Connect with us

Lajme nga vendi

Stuhia në komunën Likovë la pas kaos

Published

on

Komisioni për vlerësimin e dëmeve nga komuna e Likovës tashmë është në terren mes popullatës, e cila dje ka pësuar dëme nga reshjet intensive të shiut dhe breshërit që ka përfshirë rajonin verilindor të vendit, thanë sot për MIA nga komuna e Likovës.

– Komuna e Likovës është përfshirë nga breshëri dhe shiu intensiv. Mund të themi se janë prekur të gjitha vendbanimet duke filluar nga Llojani deri në Nikushtak. Qytetarët tashmë kanë nisur denoncimin e dëmeve. Nga kultura bujqësore dëmtime ka në plantacione me qepë, perime, patate, misër, elb…, thonë nga komuna e Kumanovës.

Sipas bashkisë, deri më tani nuk raportohet për dëme në infrastrukturë tjetër dhe rrëshqitje dherash në rrugë.

Më herët, banorët e fshatrave të Likovës kanë thënë për MIA-n se ka dëme në plantacione, të mbjella dhe shtëpi, janë dëmtuar panelet diellore dhe veturat.

Lajme nga vendi

Privohet nga liria një 44-vjeçar nga Gostivari tentoi t’i sulmojë gruan dhe vajzën e tij

Published

on

Më 09.02.2026 në ora 02:15, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria një burrë 44-vjeçar nga Gostivari. paraprakisht, në ora 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se ai ka tentuar t’i sulmojë atë dhe vajzën e tyre. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Në vendbanimin Hanet e Mavrovës gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë

Published

on

Më 08.02.2026 në ora 20:00, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, punonjës policie nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personat G.D. (28) dhe D.A. (28) nga Shkupi, të cilët po transportoheshin me automjetin pasagjerë „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D.. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Incident në një bastore në Tetovë: kërcënohet punonjësja dhe thyhet xhami i pultit

Published

on

Më 08.02.2026 në ora 20:15, në SPB Tetovë, A.M. (31) nga fshati Bellovisht, e punësuar në një bastore sportive në Tetovë, ka raportuar se personi B.B. (65) nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar punonjësen, pas së cilës ka thyer xhamin e pultit.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat