Lajme nga vendi
Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve mbetet; kontributi do të rregullohet me një ligj tjetër
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, ka hedhur poshtë pohimet se heqja e Nenit 120 – dispozita që parashikon ndarjen e 6 për qind të kontributeve për shtyllën e dytë – do të shfuqizonte këtë shtyllë të sistemit pensional.
Në një deklaratë me shkrim, ai sqaroi se ndryshimet e propozuara në Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor nuk e shfuqizojnë as shtyllën e dytë, as kontributin që paguhet në të. Sipas ministrit, bëhet fjalë për një harmonizim ligjor dhe teknik të kuadrit rregullator.
Neni 17 i projektligjit të publikuar në ENER propozon fshirjen e Nenit 120 nga ligji aktual, i cili përcakton shkallën e kontributit për shtyllën e dytë. Megjithatë, siç theksoi Vellkovski, kjo nuk nënkupton eliminimin e kontributit apo të shtyllës së dytë.
Kështu, shtylla e dytë e pensioneve vazhdon të jetë funksionale, ndërsa kontributi mbetet i përcaktuar me ligj. Ndryshimi ka të bëjë vetëm me transferimin e dispozitës ligjore nga një ligj në një tjetër, jo me heqjen e shtyllës së pensioneve, përmbylli ministri.
Lajme nga vendi
Eurostatit për vitin 2025 tregojnë se 66,1 % e familjeve në Maqedoni nuk kanë fëmijë, por shifra mbetet nën mesataren e BE-së
Të dhënat e Eurostatit për vitin 2025 tregojnë se 66,1 për qind e familjeve në Maqedoni nuk kanë fëmijë, ndërsa 33.9 për qind kanë të paktën një fëmijë në ngarkim. Në Bashkimin Evropian, familjet pa fëmijë përbëjnë 76.6 për qind të totalit, ndaj pjesa e familjeve me fëmijë në Maqedoni është dukshëm më e madhe se mesatarja e BE-së.
Gjatë vitit 2025 në Maqedoni janë numëruar 595.600 familje. Prej tyre, 393.400 nuk kishin fëmijë, kurse 202.200 kishin fëmijë.
Një familje kishte mesatarisht 0.60 fëmijë, shifër që është 25 për qind më e ulët se në vitin 2015, kur mesatarja ishte 0,80. Ndërkohë, familjet në vend kishin mesatarisht 3.1 deri në 3.2 anëtarë, krahasuar me rreth 2,3 anëtarë në BE.
Po ashtu, nga viti 2015 deri më 2025, përqindja e familjeve me një të rritur dhe pa fëmijë u rrit nga 33,6 në 37.5 për qind. Përkundrazi, familjet e përbëra nga çifte me fëmijë ranë nga 16.6 në 14.7 për qind.
Sllovakia kryeson vendet e BE-së për pjesën e familjeve që përbëhen nga çifte me fëmijë, me 20.3 për qind. Pas saj vijnë Qiproja me 19.6 për qind, Çekia me 18.4 dhe Luksemburgu me 18.3 për qind.
Ndërsa familjet me një person pa fëmijë janë më të zakonshme në Lituani, ku përbëjnë 62,5 për qind të totalit. Estonia renditet e dyta me 53.8 për qind dhe Finlanda e treta me 47.9 për qind.
Lajme nga vendi
24-vjeçarja tenton të grabisë 18-vjeçarin duke e kërcënuar me një mjet të mprehtë – skalper në mes të Shkupit!
Lajme nga vendi
LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën e Maqedonisë për hyrje dhe dalje nga vendi.

