Connect with us

Lajme nga vendi

Sela nga Struga: Në kohë sfidash duhet të sillemi me përgjegjësi nuk është kohë betejash politike për të treguar se kush na qenka më i zoti e kush mbledh më tepër vota

Published

on

Fronti Europian në Strugë: Në kohë sfidash duhet të sillemi me përgjegjësi, fronti jonë shembull për gjithë shqiptarët
Duhet të sillemi me përgjegjësi e të bëhemi bashkë në mënyrë që të jemi më të përgaditur, sepse nuk është kohë betejash politike për të treguar se kush na qenka më i zoti e kush mbledh më tepër vota, por është koha që t’i bashkojmë të gjitha votat bashkërisht, që të jemi të gatshëm t’u bëjmë ballë sfidave ashtu si sfidës të cilën sot kryeministri e përmendi.
Ne jemi bërë bashkë në këto zgjedhje, për shkak se vlerësuam që sfidat të cilat na presin, janë shumë të mëdhaja dhe vetëm bashkërisht mund tu bëjmë ballë. Në takimet më herët e kam biseduar dhe jam munduar ta shpjegoj edhe fenomenin e shembullit që duhet ta marin faktori politik jo vetëm në Maqedoninë Veriore, por edhe jashtë Maqedonisë. Janë momente të vështira politike, janë momente të vështira sa i përket sigurisë së rajonit, por edhe të botës në përgjithësi. Nuk ka ditë në të cilën qytetarët nuk zgjohen me konflikte të armatosura të cilat po ndodhin jo shumë larg nesh. Dhe natyrisht përgjigja më e mirë që ne mund ta bëjmë si shqiptarë është të sillemi me përgjegjësi. Të sillemi me përgjegjësi e të bëhemi bashkë në mënyrë që të jemi më të përgaditur, sepse nuk është kohë betejash politike për të treguar se kush na qenka më i zoti e kush mbledh më tepër vota, por është koha që t’i bashkojmë të gjitha votat bashkërisht, që të jemi të gatshëm t’u bëjmë ballë sfidave ashtu si sfidës sot të cilën kryeministri e përmendi. Kosova përfundimisht bëri një hap përpara drejt anëtarësimit edhe në Këshillin e Europës dhe ky hap përpara ishte edhe falë kontributit të gjitha atyre forcave progresive që i ka vendi pa dallime etnike e sidomos të kontributit të deputetëve në Këshillin e Europës të cilët janë pjesë e Frontit Europian dhe pjesë të mendësisë europiane. Ato që munguan gjoja, ato janë pjesë të mendësisë anti Europë.

Lajme nga vendi

Vëllezërit nga Debreshi dënohen me nga 40 vite burg për vrasjen makabre të Resul Kahremanit

Published

on

Pas më shumë se 10 muaj hetimesh dhe procesi gjyqësor, Gjykata ka shpallur fajtorë tre vëllezërit nga fshati Debresh i Gostivarit për vrasjen brutale të Resul Kahremanit, 35 vjeç. Ata janë dënuar me nga 40 vite burgim secili, që është dënimi maksimal sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut për këtë vepër penale.

Ngjarja ndodhi më 23 korrik 2024, kur sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndaj viktimës u qëllua me armë zjarri nga një veturë tip “Volvo” me targa të Zvicrës, në pronësi të të dyshuarve. Vrasja u raportua në ora 17:15 në SPB Tetovë.

Sipas Policisë, menjëherë pas ngjarjes u arrestua njëri nga autorët, B.B., dhe nga ai u sekuestrua edhe pushka automatike me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Hetimet e mëvonshme vërtetuan përfshirjen edhe të vëllait të tij, J.B., si bashkëkryerës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Prokuroria hap hetim ndaj tre personave për tentativë vrasjeje në Shkup

Published

on

Prokuroria ka hapur hetim ndaj tre personave të cilët dyshohet se kanë dashur të mbysin një person tjetër

“Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore Publike në Shkup lëshoi ​​një Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër tre personave të cilët dyshohen se për kryerjen e veprës penale “tentim vrasje”

dyshuar për tentativë për të kryer një vepër penale si bashkëpunëtorë – Vrasje.

Të dyshuarit, dy vëllezër dhe i njohuri i tyre, me dashje u përpoqën t’i merrnin jetën një personi dhe rrezikuan jetën e dy të tjerëve. Ata e kryen krimin para një klubi fitnesi në Çair, më 1 qershor në mbrëmje.

Incidenti filloi si një grindje verbale në të cilën ata shkëmbyen fyerje dhe sharje, dhe vazhdoi me një përleshje fizike, dhe në një moment i dyshuari i parë nxori një thikë dhe e goditi të dëmtuarin në gju, bark dhe gjoks. Lëndime u shkaktuan edhe dy të dëmtuarve të tjerë të cilët u përpoqën t’i ndanin dhe t’i ndihmonin të plagosurit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Advertisement

Nga atje shtojnë se prokurori publik i paraqiti gjykatësit të procedurës paraprake një propozim për caktimin e paraburgimit për të tre të dyshuarit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sela: Aleanca për Shqiptarët është për 8 njësi zgjedhore!

Published

on

Edhe pse janë në koalicionin Fronti Europian, Aleanca për Shqiptarët e Selës ka një qëndrim krejtësisht të ndryshëm nga ai i BDI-së lidhur me nismën për një njësi zgjedhore. Kryetari i partisë, Ziadin Sela, vazhdon me qëndrimin e tij të mëhershëm se për ata të pranueshme janë vetëm 8 njësi zgjedhore. Një njësi zgjedhore është në dëm të shqiptarëve, tha ai.

“Ne jemi kundër një njësie zgjedhore, jemi për 8 njësi zgjedhore, se është e studiuar dhe do të sillte zhvillim. Jemi kundër një njësie për shkak të rrethanave demografike që kemi, jemi kundër për shkak se asnjë subjekt politik shqiptar nuk ka shtrije në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut dhe si e tillë është e dëmshme dhe vetëm mund të çonte në zvogëlim të numrit të deputetëve shqiptarë. Jemi për lista të hapura. Jemi për diasporën që të votojë me postë prej shtëpisë së tyre atje ku jetojnë dhe ta dërgojnë votën me postë këtu të numërohet”, tha Ziadin Sela

Çështja është biseduar edhe në VLEN, tregoi Billall Kasami, duke shtuar se po shqyrtojnë nëse do ta mbështesin idenë për një, tre ose tetë njësi zgjedhore. Kjo mund të ketë implikime ndëretnike, sepse me një njësi zgjedhore duhet të ketë garanci që nuk do të vijë deri te shtrembërimi i realitetit etnik, tha Kasami.

“Kjo mund të ketë edhe implikime ndëretnike, sepse me një njësi zgjedhore sigurisht që duhet të ketë garanci që në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut do të mund të ruhet vota dhe nuk do të mund të ketë deformime të realitetit etnik të përfaqësimit në Kuvend. Pra duke i marrë parasysh të gjitha këto aspekte. Ne jemi duke ndërtuar qëndrimin tonë se a do të jemi për një njësi zgjedhore, për tre apo për tetë”, deklaroi Bilall Kasami. (Tv21)

Continue Reading

Më të lexuarat