Connect with us

Lajme nga vendi

ANALIZË: Buxheti i RMV-së në 2025, cila ministri sa para do të marrë për investime kapitale?

Published

on

Vitin e ardhshëm paratë nga kredia hungareze të destinuara për komunat do të shpërndahen nëpërmjet disa ministrive, kurse shumat më të larta do të kalojnë përmes Ministrisë së Transportit dhe Ministrisë së Financave – funksionet e shtetit. Shpenzimet kapitale në vitin e ri buxhetor 2025 do të arrijnë në rreth 820 milionë euro, shkruan analiza ekonomike javore e Portalb.mk.

Renditja e shumave për investime publike…

Buxheti për shpenzime kapitale i Ministrisë së Transportit vitin e ardhshëm do të arrijë në pothuajse 248,2 milionë euro, shumë kjo historikisht më e larta. Nga kjo shumë, 130 milionë euro do të jenë për infrastrukturën rrugore, 45,3 milionë euro për projektet e infrastrukturës në komuna dhe 25,8 milionë euro për investime në infrastrukturën hekurudhore. Ministria e Mbrojtjes vitin e ardhshëm do të ketë në dispozicion 140 milionë euro për investime kapitale me qëllim të modernizimit të mbrojtjes, ndërtimit dhe rikonstruksionit të objekteve dhe integrimit në NATO.

Në vitin 2025, zëri i shpenzimeve kapitale të Ministrisë së Financave – funksionet e shtetit do të jetë 93,6 milionë euro, prej të cilave 45,6 milionë euro është shuma e dedikuar për projekte infrastrukturore për komunat.

Për reformat në polici dhe për rikonstruksionin dhe pajisjen e ndërtesave, Ministria e Punëve të Brendshme do të marrë pothuajse prej 33 milionë euro. Ministria e Arsimit vitin e ardhshëm do të ketë në dispozicion 25,9 milionë euro për investime kapitale dhe pjesa më e madhe e kësaj shume do të dedikohet për ndërtimin dhe rikonstruksionin e shkollave, sallave sportive, konvikteve shkollore dhe studentore, por 3,2 milionë euro do të dedikohen edhe për projekte infrastrukturore në komuna, si dhe 7,4 milionë euro për “ndihmë gjatë tranzicionit”

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ministria e Mjedisit Jetësor vitin e ardhshëm për investime publike do të marrë 8 milionë euro, kurse Ministria e Sportit, për objekte sportive dhe projekte infrastrukturore në komuna do të marrë 6,2 milionë euro.

Buxheti për zhvillim i Ministrisë së Bujqësisë vitin e ardhshëm parashikohet të jetë 5,1 milionë euro dhe paratë do të ndahen për hidrosistemet dhe programet e ujitjes. Ministria e Shëndetësisë përmes pjesës zhvillimore të buxhetit vitin e ardhshëm do të përfitojë 4,3 milionë euro, pjesa më e madhe e të cilave për rikonstruksionin dhe zgjerimin e objekteve shëndetësore. 244.000 euro janë planifikuar për Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës, kurse 366.000 euro për Qendrën e re Klinike në Shkup dhe Shtip.

Advertisement

Ministria e Politikës Sociale dhe Demografisë e cila normalisht ka një buxhet të madh për shkak të realizimit të të drejtave sociale të qytetarëve, në vitin 2025 do të ketë gati 2,5 milionë euro për shpenzime kapitale, shumë që është planifikuar kryesisht për ndërtimin, rikonstruksionin dhe pajisjen e objekteve për mbrojtjen e fëmijëve dhe mbrojtjen sociale dhe për shtëpitë e të moshuarve.

Ministria e Energjisë për shpenzime kapitale do të ketë në dispozicion 1,7 milionë euro dhe kjo shumë është tërësisht e destinuar për gazifikimin, me tendencë që të rritet në vitet buxhetore në vijim.

Buxheti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme përmes zërit të shpenzimeve kapitale do të mund të shpenzojë 115.500 euro, të cilat janë plotësisht të destinuara për “Integrimin në NATO”, kurse Ministria e Ekonomisë dhe e Punës 402.000 euro, kryesisht të dedikuara për mbështetjen e kompanive të vogla dhe të mesme. Një shumë prej 290.000 eurosh për zërin “ndihmë gjatë tranzicionit” do të fitojë Ministria e Çështjeve Evropiane, kurse rreth 200.000 euro do të fitojë Ministria e Drejtësisë.

Advertisement

Lajme nga vendi

100 MILIONË € NË VIT PËRFUNDOJNË NË TETOVË NGA ANA E MËRGIMTARËVE

Published

on

Mërgimtarët e Tetovës mendohet të kenë shpenzuar qindra miliona euro gjatë sezonit të verës. Shpenzimet më të mëdha janë në industritë e lidhura me dasmat, si restuarnatet, ari, butiqet e të tjera. Sezoni i verës kur edhe bëhet shumica e dasma, vazhdon të mbetet “infuzioni” më i mirë ekonomik për bizneset që gravitojnë në zonë të Pollogut. Pronarët e bizneseve thonë se gjatë muajve të verës, dukshëm rritet puna, interesimi dhe shitjet ndërsa muajt e tjerë, punojnë sa për të mbijetuar. Këtë e konfirmojnë edhe tregëtarët që veprojnë në Tetovë.

Profesori Ali Maksuti thotë se në Tetovë përfundojnë mbi 30% e remitencave vjetore që kapin shifrën e mbi 300 milionë euro. Megjithatë, ai thotë se shumica e këtyre mjeteve nuk shkojnë në investime kapitale por në shpenzime ditore ndërsa në mungesë të prodhimeve vendore, këto mjete përsëri përfundoojnë në blerjen e produkteve të importuara që i dërgojnë paratë përsëri jashtë shtetit.

Sipas statistikave, mbi 100 milion euro si remitenca në vit, përfundojnë në Tetovë, pa llogaritur edhe shenzimet që bëjnë mërimtarët kur kthehen në vendlindje. Megjithatë, gjenerat e re që ndjenë më pak nostalgji, mund të sjell deri në zvogëlimin e këtij numri, thotë profesori Maksuti.

Mërgimtarët vazhdojnë të jenë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë në rajonin e Tetovës, veçanërisht gjatë sezonit të verës, kur rritet ndjeshëm konsumi dhe qarkullimi i parave. Shpenzimet e tyre gjallërojnë bizneset lokale, sidomos sektorët e dasmave, gastronomisë, tregtisë dhe shërbimeve. Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se ndikimi afatgjatë ekonomik mbetet i kufizuar, pasi një pjesë e madhe e remitencave përdoret për konsum dhe jo për investime produktive. Për më tepër, varësia nga produktet e importuara bën që një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve të dalë sërish jashtë vendit. Nëse trendi i uljes së lidhjes së gjeneratave të reja të mërgimtarëve me vendlindjen vazhdon, rajoni mund të përballet me një rënie graduale të këtij burimi të rëndësishëm financiar në të ardhmen./Tv Koha/ 

Continue Reading

Lajme nga vendi

VAZHDON VAPA AFRIKANE – TEMPERATURA MBI 40 GRADË!

Published

on

Vala e të nxehtit do të vazhdojë të përfshijë vendin edhe gjatë kësaj jave, ndërsa temperaturat jashtëzakonisht të larta do të mbeten të pranishme deri në fund të javës.

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e valës shumë të nxehtë dhe të thatë ajrore, që vjen nga jugu, përkatësisht nga Afrika, gjatë periudhës 3 deri 9 gusht. Temperaturat më të larta priten nga e mërkura, 5 gusht, deri në fund të javës.

Do të vazhdojnë edhe të ashtuquajturat netë tropikale, që do të thotë se temperaturat do të mbeten shumë të larta edhe gjatë natës.

Nën ndikimin e një mase ajrore të ngrohtë nga jugu, moti do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare në disa zona. Temperaturat maksimale ditore kudo do të jenë mbi 33 gradë Celsius, ndërsa në disa pjesë të vendit do të kalojnë edhe 40 gradë.

Lehtësim nuk pritet as gjatë natës, pasi temperaturat do të mbeten të larta, duke e bërë edhe më të vështirë përballimin e vapës.

Advertisement

Një situatë e ngjashme pritet edhe në pjesën më të madhe të Evropës, ku vala e të nxehtit vazhdon të sjellë temperatura ekstreme, thatësirë dhe rrezik të shtuar nga zjarret pyjore. Më të prekura janë vendet e Evropës Jugore dhe Juglindore, ndërsa temperaturat e larta po vazhdojnë edhe në rajone të tjera të kontinentit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta të ditës, të konsumojnë mjaftueshëm lëngje dhe të tregojnë kujdes të veçantë ndaj fëmijëve, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike.

Continue Reading

Lajme nga vendi

“BOTA SERBE” DHE “OHRI”, PËRPLASJE BDI – VLEN

Published

on

Prej kur VLEN-i, si humbës u bë pjesë e qeverisë, “bota serbe” është më e pranishme se kurrë në Maqedoninë e Veriut – këtë e konfirmon për dy vite me radhë edhe Raporti i Parlamentit Evropian – thuhet në një reagim nga BDI-ja.

Sipas tyre, për dy vite me radhë, Raporti i Parlamentit Evropian evidenton shqetësimin për rritjen e ndikimit të “botës serbe” në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe apostrofon qartë promovimin e këtyre politikave nga përfaqësues të pushtetit.

Nuk është aspak rastësi që paralelisht me këtë ndikim po vazhdon edhe gërryerja sistematike e Marrëveshjes së Ohrit, përmes vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe politikave të kësaj qeverie pa legjitimitet etnik, thonë nga BDI.
Faktet flasin vetë. Nga roli dhe ndikimi politik i Ivan Stoilkoviqit brenda qeverisë, deri te deklaratat e tij publike se ka “shpëtuar” përfaqësuesit e VLEN-it nga turpi politik; nga afrimi me strukturat politike të Milorad Dodikut, deri te kontratat në sektorin energjetik me kompani të lidhura me interesat e tij; nga zgjerimi i pranisë së kapitalit bankar serb në vend e deri te një sërë vendimesh institucionale që kanë krijuar hapësirë për forcimin e këtij ndikimi – të gjitha këto përbëjnë një mozaik që nuk mund të mohohet.

Kanë reaguar nga VLEN. Sipas tyre, BDI nuk e mbron kauzën shqiptare, por e mban peng.

VLEN përmes reagimit thotë se BDI-ja nuk mund t’ua falë shqiptarëve që e dërguan në opozitë, prandaj tani po u hakmerret duke e bllokuar Ligjin për përfaqësim të drejtë.

Advertisement

Shqiptarët nuk ua kanë borxh pushtetin e përjetshëm karrigexhinjve të Reçicës së Vogël. Nuk u kanë borxh a ministra, as drejtorë dhe as tenderë. Aq më pak ua kanë dhënë të drejtën që, vetëm pse mbetën pa kolltuqe, ta bllokojnë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe ta rrënojnë Marrëveshjen kornizë të Ohrit. Plot 25 vjet e kishin edhe gurin, edhe arrën në dorë, por nuk u shkoi mendja që këtë të drejtë ta mbronin me ligj. Më të rëndësishme i kishin tenderët, pasurimin personal dhe pazaret e pista. Tani, kur dikush tjetër po e kryen punën, nga dëshpërimi kapen pas një fijeje kashte dhe kërcënojnë se do ta bllokojnë gjithë Kuvendin.

Sipas VLEN, Shqiptarët nuk janë plaçkë partiake e askujt dhe të drejtat e tyre nuk janë monedhë për kusure politike. Marrëveshja e Ohrit, sic thonë nga VLEN, nuk është tapi as e Ali Ahmetit dhe as e karrigexhinjve të tij të përjetshëm. Ajo u përket qytetarëve dhe askush nuk ka të drejtë ta mbajë peng për shkak të etjes së shfrenuar për pushtet, thuhet në reagimin e VLEN-it./Tv Koha/

Continue Reading

Më të lexuarat