Lajme nga vendi
“Krim në Lotarinë Shtetërore” – Mickoski komenton ngjarjet e fundit
Në konferencën e sotme për media në Qeverinë e RMV-së, kryeministri Hristijan Mickoski foli për aksionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në disa vende të vendit.
Ai tha se ishte një grup i organizuar që planifikonte aksione terroriste dhe kryente akte kriminale si dhe vrasje.
Në pyetjen e një gazetari për bastisjen e sotme në shtëpinë e Artan Grubit, si dhe informacione për përfshirjen e ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ai tha se ka disa informacione elementare.
“Kam disa informacione bazë, por do të përmbahesha nga komentet derisa të vijë një njoftim bazë nga MPB. E thamë më herët se do të ketë një luftë të fortë dhe të fuqishme kundër krimit të organizuar. Mund të them se ai proces nisi me eliminimin e një celule terroriste të kushtëzuar, e cila dyshohej se kishte për qëllim të bënte veprime për të kërcënuar situatën e sigurisë, por kishte lidhje me celulat në rajon. Gjatë natës pati informacione për aksionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në zona të caktuara ku ka dyshime të arsyeshme se ka autorë të shumë krimeve të ndodhura në të kaluarën.
Shfrytëzoj rastin t’u kërkoj falje qytetarëve të cilët kanë qenë dëshmitarë të shqetësimit, por besoj se ka pasur dyshime të arsyeshme dhe prandaj është dashur të ndodhë ai aksion policor. Besoni se shumë nga rastet e së kaluarës do të zbulohen. Gjithashtu nga informacionet që kam, di se ka dyshime të bazuara për krim në Lotarinë Shtetërore nga disa ish-zyrtarë të lartë”, tha Mickoski.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

