Lajme nga vendi
Mexhiti do ta hapë Punëtorinë për mjedis jetësor dhe aksion klimatik
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot në Shkup do të bën hapjen e punimeve të Punëtorisë për mjedisin jetësor dhe aksionin klimatik që realizohet në kuadër të Projektit ‘IPA-Twinning’ me Bashkimin Evropian.
“Projektin do ta zbatojë Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qendra për ndërmjetësim ekonomik dhe të drejtën evropiane, ndërsa ka për qëllim forcimin e kapaciteteve tona për të zbatuar më mirë ligjet në fushën e ndotjes industriale”, bëhet e ditur në kumtesën e MMJPH.
Lajme nga vendi
NEZIRI: “KORRIDORI 8” DHE STUDENTËT SHQIPTARË NUK MUND TË NDALEN
Analisti dhe njohësi i mirë i çështjeve politike në vend, Xhelal Neziri thotë se Maqedonia e Veriut nuk mundet aq lehtë të vendosë për ndryshimin e trasesë së Korridorit 8, pasi që ai është interes më i madh se individual apo partiak. Sipas Nezirit, përfundimi i punimeve nga ana e Shqipërisë deri në kufi, e detyron Maqedoninë e Veriut që ta lidh Korridorin 8 me shtetin fqinj.
Nga ana tjetër, sa i përket politizimit jashtë mase të çështjes së provimit të Jurisprudencës, Neziri thotë se praktika e mos zbatimit të ligjit nga ana e Ministrit të Drejtësisë, Filkov është një dukuri jo e mirë pasi që shkakton nxitje edhe te funksionarët tjerë shtetërorë për mos zbatim të ligjit. Neziri thotë se zgjidhja është e qartë, vetëm duhet të respektohet ligji, sepse që sipas tij, studentët mund t’i nënshtrohen provimit të jurispudencës në gjuhën shqipe pasi që këtë e garanton kushtetuta.
Qëndrimet e Xhelal Nezirit theksojnë rëndësinë e respektimit të interesave strategjike dhe ligjit në Maqedoninë e Veriut. Ai argumenton se Korridori 8 është një projekt me rëndësi të madhe shtetërore dhe rajonale, i cili nuk duhet të ndikohet nga interesa të ngushta politike, sidomos duke pasur parasysh përparimin e Shqipërisë në këtë drejtim. Në të njëjtën kohë, ai kritikon politizimin e çështjes së provimit të jurisprudencës dhe moszbatimin e ligjit nga institucionet, duke theksuar se respektimi i ligjit dhe i të drejtave kushtetuese, përfshirë përdorimin e gjuhës shqipe, është thelbësor për funksionimin e drejtë të shtetit dhe për besimin e qytetarëve në institucionet publike.
Lajme nga vendi
RRUGËT E PA PËRFUNDUARA, KOMUNA E TETOVËS PREMTON ZGJIDHJE TË SHPEJTË
U filluan në kohë të fushatës zgjedhore por ende nuk kanë përfunduar. Rruga kryesore në fshatin Xhepçisht dhe rruga e shtipit në Tetovë ende nuk janë asfaltuar. Edhe pse punimet kanë filluar para 4 muajsh, kalimi në këto rrugë vazhdon të jetë jo i lehtë, sidomos për banorët që jetojnë në këto lagje e që këto rrugë duhet t’i kalojnë disa herë në ditë.
“ Duhet mirë të bëhët shumë kohë, po kanë problem banorët.”
“Me të drejtë duhet të punojmë në shumë se i shohë këtu dy veta punojnë, unë jam shofer autobusi dhe punoj në Gjermani the kur bllokohet rruga edhe bëhet shumë shpejtë , ama këtu me dy puntor edhe me një bager sdi si do bëhet rruga mund të shkoj edhe një vit, dy vite mjerët ne që heqim.”
“ rruga ka fillu para zgjedhjeve , edhe si filloj dimri u ndalën edhe tash kanë filluar të punojnë.”
“ nuk është shumë kohë, Katër muaj ka ? po ka katër muaj aty dikund.”
Nga komuna e Tetovës thonë se në Xhepçisht presin që banorët të lidhen me sistemin e ujit dhe kanalizimit, ndërsa për në rrugën e shtpit thonë se po presin dislokimin e shtyllave elektrike nga ana e EVN-së.
Besarta Ramadani – zëdhënëse e komunës Tetovës
“ Tek rruga në fshatin Xhepçisht janë duke u përfunduar kyçjet nga ana e banorëve në ujësjellësin dhe kanalizimin, po ashtu janë duke u vendosur edhe anësoret në rrugë, me përfundimin e këtyre punëve do të filloj edhe asfaltimi i rrugës. Ndërsa në rrugën e shtipit janë bërë disa dislokime të shtyllave të vjetra nga ana EVN-së dhe është ka fundi dhe në momentin që do përfundojnë këta punë do filloj edhe asfaltimi rrugës.”
Në kohë të fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale u filluan shumë rrugë. Disa përfunduan para zgjedhjeve, disa menjëherë pas por ka edhe rrugë të tjera që e kanë fatin e njejtë me rrugën kryesore të fshatit Xhepçisht dhe me rrugën e Shtipit, që ende janë të papërfunduara.
Lajme nga vendi
Hoxha: Regjistër digjital i ndotësve, për më shumë transparencë, përgjegjësi dhe besim
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha njofton se përgatitjet për Ligjin e ri për kontrollë të emisioneve industriale, i cili pritet të hyjë në fuqi në vitin 2027, po zhvillohen paralelisht me forcimin e kontrolleve dhe kapaciteteve të laboratorit shtetëror.
Ai tha se në në këtë drejtim, u paralajmërua një debat publik për lejen e re të USJE-së, ndërsa tashmë po organizohen takime me operatorët që kanë leje të integruar A, për përshtatje më të shpejtë me rregullat e reja.
“Theks i veçantë iu kushtua përgatitjeve për krijimin e platformës digjitale – Regjistri i ndotësve, si një mekanizëm kyç për rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë. Sipas Hoxhës, përmes mbledhjes sistematike dhe publikimit të të dhënave për emisionet, mbeturinat dhe përdorimin e burimeve, regjistri do të sigurojë informacione të besueshme dhe të krahasueshme, duke krijuar një presion konstruktiv për respektimin e standardeve. Njëkohësisht, institucionet japin shembull përmes projekteve aktuale për zëvendësimin e sistemeve të ngrohjes në objektet publike.
Sa i përket masave qeveritare për amvisëritë, Ministria e Energjetikës aktualisht po shpërndan vauçerë për inverterë, me ç’rast mbi 4000 familje do të përdorin mënyrë më ekologjike të ngrohjes”, thuhet në njoftim.
Ministri Hoxha informoi se transparenca po forcohet edhe përmes debateve publike për shpalljen e Kënetës së Belçishtës si zonë e mbrojtur, si dhe për Ligjin për natyrën në muajin prill, që tashmë është në proces. Hoxha theksoi se zgjidhjet ligjore për Kënetën e Studençishtës dhe Liqenin e Ohrit së shpejti do të hyjnë në procedurë qeveritare.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni5 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota5 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

