Connect with us

Lajme nga vendi

ITSHKSH-së i shtohen edhe gjashtë Departamente rajonale të trashëgimisë kulturore

Published

on

Drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, është shprehur i kënaqur , pasi që përpos gjashtë departamente rajonale të trashëgimisë kulturore, në kuadër të ITSHKSH-së në të ardhmen do të funksionojnë edhe Departamenti i Mërgatës si dhe Qendra multimediale dhe dokumentare

Shkup, 21 mars, 2023 – Sot në mbledhjen e Qeverisë së MV ka kaluar propozim-projekti i ITSHKSH për formimin e gjashtë departamenteve rajonale të Trashëgimisë kulturore shqiptare. Gjithashtu janë miratuar edhe propozim-projektet për formimin e Departamentit të Mërgatës dhe Qendrës multimediale dhe dokumentare në kuadër të ITSHKSH.

Drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, është shprehur i kënaqur, duke falënderuar me këtë rast liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, për mbështetjen e pa rezervë të këtyre projekteve, ZvKryeministrin e parë, Artan Grubin, për menaxhimin dhe bashkërendimin e procesit dhe Jeton Shaqirin, ministër i Arsimit dhe Shkencës, për finalizimin e implementimit institucional të këtyre propozim-ideve.

“Ky është kurorëzim i një pune shumëvjeçare që ka për qëllim rrumbullakimin dhe plotësimin e kuadrit ligjor për një veprimtari më të gjerë kërkimore-shkencore në terren dhe përgatitje e një faze të re të punës sonë që si objektiv kryesor do të ketë zgjerimin e fushëveprimit tonë gjithkund ku ndodhet trashëgimia jonë shpirtërore e kulturore. Në
të ardhmen presim që me ekipimin e kuadrit të specializuar të zhvillojmë një sërë projektesh që përpos karakterit shkencor, do të kenë edhe karakter edukativ e njohës për gjeneratat e reja, të cilat duhet të jenë në korrent me historinë dhe trashëgiminë kulturore në trevat ku ata banojnë”, dekaroi Asani.

Me vendimin e sotëm të Qeverisë, ITSHKSH-së do t’i shtohen gjashtë departamente rajonale të trashëgimisë kulturore, duke filluar nga Manastiri (Rajoni i Pellagonisë), ku do të ngrihet Departamenti rajonal i trashëgimisë kulturore me emrin “Qiriazët”, pastaj pellgu i Ohrit dhe Strugës – Departamenti rajonal “Dervish Hima”, rajoni i Rekës së Epërme
me qendër në Dibër, që do të mbaj emrin e Josif Bagerit , rajoni i Kërçovës – “Nëna Shqiptare”, rajoni i Pollogut në Tetovë – “Deralla”, si dhe Departamenti rajonal i Kumanovëe -“Jashar Erebara”, që do të përfshijë rajonin e rrafshit të Kumanovës dhe Karadakut.

Advertisement

Secili prej këtyre departameneteve rajonale i ka specifikat e veta dhe jo rastësisht i kanë emërtimet që iu përkasin atyre specifikave. Kështu, bie fjala, në Manastir dihet mirëfilli kontributi historik i familjes Qiriazi dhe për rrjedhojë emri që do të mbaj Departamenti rajonal në këtë qytet ndërlidhet me historinë lavdishme të kësaj familjeje.

Pastaj e kemi rilindësin Dervish Hima nga Ohri, një patriot intelektual që radhitet bashkë me firmëtarët tjerë të Pavarësisë së Shqipërisë, i njohur me penën e tij të spikatur si publicist dhe botues. Dhe jo rastësisht emrin e tij do ta mbajë Departamenti rajonal i Pellgut të Ohrit dhe Strugës.

Vjen pastaj Rajoni i Rekës së Epërmes që do të mbaj emrin e veprimtarit, poetit dhe publicistit Josif Bageri, i cili u angazhua edhe për bashkëpunimin në mes të popujve të Ballkanit në frymën e Rilindjes Evropiane.

Në Kërçovë do ta kemi simbolin e sakrificës shekullore – “Nëna Shqiptare”, një atribut ky që do të arsyetojë fushëveprimin e Departamenti rajonal të trashëgimisë kulturore, duke sublimuar të gjitha virtytet e shenjta të nënës shqiptare, ky burim i pashtershëm frymëzimi
dhe pjellorie ndër shekuj.

Rajoni i Pollogut ka dhënë shumë figura të shquara që i kanë kontribuuar progresit dhe dinjitetit ndër shekuj, andaj është përzgjedhur që Departamenti rajonal i trashëgimisë kulturore që do të mbuloj këtë rajon, me seli në Tetovë, të ketë emrin “Deralla”, një personifikim ky isakrificave dhe aspiratave liridashëse të banorëve të këtij rajoni dhe
më gjerë.

Advertisement

Në janar të vitit 1909, me nismën e atdhetarit dhe publicistit , Jashar Erebara, themelohet “Klubi i Kumanovës”, i cili është cilësuar edhe si vatra e parë e arsimit shqip në këto treva. Me themelimin e këtij klubi dalin në ndritë personalitete dhe ngjarje të tjera që kanë rëndësi historike për trevën shqiptare të Kumanovës. Prandaj edhe Departamenti i
trashëgimisë kulturore të këtij rajoni jo rastësisht do të mbaj emrin e Jashar Erebarës.

Në kuadër të ITSHKSH në të ardhmen do të funksionojnë edhe Departamenti i Mërgatës si dhe Qendra multimediale dhe dokumentare.

Duke themeluar Departamentin e Mërgatës, ITSHKSH synon që të ofroj një shikim të ri sa i përket trajtimit të mërgatës sonë, e cila duhet të jetë më e lidhur me vendlindjen, duke kontribuar kështu në dy plane: në njërën anë, vendlindja përfiton nga përvoja dhe mirëqenia e mërgatës, kurse kjo e fundit përfiton nga vendlindja edukimin dhe traditën.

Ndërkaq Qendra multimediale dhe dokumentare do të jetë një shtyllë ndihmëse e ITSHKSH në dokumentimin dhe arkivimin digjital të trashëgimisë sonë materiale e shpirtërore, një përvojë kjo e njohur e instituteve botërore të cilët kanë edhe produksionet e tyre, shembull ky që do të ndiqet edhe nga ITSHKSH.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Një 83-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 2.000 euro

Published

on

Më 20.08.2025 në orën 12:40 në SPB Tetovë, një banore 83-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 2.000 euro. Sipas denoncimit, personi i është lajmëruar në telefon dhe e ka lajmëruar se vajza e saj kishte shkaktuar aksident trafiku në Shkup në të cilin kishte ndërruar jetë një i mitur dhe nëse nuk do që ajo të shkojë në burg duhet të sjellë para në Shkup. Siç është denoncuar, ajo i ka çuar paratë në vendin e caktuar, ndërsa më vonë pasi është dëgjuar me dhëndrin e saj ka kuptuar se është mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Drejtoria e Farërave dhe Materialit Mbjellës me drejtues të ri – Ali Alili, mbështetje për fermerët

Published

on

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, sot ka pritur në takim drejtorin e ri të Drejtorisë së Farërave dhe Materialit Mbjellës, Ali Alili.

Në një postim publik, Hoxha theksoi se Ali Alili është një profesionist me përvojë të gjatë në sektorin e bujqësisë, i cili është i përkushtuar për t’u shërbyer qytetarëve dhe për të ngritur standardet në këtë fushë kaq të rëndësishme për fermerët dhe prodhuesit bujqësorë.

“Jam i bindur se me angazhimin dhe përkushtimin e tij, do të arrijmë rezultate të prekshme për fermerët dhe prodhuesit bujqësorë,” – u shpreh zëvendësministri Hoxha.

Emërimi i Ali Alilit në krye të kësaj drejtorie shihet si një hap i rëndësishëm për fuqizimin e sektorit të farërave, materialit mbjellës dhe cilësisë së prodhimit bujqësor në vend.

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: Investim historik për Çairin, më në fund do të fillojë puna për zgjerimin e bulevardit “Cvetan Dimov”

Published

on

VLEN më në fund ka siguruar kushte për realizimin e projektit për zgjerimin e bulevardit Cvetan Dimov në Komunën e Çairit. Bashkëpunimi i pushtetit lokal me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut po jep rezultate të rëndësishme, për herë të parë sigurohet një investim serioz dhe i madh për Komunën e Çairit dhe për anën e majtë të Shkupit.

Të gjitha qeveritë e BDI-së, për më shumë se 20 vite, nuk i kanë dhënë Çairit dhe komunave me shumicë shqiptare aq mbështetje sa kjo Qeveri e VLEN-it ka dhënë vetëm për një vit.

Projekti për zgjerimin dhe transformimin e bulevardit Cvetan Dimov, me vlerë prej 10 milionë eurosh, përfaqëson ndërhyrjen më të rëndësishme infrastrukturore në këtë pjesë të kryeqytetit gjatë dekadave të fundit. Me këtë projekt, kërkesat dhe nevojat shumëvjeçare të mbi 100.000 banorëve marrin përgjigje-Çairi dhe lagjet përreth më në fund do të kenë një bulevard modern, të sigurt dhe funksional, të ndërtuar sipas standardeve evropiane. Çairi do të lidhet në mënyrë të sigurt me pjesët tjera të Shkupit.
Ky projekt historik është rezultat i punës së përbashkët të pushtetit lokal dhe Qeverisë së VLEN-it, me një vizion të qartë për zhvillim dhe me qëllim përparimin urban të balancuar të të gjithë qytetit. Çairi nuk është më i lënë pas dore.

Me këtë investim dërgohet një mesazh i qartë: qytetarët e Çairit nuk do të jenë më të harruar. VLEN dëshmon se kur politika është e orientuar drejt qytetarëve, rezultatet janë të dukshme dhe konkrete.

Bulevardi “Cvetan Dimov” do të bëhet simbol i një epoke të re të investimeve urbane-të barabarta për të gjithë qytetarët, pavarësisht në cilën pjesë të Shkupit jetojnë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat