Connect with us

Sport

NBA: Përcaktohen çiftet e çerekfinales, 8 skuadra duelojnë për trofeun

Published

on

Sezoni 2024-2025 në NBA do të ndalet për ndeshjet e Kupës së NBA-s , që do të luajë sezonin e tij të dytë. Tashmë janë përcaktuar tetë skuadrat e kualifikuara në fazë çerekfinale, 4 nga secila Konferencë, që do të luajnë për një vend në gjysmëfinale. Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 10 11-dhjetor.

Ndeshjet gjysmë finale do të luhen më 14 dhjetor dhe finalja e Kupës së NBA-s do të zhvillohet në Las Vegas, më 17 dhjetor. Vjet, në edicionin e parë, fitues doli skuadra e Los Anxhelos Lejkers, që u eliminua më herët. Ky event zhvillohet paralelisht me ndeshjet e sezonit të rregullt të NBA.

 

Kupa e NBA-s, çerekfinale

Milluoki – Orlando,

Advertisement

Nju Jorku – Atlanta,

Oklahoma – Dallas,

Hjuston – Golden Stejt

Sport

CONFERENC LEAGUE: DINAMO CITY ELIMINOI HAJDUK-in E SPLITIT

Published

on

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: NESËR DY DUELE INTERESANTE NË GJORÇE PETROV DHE SHKUP

Published

on

Nesër me  fillim në ora  17:00  në arenën ‘’Todor Proeski’’  dhe në stadiumin e  Gjorçe Petrovit  do të  zhvillohen dy ndeshje të  javës së dytë të kampionatit  vendor  në  futboll, takohen  Rabotniçki –Bashkimi dhe Makedonija Gj.P – Shkëndija

 Jave e  dytë e kampionatit në Ligëm e  parë sezoni 2025/2026  vazhdon nesër  me  dy  ndeshje mjaftë interesante,  Makedonija Gj.P e cila pas një sezoni në Ligën  e dytë  serish  është  kthyer në elitë  dhe pas disfatës  në javën e parë në Strugë , nesër përballet me kampionin në fuqi ekipin e Shkëndijës e cila është duke garuar  në  dy fronte në garat  europiane dhe në kampionatin  vendor.  Kuqezinjtë pas  kthimit  nga Azerbajxhani në seancat e fundit stërvitore  kanë punuar në  eliminimin e  disa mangësive  dhe shpresojnë se maksimalisht të gatshëm do të dalin në fushë përball ekipit Makedonija  Gj.P.  Por ekipi  që drejtohet  nga Jeton Beqiri  kësaj radhe  janë të vendosur se nga  kjo ndeshje  do të  kthehen  si fitues dhe të  vazhdojnë  rrugëtimin për të mbrojtur titullin e fituar  në kampionatin e kaluar këtë e  pohoi edhe  kapiteni Besart Ibraimi

 ‘’ Ta  them të drejtën çdo  skuadër tjetër  tash na  shikon me sy tjetër. E  japin  100 përqindëshin apo  200 përqind. Mendoj se tani  do të japin shumë më shumë . Por  e rëndësishme është që ne  të jemi në nivel dhe s’besoj që do kemi problem ‘’ deklaroi  kapiteni Besart Ibraimi

 Kapiteni kuqezi Besart  Ibraimi tha se  ndjenë dhimbje  për disfatën e thellë  ndaj Karabahut  por falënderon  tifozët  për  përkrahjen e madhe në vazhdimësi.

 ‘’Të them  të  drejtën  na  dhembë kjo ndeshje  se  humbëm me rezultat të thellë. Por e rëndësishme për ne është  që  bëmë histori. Falënderoj  tifozët që na  kanë përkrahë edhe  shpresoj  të na  përkrahin në vazhdimësi’’ deklaroi  Besart Ibraimi

Advertisement

 Në ndeshjen tjetër të  javës së dytë që zhvillohet nesër është takimi në arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup ku do të përballen Rabotniçki dhe Bashkimi i Kumanovës .  Të  dyja këto skuadra në javën e parë të  kampionatit  luajtën me  barazime, Rabotniçki barazoi me  Tikveshin në Kavadar, ndërsa Bashkimi  me  Arsimin në Kumanovë. Si do që të jetë  dy ekipet nesër do të mundohen të arrijnë rezultate  që  ju konvenon.  Takimet e së premtes fillojnë  në ora  17:00.

 

 SHABAN  SINANI  – TV KOHA
Continue Reading

Sport

KATËR SKUADRAT SHQIPTARE SHPRESOJNË  TË KUALIFIKIOHEN MË TEJ

Published

on

Sonte, dy skuadrat  nga  Shqipëria  dhe  dy nga Kosova që janë ende pjesë e garave evropiane zhvillojnë ndeshjet kthyese të raundit të tretë në  Europa Ligë gjegjësisht në Konferencë liga

 Drita e  Gjilan kërkon fitore dhe kualifikim historik në ‘play-off’ në Europa League ndaj gjigantit rumun FCSB. Pas humbjes 3-2 në Bukuresht, ku për një moment kishin epërsi 0-2, kampionët e Kosovës besojnë se përmbysja është e mundur. N;  ekipin  Drita  sonte  kthehet sulmuesi Liridon Balaj, ndërsa mungon vetëm mbrojtësi kolumbian Juan Camilo Mesa. Përballja Drita  – Steaua nis në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku pritet atmosferë e zjarrtë nga tifozët.

Ndërkohë, Ballkani luan në Irlandë ndaj Shamrock Rovers në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë në Konferencë Ligë . Nënkampioni i Kosovës ka epërsinë e një goli, pas fitores 1:0 në “Fadil Vokrri” dhe synon ta menaxhojë këtë epërsi në “Tallaght Stadium” të Dublinit. Ndeshja fillon nga ora 21:00

  NëArenën Kombëtare në Tiranë, Dinamo  Sity  zhvillon ndeshjen  kthyese të  raundit të tretë  kundër  skuadrës kroate Hajdukut të Splitit . Skuadra  vendase  mund  të  shpreson kualifikim në  raundin e  katërt   vetëm  nëse  arrinë të përmbysë rezultatin nga  ndeshja e parë  ku  humbën  2-1. Ndeshja e kthimit ndaj Hajdukut të Splitit do të nisë në orën 20:45 dhe pritet të zhvillohet në një atmosferë të zjarrtë.

Ndërsa po sot në fushë zbret edhe Egnatia, e cila  në  orën 21:00 zhvillojnë ndeshjen  kthyese  me  skuadrën sllovene  Olimpija të Lubjanës. Pas barazimit 0-0 në Slloveni, gjithçka është e hapur dhe një fitore minimale do të mjaftonte që Egnatia  të  kualifikohet  në  raundin e katërt

Advertisement
 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat