Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë deri në mesatare nga pjesa juglindore.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 9, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 8 deri në 14 gradë celsius.
Në ditët në vazhdim moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje të shiut.
Lajme nga vendi
Bilall Kasami: Për Tetovën e rinisë, për Tetovën e shpresës, për Tetovën që e duam të gjithë
Më 2 nëntor, vendosim bashkë për rrugën që kemi nisur. Për Tetovën e rinisë, për Tetovën e shpresës, për Tetovën që e duam të gjithë.
Lajme nga vendi
Spekulimet për koalicion me Ramiz Merkon, Mickoski: Tamam puna, janë të pavërteta!
Kryeministri Hristijan Mikcoski ka hedhur poshtë të gjitha shkrimet nëpër portale, për gjoja koalicion me Ramiz Merkon, përcjell TV21. Mickoski tha se këto publikime po bëhen pasi qendra të caktuara janë të zhgënjyer që Merko nuk i ka dhënë mbështetje BDI-së në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Strugë.
“Shikoni, po këtu është portali. Po, janë portale që supozoj që janë të financuara nga një qendër e njëjtë që tani është e zhgënjyer sepse Ramiz Merko nuk e mbështet BDI-në në raundin e dytë, dhe supozoj që tani për të bërë rëndesë të kundërt, si të bëjnë sensacion që ta fundosin atë lajm, nxjerrin në opinion një të pavërtetë. Mendoj, tamam puna, shikoni njerëz, shumë herë në të kaluarën e kemi thënë qëndrimin tonë për Ramiz Merkon, kështu që ja, po e lë në këtë mënyrë të krijojnë sensacion, absolutisht e pavërtetë!”, tha Mickoski.
Lajme nga vendi
Janevska: Cilësia në arsimin e lartë nuk është vetëm për shkak të Listës së Shangait, por për t’i ndihmuar shtetit
Është e rëndësishme të flasim për cilësinë e arsimit tonë të lartë, por edhe të ndërmarrim veprime konkrete për përmirësimin e tij të vazhdueshëm, harmonizimin me standardet evropiane dhe përafrimin me nevojat reale të tregut të punës dhe të shoqërisë në tërësi, theksoi ministrja Vesna Janevska në fjalimin e saj në Forumin e Parë Vjetor për Cilësinë në Arsimin e Lartë, organizuar nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Në kohë sfidash ekonomike, teknologjike dhe shoqërore, nevojiten universitete që, krahas dijes dhe aftësive, i përgatisin studentët për të punuar në kushte të konkurrencës globale dhe ndryshimeve të shpeshta. Janevska potencoi se kjo Qeveri është e vetëdijshme për domosdoshmërinë e reformimit të nivelit më të lartë të arsimit dhe për këtë arsye po ndërmerr masa dhe aktivitete konkrete të drejtuara drejt ndryshimeve sistematike.
„Po punojmë në mënyrë aktive në përgatitjen e zgjidhjeve të reja ligjore për arsimin e lartë dhe për veprimtarinë kërkimore- shkencor. Ligjet, më vete, nuk mund ta çojnë universitetin më lart në Listën e Shangait, por nëse bashkësia akademike përfshihet së pari në miratimin e tyre dhe më pas i respekton, do të jemi në gjendje të ndërtojmë arsim të lartë me cilësi më të lartë“, theksoi ministrja Janevska.
Në fjalimin e saj, Janevska theksoi hapat konkretë që po i ndërmerr Ministria e Arsimit dhe Shkencës për përmirësimin e produktivitetit shkencor dhe integrimin e komunitetit akademik maqedonas në hapësirën kërkimore globale.
Bazat e të dhënave shkencore Web of Science dhe Scopus janë në dispozicion falas për profesorët, shkencëtarët dhe studentët në universitetet publike këtë vit. Buxheti për shkencën është rritur nga 380 në 680 milionë denarë dhe këtë vit, për herë të parë në shumë vite, u dhanë 374 milionë denarë përmes tre thirrjeve për projekte shkencore dhe kërkimore në institucionet publike të arsimit të lartë dhe shkencore, ASHAM dhe komunitetin e biznesit. Stafi akademik është shumë i respektuar, ndërsa pagat e profesorëve universitarë janë rritur me 14% që nga janari.
Zgjerimi i hapësirës akademike solli sasi, por jo cilësi. Realizuam kontrolle serioze në institucionet e arsimit të lartë dhe shkencore, dhe rezultati është: 14 institute shkencore private dhe 1 fakultet privat u mbyllën, për shkak të parregullsive në punën e tyre dhe mosveprimit ndaj vërejtjeve të bëra nga Inspektorati i Arsimit dhe MASH-i.
Kjo nuk është fushatë, por do të jetë aktivitet i vazhdueshëm,” sqaroi ministrja Janevska, duke shtuar se do të pasojë reforma e Agjencisë për Cilësinë e Arsimit të Lartë, si dhe krijimi i parkut të parë shtetëror shkencor-teknologjik në Maqedoni.
Ne po punojmë, por Qeveria dhe Ministria nuk mund vetëm të ndërtojnë sistem arsimor që të jetë cilësor, i njohur dhe i dëshiruar. Nevojitet vendosmëri dhe inovacion që do ta tregojnë universitetet, ndërsa ne do të jemi mbështetës dhe partner i fuqishëm,” tha Janevska, duke bërë thirrje ndaj të gjithë universiteteve që të përshpejtojnë reformat, duke filluar me modernizimin e programeve studimore, lidhjen me universitete të tjera, zhvillimin e programeve të përbashkëta dhe diplomave të dyfishta, me qëllim që studentët të fitojnë perspektiva globale.

