Connect with us

Lajme nga vendi

Prokuroria pas pretendimeve të BDI-së: Asnjë prokuror nuk është tërhequr nga hetimi për zjarrin e Koçanit

Published

on

Asnjë prokuror publik nuk është tërhequr nga hetimet për zjarrin në Koçan për shkak të presioneve të pretenduara dhe mosmarrëveshjeve me kualifikimin ligjor, pohon Prokuroria Publike pasi Bashkimi Demokratik për Integrim doli me informacion se një prokuror publik që ishte pjesë e rastit është tërhequr për shkak të mosmarrëveshjeve për kualifikimin e krimit, përshkak të presionit politik nga partitë në pushtet, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria thekson se asnjë prokuror nuk është tërhequr as nga Prokuroria Publike dhe as nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, departamenti i së cilës po heton zyrtarët policorë të dyshuar për tragjedinë e Koçanit.

Madje thonë se vetëm një prokuror nga PTHPNKOK po merret me tragjedinë e Koçanit.

BDI-ja ka reaguar mëngjesin e sotëm ndaj vendimit për lirimin e pothuajse të gjithë të arrestuarve, përveç ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi nga radhët e BDI-së, i cili mbetet në paraburgim.

Sipas partisë, ky nuk është një rast individual, por një model i rrezikshëm i drejtësisë selektive, i cili po kthehet në një mjet presioni dhe eliminimi politik.
Andaj, kërkojnë nga BDI-ja, që të kërkojë përgjigje nga Prokuroria në tri pyetje që kanë të bëjnë me ngjarjet dhe hetimin në Koçan.

Advertisement

“A është e vërtetë se një prokuror është tërhequr për shkak të hetimit të udhëhequr politikisht?– A do ta lejojë Prokuroria që të shndërrohet në instrument të hakmarrjes politike ndaj opozitës?
– Cilat janë kriteret sipas të cilave disa lirohen, e disa mbeten në paraburgim pa prova të mjaftueshme dhe me hetim të paqartë?”– pyesin nga kjo parti.

Pas zgjerimit të hetimeve për aksidentin e diskotekën në Koçan, me shtatë policë të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të dyshuar të policisë në 14, Prokuroria kërkoi që ndaj të gjithëve të vendosen masa paraprake, me çka u hoqi edhe masat e paraburgimit për policët e dyshuar në hetimet paraprake.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më pas dy pacientë ndërruan jetë dy javë pas tragjedisë, duke e çuar numrin total të viktimave në 61. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka identifikuar si të dyshuar 45 persona fizikë dhe tre persona juridikë për krime të rënda kundër sigurisë publike, njëri prej tyre ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga zjarri. Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, shumica prej të cilëve ndodhen në paraburgim. Midis tyre është edhe zyrtari i BDI-së, Kreshnik Bekteshi.

Advertisement

Lajme nga vendi

Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës, jemi brezi që nuk hesht, nuk dorëzohet, brezi që mbron dhe flet shqip

Published

on

Njëri nga organizatorët Mevlan Ademi para protestuesve parashtroi kërkesat e studentëve. Ai tha se kjo protestë nuk duhej të ndodhej kur dhe se studentët në vitin 2026 të dilnin në rrugë për gjuhën e tyre, raporton SHENJA.

“Po ja ku jemi. Para se të jemi studentë, profesionistë, ne jemi shqiptarë. Dhe kur preket gjuha preket vet themeli ynë. Gjuha shqipe është mënyra se si jetojmë, si flasim dhe si kemi ardhur deri këtu”, deklaroi Ademi, raporton SHENJA.

Ai tha se shqipja assesi nuk negociohet, dhe se ligji e njeh të drejtën e tyre për të përdorur gjuhën amtare.

“Kjo është minimumi baza dinjiteti, nuk kërkojmë favore kërkojmë barazi, ne nuk jemi kundër askujt, ndoshta kundër Fillkovit…Jemi këtu për veten tonë për gjuhën tonë për të ardhmen tonë”, deklaroi Ademi.

Ademi tha se nuk do të lejojnë që shqipja të trajtohet si opsion por se shqipja është identitet.

Advertisement

“Ne po themi, nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës… jemi brezi që nuk hesht, nuk dorëzohet, brezi që mbron dhe flet shqip”, tha Ademi mes tjerash.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kasami: Përgëzime studentëve për protestën, premtoj se provimi i jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe!

Published

on

Kryetari i Tetovës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka uruar studentët për protestën e organizuar sot, duke premtuar se çështja e jurisprudencës do të zgjidhet dhe provimi do të jepet në gjuhën shqipe.

“I përgëzoj studentët për protestën dinjitoze dhe vetëdijen e lartë qytetare që e dëshmuan sot.

Kërkesa e tyre është e drejtë dhe, siç ju kam premtuar edhe në takimin tonë të parë, këtë çështje do ta zgjidhim. Për herë të parë pas pavarësisë së shtetit Provimi i Jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe!

Ndërsa elita milionere e ish-pushtetit, e cila tentoi të kontrabandohet në krye të kauzës së pastër studentore, sot dështoi keq. Ky popull i njeh mirë. Tinëzitë e tyre nuk kalojnë”, ka shkruar Kasami.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski paralajmëron ndryshime të mundshme në Qeveri pas ristrukturimit partiak

Published

on

Kryeministri i Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, nuk përjashton mundësinë e ndryshimeve në përbërjen e Qeverisë, por thekson se për momentin është ende herët për të dhënë detaje konkrete.

I pyetur nëse do të ketë zëvendësime të ministrave dhe nëse është i pakënaqur me punën e ndonjërit prej tyre, Mickoski u shpreh se do të duhet durim.

“Të kemi durim për disa javë ose muaj. Derisa të jem i sigurt për atë që e them, nuk do të them as emër dhe as proces”, deklaroi ai.

Kryeministri bëri të ditur se fokusi aktual është te ristrukturimi i partisë që ai drejton, proces që pritet të përfundojë deri në fund të prillit ose në fillim të majit.

“Pres që deri në fund të prillit ose fillim të majit ta mbyllim strukturën e brendshme dhe më pas, në maj-qershor do t’i përkushtohemi marrëveshjeve ndërkoalicionuese, lëvizjeve kadrovike, freskimeve dhe rokadave institucionale”, shtoi Mickoski.

Advertisement

Sipas tij, periudha maj-qershor do të jetë vendimtare për çdo ndryshim të mundshëm në ekzekutiv, duke lënë të hapur mundësinë për rikonfigurim të koalicionit qeveritar dhe rifreskim të përbërjes së institucioneve.

Continue Reading

Më të lexuarat