Connect with us

Lajme nga vendi

ISHP Maqedoni: Për një javë për 96% është rritur numri i të prekurve nga gripi

Published

on

Nga 26 Dhjetori 2022 deri më 01 Janar 2023, për 96% është rritur numri I të prekurve nga gripi në krahasim me javën paraprake – thuhet në raportin e Institutit për Shëndet Publik (ISHP).

Gjatë kësaj periudhe, janë regjistruar 347 raste të paraqitjeve grupore për të prekur nga gripi, kurse javën paraprake ka pasur 177 raste. Por, në krahasim me javën e 52 të sezonit të kaluar, numri I rasteve është ulur për 38.6%.

Sipas ISHP-së, incidenca është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit, respektivisht ende nuk është arritur pragu për hyrje në sezonin e gripit.

Sipas moshës së të prekurve nga gripi, 184 janë të grupmoshës 15 – 64 vjeç, 96 të grupmoshës 5 – 14 vjeç dhe 29 të grupmoshës mbi 65 vjeç. Më shumë raste të gripit, sipas ISHP-së, janë regjistruar në Gostivar – 57, Manastir – 51, Prilep – 39, Dibër – 37, Kumanovë – 35, Kavadar – 29, Shkup – 24, kurse në Krushevë, Tetovë, Strumicë e qytete tjera numri I rasteve është nën 20.

ISHP  -ja njofton se gjatë këtij sezoni të gripit, janë regjistruar dy viktima që I takojnë grupmoshës 15 – 64 vjeç, nga Shkupi dhe Shtipi. Pacientët, sic percjell KlanM, kanë qenë me sëmundje shoqëruese dhe të pavaksinuar kundër gripit sezonal.

Advertisement

Për shkak të mjegullës dhe ndotjes enorme, ISHP-ja u kishte rekomanduar qytetarëve që të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë, kurse gratë shtatzëna, të moshuarit dhe fëmijtë që kanë sëmundje kronike duhet t`u shmangen aktiviteteve fizike.

Advertisement

Lajme nga vendi

KUR DREJTËSIA MATET ME VLERËN E HIPOTEKËS DHE JO ME PESHËN E AKUZAVE

Published

on

Nëse ka para, mund të bësh ç’të duash dhe përsëri të jesh i lirë. Kjo është Maqedonia e Veriut dhe ky është mesazhi që të jep sistemi i drejtësisë në shtetin tonë, sistem ky i cili ka reputacion shumë të keq dhe shumë pak besuesshmëri te qytetarët.

Me një garanci prej 180 mijë eurosh, ish-drejtori i Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, Nino Vasev, do të mbrohet në liri pasi Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ia hoqi masën e paraburgimit.

Njëkohësisht, u pranua një garanci prej 348,049 eurosh për ish-drejtorin ekonomik të Klinikës, Nehat Nuhi, gjithashtu e siguruar me hipotekë mbi pasuri të paluajtshme.

Vendimi u mor pas mendimit pozitiv nga Prokuroria Publike kompetente, ndërsa ndaj të dy të pandehurve u vendosën masa paraprake. Ata nuk do të lejohen të largohen nga zona e Qytetit të Shkupit, do të jenë të detyruar të paraqiten në Gjykatë një herë në muaj, dhe dokumentet e tyre të udhëtimit janë konfiskuar përkohësisht dhe  ndalohet t’u lëshojnë dokumente të reja për kalimin e kufirit shtetëror.

Duke pasur parasysh se Prokuroria hoqi dorë nga e drejta e ankesës, dhe hipotekat e ofruara tashmë janë regjistruar në Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, vendimet kanë marrë formë të prerë dhe të pandehurit janë liruar nga paraburgimi. Me këtë vendim, Vasev lirohet nga paraburgimi ku kaloi rreth një vit.

Advertisement

Vasev dhe Nuhi janë ndër të pandehurit në rastin “Onkologji”, i cili ka të bëjë me funksionimin e Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022. Sipas aktakuzës, ata akuzohen për shpërdorim të detyrës dhe përvetësim në shërbimin që lidhet me prokurimin publik të terapisë onkologjike, prokurim të ilaçeve pa bazë ligjore dhe shlyerje fiktive të borxheve për ilaçe, të cilat, sipas Prokurorisë, i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare buxhetit. Gjykimi në këtë rast vazhdon, dhe të pandehurit do të mbrohen në liri në procedurën e mëtejshme.

Rasti “Onkologjia”, i cili shkaktoi reagime të stuhishme në publik, u nda nga Prokuroria në dy akuza, njëra prej të cilave “Onkologjia 1”, ku Vasev dhe dy onkologë të tjerë po gjykohen për trajtim të pakujdesshëm të pacientëve, ndërsa në tjetrën, “Onkologjia 2”, kjo për të cilën flitet, ku dy ish-drejtorët VaseV dhe Nuhi po ndiqen penalisht për vepra të zgjeruara penale – keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, mashtrim në detyrë dhe përvetësim në detyrë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

BOJAN DIMOVSKI PËRFORCIMI I RI I KF SHKËNDIJA    

Published

on

KF Shkëndija sot ka prezantuar përforcimin më të  ri në  ekipin kuqezi. Bëhet  fjalë për mbrojtësin e majtë Bojan Dimoski, i cili është përforcimi më i ri i skuadrës në këtë afat kalimtar.

Bojan Dimovski është një futbollist polivalent në repartin defensivë. Edhe pse pozita e tij natyrale është mbrojtës i majtë, ai mbulon me mjaft sukses edhe pozita të tjera si mbrojtës i djathtë, mesfushor defensivë dhe anësor, duke u varur nga vendosja taktike e skuadrës.

Përkundër moshës së tij të re, Dimovski sjell një përvojë të konsiderueshme ndërkombëtare, duke numëruar edhe 21 paraqitje me përfaqësuesen A të Maqedonisë së Veriut.

Dimovski është u  shpreh i kënaqur që bëhet  pjesë e  kuqezinjve

‘’ Nënshkruaj  për Shkëndijën,  jam i lumtur që jam këtu , vijë në skuadrën  me  ambicie  të mëdha  dhe  pritshmëri të mëdha. Këtë e bëjë  për  të  ndihmuar veten  time  dhe të ndihmoj  Shkëndijën për momentin  pasi mendoj  se me  përvojën  që kam nga  jashtë  mund  të ndihmoj  shumë  ekipit  dhe  Shkëndijës, si në Europë ashtu edhe në Kampionat’’ deklaroi  futbollisti Bojan  Dimovski

Advertisement

Bojan  Dimovski para se të kalonte jashtë vendit, ai është aktivizuar me skuadrën e AP Brera, ndërsa më pas karrierën e ka vazhduar në futbollin rus me ekipin Akron Tolyatti, prej ku luajti si huazim në Serbi me Partizanin e Beogradit dhe FK TSC Bačka Topola.

Continue Reading

Lajme nga vendi

QEVERIA: RIFORMATIMI QEVERITAR NË FAZËN FILLESTARE!

Published

on

Lidhur me procesin e riformatimit të paralajmëruar të Qeverisë, gjatë ditës së sotme dhe të nesërme janë paraparë takime me partitë politike ZNAM dhe VLEN, bëjnë të ditur burime nga Qeveria.

Megjithatë, nga Qeveria theksojnë se bisedimet aktualisht ndodhen në një fazë të hershme dhe paraqesin një proces të ndjeshëm që kërkon qasje serioze dhe të përgjegjshme, për këtë arsye nuk publikohen detaje shtesë kadrovike. Ata shtojnë se opinioni do të informohet plotësisht sapo të arrihen marrëveshje konkrete dhe zgjidhje përfundimtare.

Udhërrëfyesi kryesor për ndryshimet e ardhshme, shtojnë nga Qeveria, janë parimet dhe mesazhet publike që kryeministri Hristijan Mickoski i përcolli gjatë shënimit të 36-vjetorit të VMRO-DPMNE-së në Strumicë.

Ai atëherë theksoi se po i ndjek me kujdes gjendjet në institucionet shtetërore dhe se nuk është i kënaqur me sjelljen e një pjese të kuadrove.

Mickoski deklaroi se tek ai kanë arritur vërejtje për mungesën e qasshmërisë së disa ministrave dhe drejtorëve, si dhe për largimin e tyre nga problemet dhe nevojat e përditshme të qytetarëve.

Advertisement

Ai porositi se i evidenton me kujdes të gjitha devijimet, se do të ketë ndryshime dhe se nuk do të tolerojë dehjen nga privilegjet që ofron pushteti.

Po ashtu, Mickoski theksoi se Qeveria është zgjedhur për t’i shërbyer popullit dhe jo për të shijuar privilegjet e pushtetit, duke shtuar se çdo funksionar duhet të jetë i qasshëm, i përkushtuar dhe vazhdimisht pranë qytetarëve.

Ai nënvizoi se nuk do të tolerojë papërgjegjshmëri, neglizhencë dhe shmangie nga parimet mbi të cilat bazohet puna e Qeverisë, pavarësisht funksionit që ushtron dikush. Kryeministri gjithashtu deklaroi se nuk pranon arsyetime për mosrealizimin e obligimeve dhe vlerëson se kushdo që nuk mund t’u përgjigjet sfidave duhet ta rishqyrtojë me ndershmëri vendin e tij në ekip.

Continue Reading

Më të lexuarat