Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: Kalojmë në vepra – 100 milionë euro për zhvillim të komunave

Published

on

Koalcioni VLEN përmes një reagimi me shkrim, ka akuzuar BDI-në se po e mashtron çdo ditë opinionin me shpifje dhe të pavërteta kundër punës së partive shqiptare në pushtet.

Partneri shqiptar në Qeveri, në komunikatë thotë se, po angazhohet për të  realizuar shumë projekte konkrete dhe zhvillim të qëndrueshëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e VLEN-it

Derisa Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim (BJD) – BDI vazhdon të zhytet në gënjeshtra dhe manipulime të përditshme, koalicioni VLEN, brenda Qeverisë, merr përgjegjësinë për të sjellë projekte konkrete dhe zhvillim të qëndrueshëm për shqiptarët në vend.

“Pas investimit historik prej 34.5 milionë eurosh për kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”, tani është shpallur thirrja publike prej 100 milionë eurove, nga të cilat një pjesë e konsiderueshme do të fokusohet në investime për përmirësimin e infrastrukturës në zonat
shqiptare.
Sundimi 22 vjeçar i BDI-së ka lënë pas vetes shkatërrim, ndërsa problemet që ende pengojnë qytetarët të zhvillojnë një jetë normale janë të pafundme. Për këtë arsye, koalicioni VLEN, përmes thirrjes publike prej 100 milionë euro, ka për qëllim të sigurojë zhvillim të drejtë dhe rajonal, duke zgjidhur një herë e përgjithmonë sfidat infrastrukturore
që bllokojnë përparimin. Ky program ndërhyrës nuk është vetëm një premtim – është një përgjigje konkrete për problemet thelbësore të qytetarëve tanë dhe hap një rrugë për një të ardhme më të ndritur dhe më të parashikueshme për të gjithë.
Derisa BDI vazhdon të krenohet me patriotizëm të rremë dhe të shmangë përgjegjësinë për korrupsionin e saj të madh, VLEN është këtu për të realizuar atë që ata kurrë nuk e bënë: decentralizimin e vërtetë.
Ne jemi këtu për të realizuar punë të vërtetë për mirëqenien e qytetarëve! Kalojmë në vepra: realizimi i programit të parë buxhetor prej 100 milionë euro për komunat do të fillojë deri në fund të vitit 2024. Kryetarët e BDI-së mund të konkurrojnë me projekte, dhe ne nga VLEN nuk do t’i diskriminojmë. Jemi të gatshëm ta kryejmë edhe punën e tyre./ina/

Advertisement

Lajme nga vendi

Mickoski: Çdonjëri që ka pasur lidhje me rastin në Koçan duhet të del para faqes së drejtësisë

Published

on

“Çdonjëri, i cili në çfarëdo lloj mënyre dhe në çfarëdo lloj forme ka lidhje me rastin në Koçan duhet të nxirre para faqes së drejtësisë”, theksoi sot kryeministri Hristian Mickoski pas mbikëqyrjes së realizuar të aktiviteteve ndërtimore në rrugën “8 Shtatori” në Gradsko.

I pyetur për koment për storjen e re të IRL-së, në të cilën thuhet se ka përfshirje të inspektorëve tatimorë në rastin Koçan, ndërsa nuk ishin përfshirë me aktakuzën, ai theksoi se rastin e udhëheq prokuroria, gjegjësisht prokurori shtetëror publike Ljupço Kocevski.
“E keni parë edhe ju në periudhën e kaluar, rreth 12 prokurorë punuan në këtë rast. Nëse pyetja është nëse jam i kënaqur me punën e Prokurorisë, përgjigjja ime do të jetë se nuk jam i kënaqur. Pikërisht kjo ishte arsyeja pse e mbështetëm shkarkimin e Kocevskit në parlament, ndërsa pse LSDM dhe BDI nuk e mbështetën shkarkimin e Kocevskit është një pyetje tjetër”, deklaroi Mickoski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gjatë javë priten reshje bore në viset malore në Maqedoni

Published

on

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se pritet mot i ndryshueshëm me reshje të shpeshta lokale shiu, përcjell TV21. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Sipas DPHM, në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

“Nesër moti do të mbetet stabil. Nga pasditja e së mërkurës deri të premten, nën ndikimin e një vale të re të lagësht do të ketë reshje shiu, më të bollshme (mbi 30 l/m²). Për shkak të depërtimit të një mase më të ftohtë ajri nga veriu dhe erës së përforcuar veriore, të enjten dhe të premten në male do të ketë kushte që reshjet e shiut të kalojnë në borë të përkohshme. Temperatura do të bjerë ndjeshëm. Gjatë ditëve të fundjavës pritet stabilizim i motit dhe rritje e ngadalshme e temperaturave ditore”, thonë nga DPHM.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Linjë e re ajrore nga Shkupi drejt Gjermanisë, tre herë në javë do të ketë fluturim drejt Shtutgartit

Published

on

Me fluturimin e parë që u nis sot në orën 06:25 nga Shkupi drejt Shtutgartit, kompania “Wizz Air” ka hapur një linjë dhe destinacion të ri nga kryeqyteti i Maqedonisë drejt Gjermanisë, njofton TAV Maqedonia.

Kompania do të operojë fluturime nga Shkupi për në Shtutgart 3 herë në javë, çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte. Gjatë orarit veror të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, deri më 24 tetor, orari i nisjes është:

E hënë dhe e premte: 06:25 nga Shkupi, me mbërritje në Shtutgart në 11:10 sipas orës lokale.
E mërkurë: nisja në 06:30 nga Shkupi, me mbërritje në 11:10 sipas orës lokale.
Gjatë sezonit dimëror, fluturimet do të jenë gjithashtu të hënave, të mërkurave dhe të premteve, me të njëjtat orare nisjeje dhe mbërritjeje, respektivisht 06:30 dhe 11:30 sipas orës lokale.

Me shtimin e Shtutgartit në hartën e destinacioneve nga Aeroporti i Shkupit, “Wizz Air” ka tashmë 9 linja drejt 9 qyteteve në Gjermani: Shtutgart, Berlin, Dortmund, Baden-Baden, Friedrichshafen, Hamburg, Frankfurt-Hahn, Mynih-Memingen dhe Nuremberg.

Kjo linjë është pjesë e marrëveshjes së kompanisë me Qeverinë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat