vecanërisht kur nis edhe viti shkollor. Nëse treguesit ekonomikë janë aq pozitivë sa pretendon Qeveria, atëherë rritja e pagës minimale në 600 euro duhet të jetë një nga masat e para. Përveç rritjes së pagës minimale në 600 euro, do të kërkojmë, në përputhje me atë që ne e kemi punuar dhe realizuar në Qeverinë tonë, madje që në dy vitet e para, rritjen e pagave në disa sektorë. Pagat bazë të specialistëve, mjekëve në shëndetësi, të rriten për 40%, si dhe me të njëjtën përqindje për të punësuarit në arsim.Qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski tashmë ka hyrë në vitin e tretë të punës së saj dhe në asnjë fushë ne nuk shohim rezultate. Nuk shohim rezultate në ekonomi, në shëndetësi, në arsim dhe në bujqësi“

Continue Reading

Lajme nga vendi

DEKLARATAT PËR ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME “NDEZIN” RETORIKËN POLITIKE!

Published

on

Shumica parlamentare është e fokusuar në punë, por nuk përjashtohet mundësia t’i përgjigjet kërkesës së opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, deklaroi kryeministri.

Ai tha se koalicioni qeveritar ka legjitimitetin për një mandat të plotë katërvjeçar dhe nuk mendon për zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij, qytetarët nuk duan zgjedhje, por edhe nëse ka të tilla, ai është i sigurt në fitore të partive që aktualisht formojnë shumicën parlamentare.

HRISTIJAN MICKOSKI – “Qytetarët nuk duan zgjedhje, ata duan reforma dhe vazhdimësi të proceseve që po i udhëheq kjo Qeveri. Ne si koalicion kemi fituar legjitimitet nga qytetarët që të jemi në Qeveri për katër vite. Ajo që unë e thashë, po e përsëris. Nëse opozita mendon se na duhen zgjedhje të parakohshme dhe kërkon, ne nuk do të qëndrojmë anash si frikacakë, por do t’i përgjigjemi asaj sfide dhe kuptohet, do t’i fitojmë”.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj këtyre deklaratave. Nga BDI thonë se janë të gatshëm dhe se presin caktimin e zgjedhjeve në afatin sa më të shpejtë, për më tepër, ata kërkojnë edhe shpërndarjen e menjëhershme të Kuvendit.

Advertisement

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM-“Kërkojmë që brenda ditëve të përcaktohet afati më i shpejtë kushtetues, të fillojnë përgatitjet zgjedhore dhe qytetarëve t’u jepet mundësia të vendosin për drejtimin e vendit. Nëse oferta e kryeministrit është serioze, nuk ka arsye për vonesa, arsyetime apo kalkulime politike. Opozita e ka dhënë përgjigjen e saj. BDI është e gatshme. Le të shpërndahet Kuvendi. Le të caktohet data. Le të shkojmë në zgjedhje”.

Me reagim ka dalë edhe VLEN, nga ku thonë se opozita e ka lodhur BDI-në. Sipas VLEN, BDI-ja nuk di të funksionojë pa pushtet dhe vlerësojnë se ekzistenca e BDI-së lidhet ngushtë keqpërdorimin e pushtetit dhe me tenderë.

VLEN-“Për VLEN-in është e rëndësishme që të sigurojmë vazhdimin e ndërtimit të Korridorit 8, ndërtimin e rrugës Shkup – Bllacë që fillon për disa ditë dhe ndërtimin e rrugës Tetovë – Prizren, që po punohet intensivisht. Por, kurdo që të ketë zgjedhje, BDI do të përfundojë e poshtëruar nga shqiptarët, ashtu siç i ndodhi në zgjedhjet lokale para 1 viti. Shqiptarët nuk kthehen më prapa. Nuk i besojnë më një kaste të korruptuar, një politike të vjetëruar e cila në vend se të përfaqësojë shqiptarët, pasuroi disa individë. Koha e BDI-së ka mbaruar”.

Në debatin për zgjedhje të parakohshme është përfshirë edhe Aleanca për Shqiptarët. Edhe ata  kërkojnë caktimin e datës së zgjedhjeve.

 ALEANCA PËR SHQIPTARËT- Jemi të gatshëm që që sot të ulemi dhe ta caktojmë datën e zgjedhjeve. Nuk ka nevojë për taktizime, prolongime apo kalkulime politike. Qytetarët duhet të kenë mundësinë të japin vlerësimin e tyre për drejtimin në të cilin po ecën vendi dhe për mënyrën se si po qeveriset. Sa më shpejt të mbahen zgjedhjet, aq më mirë për vendin, për qytetarët dhe për të ardhmen tonë. Le të vendosin qytetarët!

Advertisement

Kjo nuk është hera e parë që partitë politike në pozitë dhe opozitë përplasen mbi kërkesën e zgjedhjeve të parakohshme. Qeveria aktualisht ka mandat deri në vitin 2028./Tv Koha – Shkup

Continue Reading

Më të lexuarat