Connect with us

Lajme nga vendi

Maqedoni, këtë vit nga skanimi i llogarive fiskale do të mund të merrni 2100 denarë

Published

on

Nga ky vit rimbursimi i tatimit mbi vlerën e shtuar nga llogaritë fiskale do të rritet në 2.100 denarë në vend të 1.800 denarë.

Zgjidhja e propozuar ligjore është në procedurë parlamentare dhe është vendosur si pika e gjashtë e seancës së sotme plenare të 99-të. Ligji nxirret pas procedurës së shkurtuar.

E drejta e rimbursimit të TVSH-së ushtrohet për çdo tremujor kalendarik në të cilin lëshohet fatura fiskale.

Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria më 27 dhjetor 2022 përcaktoi tekstin e Projektligjit që rrit shumën maksimale të rimbursimit të TVSH-së që mund të marrë një person fizik duke skanuar llogaritë fiskale për një tremujor.

Advertisement

Lajme nga vendi

9.000 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm kanë kërkuar të votojnë nga shtëpia

Published

on

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme pranoi një pjesë të ankesave për të drejtën personale të votimit nga persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, të cilëve më herët nuk u ishte lejuar të votojnë në kushte shtëpie, përcjell Tv21. Personat, ankesat e të cilëve janë pranuar, do të duhet ta kenë me vete vendimin e lëshuar nga KSHZ gjatë votimit, pasi që ata nuk figurojnë në Listën Zgjedhore dhe as në pajisjet për identifikim biometrik.

Janë paraqitur rreth 9000 kërkesa për votim në kushte shtëpie, ndërsa afati për dorëzimin e ankesave përfundoi mbrëmë në mesnatë. Nuk do të votohet për tetë persona nga Shtëpia e të Moshuarve “Aria”, e cila është mbyllur me vendim të Ministrisë për Politikë Sociale.

Continue Reading

Lajme nga vendi

E pagoi pagesën rrugore me euro të falsifikuara, arrestohet 28-vjeçari

Published

on

Me datë 14.10.2025, në orën 16:50, në pikëpagesën rrugore “Petrovec” në Shkup, nëpunësit policorë kanë ndaluar M.A. (28) nga Bosnja dhe Hercegovina për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 268 të Kodit Penal. Në të vërtetë, ai në pikë pagesën rrugore ka kaluar me mjet trasnportues me targa kombëtare boshnjake dhe në këtë rast ka paguar me kartëmonedhë prej 10 euro për të cilën i punësuari ka dyshuar se është e falsifikuar.
Kartmonedha është sekuestruar për veprime të mëtejshme. Ai po mbahet në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëtim përkatës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sulmoi mjekun që përpiqej t’i jepte ndihmë mjekësore dhe policin, arrestohet 28 vjeçari

Published

on

Më 14.10.2025 në orën 16:00, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.M.(28) nga f. Çellopek.

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, ai në Spitalin Klinik në Tetovës ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj personelit dhe kishte sulmuar fizikisht L.A.(31) nga f. Zhelinë, mjek në spital, ndërsa ai po përpiqej t’i jepte ndihmë mjekësore. Gjithashtu, pas arritjes së zyrtarëve policorë, M.M. ishte sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj tyre dhe kishte sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i ngritet kallëzim përkatës.

Continue Reading

Më të lexuarat