Connect with us

Lajme nga vendi

Ndëron jetë hafizi i njohur nga Shkupi, Sadudin Sulejmani

Published

on

Ka ndërruar jetë Hafiz Saduddin Suleiman, një nga hafizët më të njohur të Shkupit.

I ndjeri hafiz Sadudin Sulejmani shërbeu si imam në xhaminë historike Murat Pashë në Çarshinë e Shkupit për shumë vite.

Përderisa ishte imam në namazin e mëngjesit, të akshamit dhe të natës në xhaminë ku shërbeu për shumë vite, e kryente edhe namazin me hatme. Hafiz Sadudini, i njohur për memorizimin e fortë të Kuranit, ishte hafiz i njohur jo vetëm në Shkup, por edhe në Ballkan.

Sulejmani, i cili trajnoi shumë studentë, ishte gjithashtu anëtar i Komisionit për Memorizimin e Kuranit në Myftininë e Shkupit.

Namazi i xhenazes së të ndjerit do të falet në Xhaminë e Jahja Pashës në Shkup pas namazit të iqindisë.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

SPB ; Kronika e zezë për ditën e djeshme 25 Mars Tetovë dhe Gostivar

Published

on

Sot në mëngjes në ora 03:25 në bul. “Iliria” në Tetovë, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria një 33-vjeçar nga fshati Trebosh. Gjatë ndërmarrjes së masave, punonjësit e policisë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve “Volksëagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.I., me çka është konstatuar se ai e drejtonte mjetin pa u pajisur më parë me të drejtën e drejtimit, përkatësisht pa patentë shofer.

       ……Dje, në ora 12:30 në SPB Tetovë është paraqitur vetë një 43-vjeçar nga fshati Trebosh, i cili ishte denoncuar nga një 68-vjeçar nga fshati Dobrosht dhe një 26-vjeçare nga fshati Xhepçisht se rreth orës 11:30 në një kazino në Tetovë i ka sulmuar fizikisht.

       .….Dje, në ora 15:55 në SPB Tetovë është denoncuar se në bul. “Iliria” në Tetovë ka ndodhur një aksident komunikacioni midis automjetit të udhëtarëve “Mercedes” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 34-vjeçar nga fshati Çellopek dhe motoçikletës “Yamaha” pa targa, e drejtuar nga një 27-vjeçar nga fshati Bërvenicë. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.

        …..Dje, në ora 16:55 në SPB Tetovë, nga Qendra Urgjente Tetovë është denoncuar se tek ata me lëndime është sjellë personi një 72-vjecar nga Tetova. Sipas denoncimit, ai i ka marrë lëndimet gjatë kryerjes së punëve në shtëpinë e tij.

      …..Dje, në ora 17:00 në SPB Tetovë, një 35-vjeçar nga fshati Kamjan, ka denoncuar se në një shtëpi familjare në po të njëjtin fshat, pronë e e një 37-vjecari, një person me një objekt të fortë ka dëmtuar dy automjete të parkuara: “Mercedes”, dhe “Peugeot”,. Sipas denoncimit, personi ka dëmtuar edhe pesë dritare dhe një derë ballkoni dhe është larguar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement

      ….Dje, në ora 18:10 në fshatin Zhelinë të Tetovës, punonjësit e policisë nga Departamenti i Policisë Grupçin kanë privuar nga liria një 52-vjeçar nga fshati Zhelinë. Gjatë kontrollit të komunikacionit, punonjësit e policisë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve “Hyundai Galloper” pa targa, të cilin ai e drejtonte dhe i cili ishte i ngarkuar me dru zjarri. Pas ndërmarrjes së masave, punonjësit e policisë kanë konstatuar se ai nuk posedon patentë shofer dhe dokumentacion përkatës për drutë, pas së cilës automjeti dhe drutë janë sekuestruar me vërtetim.

        .….Dje, në ora 23:30 në Gostivar, punonjësit e policisë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 44-vjeçare nga Gostivari, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se ajo ka sulmuar fizikisht nënën e saj 67-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

       …..Dje, në SPB Tetovë është raportuar se në shtëpinë e një 62-vjeçari nga fsh.Bërvenicë, ka eksploduar një bombolë gazi derisa motra e tij 68-vjeçare ka qenë duke gatuar në kuzhinë, me çrast ka pësuar lëndime, të konstatuara në Spitali klinik të Tetovës.

             ……Dje, në ora 10:30 në DPB Gostivar, një 69-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se nga shtëpia familjare është larguar djali i tij 41-vjeçar nga Gostivari. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Durmishi: Do të mbrojmë qytetarët nga rritja e çmimeve

Published

on

Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi siguron qytetarët që nuk do të preken nga rritja artificiale e çmimeve nga tregëtuesit të cilët tentojnë të keqpërdorin situatën e krizës globale të çmimeve. Sipas tij, po përgatiten masa për ruajtjen e buxhetit të qytetarëve qoftë me ruajtjen e stabilitetit të çmimeve të produketeve bazë ushqimore, qoftë me stabilizimin e tregut të karburanteve për çka tashmë ka masë aktive për uljen e TVSH-së.

“Me uljen e TVSH-së për naftën nga 18 në 10 përqind, kemi dëshmuar se punojmë dhe mbrojmë interesin e qytetarëve kur ka krizë në të gjithë botën. Shteti jonë ka karburantin më të lirë nga të gjithë vendet e rajonit”, deklaroi Durmishi.

Gjatë pyetjeve të deputetëve në Parlament, Durmishi tha se çmimet e produkeve bazë po monitorohen nga inspektorët e tregut, dhe për momentin nuk kanë rritje të mëdha.

“Nuk do të lejojmë që presioni, qoftë nga prodhuesit, tregtarët të bëjë presion edhe këtu. Do jemi këtu për të sjellë masa në interes të qytetarëve. Inspektorati i Tregut ka shpërndarë 30 grupe inspektorësh në gjithë shtetin dhe po bën kontrolle në të gjithë zinxhirin, prej prodhuesve, distributorëve dhe atyre që tragëtojnë dhe deri më tani nuk kemi marrë informacion se ka rritje ekstreme. Me kontrollet japim mesazhin e qartë që nuk do të tolerojmë, dhe nuk do të ketë marzhë të rritur të fitimit nga tregtarët. Nuk pretendojmë se situata është ideale, por është fakt se në një periudhë relativisht të shkurtër arritën ta stabilizojmë ekonominë dhe të krijojmë bazë për zhvillim të mëtejmë. Nëse kriza ndikon që tregtuesit ta keqpërdorin situatën në mënyrë devijuese, atëherë do të veprojmë sikurse kemi vepruar më herët edhe tani”, deklaroi Durmishi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski: Gjuha maqedonase është gjuhë zyrtare në gjithë territorin, ndërsa Ligji për përfaqësim të drejtë ka kaluar të gjitha filtrat, përfshirë edhe Komisionin e Venecias

Published

on

Kryeministri, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme parlamentare për pyetje të deputetëve theksoi se Ligji për përfaqësim të drejtë, pasi kaloi të gjitha filtrat dhe mori rekomandim nga Komisioni i Venecias, shumë shpejt do të gjendet në Kuvend. Në lidhje me vërejtjet për përdorimin e gjuhëve, ai nënvizoi se askush nuk është kundër përdorimit të ndonjë gjuhe tjetër, por kujtoi se sipas Kushtetutës, gjuha zyrtare në të gjithë territorin e vendit është gjuha maqedonase me alfabetin e saj cirilik.

“Ligjin për përfaqësim të drejtë pres ta sjellim së shpejti para deputetëve, pasi ka kaluar të gjitha filtrat, përfshirë edhe atë të Komisionit të Venecias. Me rekomandimet e Komisionit të Venecias, ai do të miratohet në Parlament, do të kalojë në Qeveri dhe shpresoj që do ta mbështesni. Por është kushtetues, e jo jokushtetues siç ju dhe koalicioni që i përkisni i keni mashtruar shqiptarët në Maqedoni për më shumë se 20 vjet. Ky është ndryshimi mes kësaj qeverie dhe këtij koalicioni dhe koalicionit që ju mbështesni”, deklaroi kryeministri Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi.

Në lidhje me përdorimin dhe njohjen e gjuhëve, kryeministri Mickoski theksoi se gjuha maqedonase sipas Kushtetutës është gjuhë zyrtare në gjithë territorin dhe i vuri në dukje deputetit Rexhepi se, siç shihet, nuk i duhen kufje me përkthim për ta kuptuar, por nëse i përdor, aty ka përkthim edhe në shqip.

“Asnjë gjuhë e botës nuk më pengon dhe nuk do të më pengojë. Nuk e di pse shqetësoheni, por sipas Kushtetutës gjuha zyrtare në të gjithë territorin është gjuha maqedonase me alfabetin cirilik. Ka aty plotësime në nenin vijues, më tej plotësime për njësitë e vetëqeverisjes lokale ku mbi 20% kanë komunitete etnike që e përdorin gjuhën e tyre, ka komunitet turk, serb, boshnjak, mua nuk më pengon, përdorni lirisht gjuhën shqipe, madje përpiqem edhe ta mësoj dhe ta zotëroj. Sa më shumë gjuhë të di, aq më i pasur jam”, theksoi kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski u ndal edhe te ngjarja në Tetovë, duke theksuar se një sjellje e tillë nga gazetari ndaj ministres së arsimit është e papranueshme pavarësisht nëse bëhet në gjuhën maqedonase apo shqipe.

Advertisement

“Absolutisht askush nuk është kundër përdorimit të gjuhës shqipe, nëse doni mund të flisni edhe anglisht, gjermanisht apo frëngjisht. Askush nuk është kundër, por duhet të dihet se gjuha zyrtare në këtë shtet është gjuha maqedonase me alfabetin cirilik dhe për përdorim ndërkombëtar është gjithashtu gjuha maqedonase me alfabetin cirilik dhe kjo është sipas Kushtetutës”, deklaroi kryeministri Mickoski.

Continue Reading

Më të lexuarat