Lajme nga vendi
REPREZENTACIONI I MAQEDONISË SOT UDHËTOI PËR NË VADUZ
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll sot pasdite po udhëton për në Vaduz, të shtunën do të zhvillojnë ndeshjen e parë kualifikuese me Lihtenshtajnin, për Botërorin 2026.
Reprezentacioni nga dita e hënë kur edhe u bë grumbullimi janë përgatitur në kampin stërvitor të FFM-së kua gjatë gjithë kohës kanë punuar në atmosferë zie shkaku i rastit tragjik që ndodhi në Koçani. Seleksionuesi Blagoja Milevski për dy ndeshjet e para kualifikuese ka mbetur pa tre futbollist të lënduar si Lirim Qamili,Milan Ristovski dhe Stefan Ashkovski, ndërsa e ka ftuar David Toshevskin. Pas seancës të mbrëmshme stërvitore reprezentuesi, Jovan Manev, foli për sfidën e ardhshme, por edhe për momentet e vështira që po kalon ai dhe mbarë populli pas tragjedisë së madhe që tronditi opinionin. Ai me emocion ai theksoi se nëse i jepej rasti do të jepte më të mirën në fushë, duke ia dedikuar paraqitjen e tij atyre që nuk janë më mes nesh.
‘’Këto janë ditë shumë të vështira për mua dhe të gjithë ne. Kemi humbur miqë të afërt . Po e di se ata do të dëshironin të vazhdojmë dhe të jemi këtu të luftojmë për vendin tonë, për reprezentacionin tonë , do të na mungojnë përgjithmonë dhe kur nuk do ti harrojmë dhe për atë ku mu dha rasti gjithashtu edhe kolegët e mi do ta japim maksimumin, për nder të tyre. Ky është momenti të dëshmojmë karakter dhe përkushtim të gjithë së bashku dhe kështu të shënojmë rezultate së pari për ato ’ deklaroi futbollisti Jovan Manev
Ndeshja mes Lihtenshtajnit dhe Maqedonisë është caktuar të shtunën nga ora 15:00. Ekspedita jonë menjëherë do të kthehet dhe do të vazhdojë përgatitjet për ndeshjen e parë në shtëpi në këto kualifikuese, të cilën ekipi i Milevskit do ta luajë të martën kundër Uellsit.

Lajme nga vendi
Shpallet konkursi për regjistrim në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se është shpallur Konkursi për regjistrim në shkollat e mesme për vitin shkollor 2026–2027.
Konkursi parashikon mbi 25.000 vende të lira në të gjitha 109 shkollat e mesme publike në vend, prej të cilave më shumë se 17.000 janë në arsimin profesional, rreth 6.000 në gjimnaze dhe 570 në arsimin artistik.
Aplikimi i nxënësve do të bëhet në mënyrë elektronike përmes portalit Uslugi.gov.mk, me hyrje të veçantë për nxënësit përmes llogarive të tyre në schools.mk, pas së cilës dokumentacioni i nevojshëm dorëzohet në shkolla.
Në afatin e qershorit për regjistrim ka dy periudha aplikimi, e para nga 12 deri më 15 qershor dhe e dyta më 23 qershor. Ndërsa në afatin e gushtit ka një periudhë aplikimi, e cila do të realizohet më 20 gusht.
Lajme nga vendi
KA STUDENTI SHËNON 25 VJETORIN E THEMELIMIT
Klubi Atletikës STUDENTI Tetovë,i themeluar në Maj të vitit 2001, këtë vit shënon jubileun 25 vjet anëtare e Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë kësaj periudhe 25 vjeçare ky klub ishte simbol i atletikës në Tetovë dhe jo vetëm . Gjatë 25 viteve përkundër vështirësive dhe sakrificave të shumta ka arritur suksese që na bënë të jemi krenar për punën dhe rezultate e arritura si në garat vendore ashtu edhe në ato ndërkombëtare. Falë sakrificës dhe punës së pa lodhshme të kryetarit prof Bexhet Toçi dhe iniciatorit për themelimin e këtij klubi sekretarit Shaban Sinani pa mos e harruar edhe kryetarin e parë Ajdin Nuredinin, mund të krenohemi se kemi pasur pjesëmarrës në Lojnat Olimpike për të rinj në Argjentinë, 5 garues tanë kanë marrë pjesë në Lojërat Olimpike Evropiane në Baku të Azerbajxhanit, pjesëmarrës nga f garat e shumta ndërkombëtare, ndërsa si klub gjithmonë, kemi qenë në mesin e më të mirëve në Maqedoninë e Veriut. Në pa mundësi që të përmenden të gjithë ata të cilët kanë mbrojtur ngjyrat e këtij klubit, të gjithë ata të cilët e kanë përkrahur mund t’ju them FALIMINDERIT për kontributin e dhënë.
Klubi i Atletikës Studenti vazhdon rrugëtimin e vetë të sukseseve edhe më tej me shpresë së gjithmonë do ju bëjmë krenarë me rezultatet e arritura .
Lajme nga vendi
VLEN sulmon BDI-në: “Vazhdojnë me manipulime, Korridoret 8 dhe 10 do të realizohen”
Koalicioni VLEN ka reaguar ashpër ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke e akuzuar për, siç thuhet, vazhdimësi të manipulimeve dhe propagandës në skenën politike.
Në reagimin nga VLEN theksojnë se “vetëm BDI dhe klika e saj mbeten të mbyllura në matricën e gënjeshtrave dhe manipulimeve”, duke shtuar se dalja publike më 1 prill, sipas tyre, ishte një konfirmim i kësaj qasjeje.
VLEN kritikoi edhe përfshirjen e Bajram Rexhepit në sulmet ndaj kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke e cilësuar këtë si një përpjekje të pabazë për të diskredituar, siç thonë ata, një nga kryetarët më të suksesshëm të komunave shqiptare.
Sipas VLEN BDI nuk ka kredibilitet për të folur për Bashkimin Evropian, duke e akuzuar për devijim të rrugës evropiane gjatë viteve të qeverisjes përmes korrupsionit, kapjes së shtetit dhe vendimeve të diskutueshme politike.
Sa i përket projekteve infrastrukturore, VLEN thekson se kritikat e BDI-së për Korridoret 8 dhe 10 nuk mund të merren seriozisht, duke shtuar se këto projekte janë strategjike dhe do të realizohen pavarësisht, siç thuhet, “zhurmës politike”.
“Punimet në Korridorin 8 po zhvillohen dhe progresi është i dukshëm në të gjitha segmentet. Qytetarët e Strugës mund të jenë të bindur se projekti do të përfundojë me sukses”, thuhet në reagim e VLEN-it, transmeton Zhurnal.mk.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni7 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota6 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

