Lajme nga vendi
Shaqiri: Nuk është e lehtë të merret vendim për mësim të plotë online, disa shkolla nuk marrin kërcënime
Ministria e Arsimit së bashku me institucionet e tjera po analizon raportimet e fundit masive për bomba në shkolla dhe problemet me platformën e mësimdhënies online për të dhënë rekomandime të reja, transmeton Portalb.mk.
Ministri Jeton Shaqiri thotë se është duke u shqyrtuar mundësia që mësimi të kalojë tërësisht online, por një vendim i tillë është vështirë të merret.
“Nuk nxitojmë ta marrim këtë vendim. Nuk është një vendim i lehtë, do të duhet të përfshihen edhe shkollat fillore. Disa nga shkollat nuk kanë e-mail, por marrin kërcënime, e-mail-et u dërgohen në një grup te të gjithë dhe sipas të dhënave të marra nga MPB ka reagim edhe në shkollat të cilar nuk e kanë hapur e-mailin. Prandaj them se vendimi për mësim të plotë online nuk është i lehtë për momentin pasi nuk dihet se çfarë pasojash do të ketë në qytetet e tjera dhe në shkollat e tjera fillore. Nëse ky është qëllimi i atyre që raportojnë bombat, nuk mendoj se do të merret kaq lehtë një vendim i tillë”, tha ministri Shaqiri.
Ai shpjegoi se bashkë me institucionet e sigurisë po shqyrtojnë komunikimin elektronik veç e veç sepse emailet nuk janë komunikim ligjor dhe i detyrueshëm me institucionet, por për ta konfirmuar këtë duhet të deklarohen organet e sigurisë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës disa ditë më par rekomandoi që shkollat kur marrin kërcënim për bombë të organizojnë mësime online në vend që të pezullojnë plotësisht mësimin për atë ditë.
Për të mos humbur mësimet, nxënësit duhet të hyjnë online për një orë, për aq kohë sa duhet të kthehen në shtëpitë e tyre, për të ndjekur mësimin.
Nga 26 tetori i vitit 2022 në Shkup dhe disa qytete të RMV-së, disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave, por më pas edhe të institucioneve, qendrave tregtare, aeroporteve, është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Deri tani, të gjitha denoncimet kanë rezultuar të jenë të rrejshme. MPB, vazhdon të deklarojë se po punon në zbardhjen e tyre, por deri më tani nuk dihet se prej ku vijnë këto kërcënime.
Ekspertët vlerësojnë se alarmet e deritanishme për bomba vijnë prej Rusisë, ndërkaq, qëllimi është që të ndjellin frikë te qytetarët në kontekst të luftës në Ukrainë dhe ankthit për një konflikt në veri të Kosovës.
Lajme nga vendi
„Tranzicioni i drejtë do të ketë sukses vetëm nëse e udhëheqim së bashku me punëtorët, komunat dhe komunitetet” – Bozhinovska në Ngjarjen Kombëtare për Këshillat Lokale Ekonomiko – Socialë
Мinistria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, mori pjesë në Ngjarjen Kombëtare për rrjetëzimin e Këshillave Lokale Ekonomiko – Socialë, ku edhe një herë e konfirmoi përkushtimin e fuqishëm të Ministrisë për të punuar hapur, një bashkëpunim dhe dialog të drejtëpërdrejtë me të gjitha palët e përfshira.
„ Tranzicioni duhet të sjellë jetë më të mirë për të gjithë ne. Dhe kjo është mundur vetëm nëse jemi të hapur, të qasshëm dhe nëse punojmë së bashku. Ministria është partner për çdo komunë, çdo organizatë, çdo punëtor dhe çdo kompani që sjell iniciativën. Mund të na drejtoheni në çdo moment”, deklaroi ministrja Bozhinovska.
Këshillat Lokale Ekonomiko – Socialë janë platformë që i bashkon komunat, sindikatat, komunitetin e biznesit, organizatat qytetare dhe instuticionet në procesin e tranzacionit të drejtë energjetik.
„Nëse nuk punojmë së bashku, nëse punëtorët, komunat, biznesi lokal dhe organizatat qytetare nuk janë në proces – atëher procesi nuk do të ketë sukses. Shumë e thjeshtë”, theksoi Bozhinovska.
Bozhinovska iu referua edhe Platformës Investuese për Tranzicionin e Drejtë Energjetik, e cila tashmë funksionon dhe krijon mundësi për financimin e projekteve lokale:
„Me këtë hapet hapësirë reale për investime që do të çojnë tranzicionin përpara. Por duhet që të gjithë faktorët e përfshirë, veçanërisht komunat, të jenë më përgjegjës, të ofrojnë projekte reale dhe të qëndrueshme në mënyrë që t’i përdorim fondet në mënyrë efkase. Detyra jonë është të sigurojmë drejtim të qartë politik, koordinim mes institucioneve dhe mbështetje për projektet cilësore lokale. Ne nuk duam tranzicion vetëm në letër. Dua që çdo komunë të ketë mundësi të zhvillojë projekt, dhe çdo komunitet të ndiejë se ky është një proces që krijon vlerë – jo frikë. Prandaj jemi këtu, prandaj jemi të hapur”, shtoi Bozhinovska..“
Мinistria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale mbetet plotësisht e përkushtuar në mbështetjen e proceseve lokale, zhvillimin e vendeve të gjelbrta të punës, industrive të reja dhe kushteve të qëndrueshme për rritje ekonomike në të gjitha rajonet.
Lajme nga vendi
Hapet tuneli hekurudhor i 14-të, në linjën Beljakovc – Kriva Pallankë
Këtë mëngjes hapëm tunelin e parafundit, nga gjithsej 15, në seksionin hekurudhor nga Beljakovc në Kriva Pallankë. Kjo është pjesa e dytë e ndërtimit të hekurudhës për në Bullgari, shkruan drejtori i Hekurudhave te Maqedonise.
Drejtori Sinisha Ivanovski, postoi një video në profilin e tij në Facebook nga hapja e tunelit të 14-të në seksionin hekurudhor Beljakovc – Kriva Pallankë, i cili është në ndërtim e sipër.
“Është mirë kur ka dritë në fund të tunelit. Herët këtë mëngjes hapëm tunelin e parafundit nga gjithsej 15, në seksionin hekurudhor nga Beljakovc-Kriva Pallankë. Kjo është pjesa e dytë e ndërtimit të hekurudhës për në Bullgari”, ka shkruar zoti Ivanovski.
Ndërtimi i kësaj rruge është i mbushur me sfida, një nga më të mëdhatëështë shpimi dhe ndërtimi i tuneleve.
“Progresi i ndërtimit të të gjithë projektit nuk është në nivelin e dëshiruar, por do të doja të përgëzoja kontraktorin për suksesin e tyre në ndërtimin e tuneleve. Besoj se edhe në segmentet e tjera të ndërtimit, ata do të fillojnë të shënojnë sukses shumë shpejt që nga sot”, ka shkruar drejtori I Hekurudhave te Maqedonise Sinisha Ivanovski.
Lajme nga vendi
Apel për ndihmë Zenun Hysa, një 28-vjeçar nga Kaçaniku i Kosovës, po përballet me një betejë të vështirë shëndetësore
Zenun Hysa nga fshati Stagovë i komunës së Kaçanikut është duke përjetuar vështirësi të mëdha shëndetësore si pasojë e epilepsisë, nga e cila vuan prej një kohe të gjatë.
Gjendja e tij po e bën jetën gjithnjë e më të vështirë dhe po kërkon mbështetje urgjente.
Logaria bankare: Raiffeisen Bank – 1504001008528570
Ju falënderon familja Hysa
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 month agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë 23 komuna përfundon numërimi i votave për asamble

