Connect with us

Lajme nga vendi

Përfundoi blerja e duhanit, nga 15 janari do të diskutohet për çmimet e korrjes së re

Published

on

Për mua është befasuese sa shpejt përfundoi blerja e duhanit nga korrja e vitit të kaluar. Por ndihmuan edhe kushtet e motit për të përshpejtuar blerjen. Në dhjetor ishte e pranishme lagështia relative që mundësoi kushtet për manipulimin në shtëpi. Nga ana tjetër, ndoshta edhe kompanive iu nevojitej duhani dhe për këtë arsye e morën prodhimin shumë shpejt – shpjegon Kire Risteski, kryetar i Bashkimit të Shoqatave Bujqësore.

Blerja e duhanit përfundoi edhe pse ligjërisht ka edhe një muaj kohë. Deri në Vitin e Ri janë blerë gjithsej 23.144 ton me rreth 420 denar për kilogram.

Sipas Bashkimit të Shoqatave Bujqësore, mbeten rreth 1.500 ton duhan që duhet t’i marrin blerësit që do të punojnë pas festave.

– Për mua është befasuese sa shpejt përfundoi blerja e duhanit nga korrja e vitit të kaluar. Por ndihmuan edhe kushtet e motit për të përshpejtuar blerjen. Në dhjetor ishte e pranishme lagështia relative që mundësoi kushtet për manipulimin në shtëpi. Nga ana tjetër, ndoshta edhe kompanive iu nevojitej duhani dhe për këtë arsye e morën prodhimin shumë shpejt – shpjegon Kire Risteski, kryetar i Bashkimit të Shoqatave Bujqësore.

Sipas Bashkimit, për blerje ka ende maksimumi 1.500 ton duhan që do të merren pas festave.

Advertisement

– Duhanpirësit të mos shqetësohen. Blerësit lidhën blerjen me festat dhe pastaj do të marrin sasinë e mbetur të duhanit. Ligjërisht afati për blerje është deri më 28 shkurt – shpjegon Risteski.

Bashkimi paralajmëron se nga 15 janari do të fillojnë negociatat me blerësit për çmimet dhe kontratat për korrjen e re të duhanit.

– Me kompanitë, nga 15 janari fillojmë negociatat për çmimet e reja. Kjo na është shumë e rëndësishme para nënshkrimit të kontratave të reja – thotë Risteski.

Ndërkohë, vazhdojnë bisedimet për ndryshime në Ligjin për duhanin, për të cilat ekziston një grup punues, dhe është e rëndësishme të vendoset një marrëdhënie e barabartë midis prodhuesve dhe blerësve.

– Grupi punues punon vazhdimisht me Ministrinë e Bujqësisë dhe me Qeverinë. Ne fokusohemi te ndryshimet ligjore për shkurtimin e afatit për blerjen e duhanit, rikthimin e kompetencave te Bashkimi i Shoqatave Bujqësore, si dhe lehtësimet që lidhen me përfaqësuesit. Këto janë ndryshimet më të rëndësishme që duhet të miratojmë – shpjegon Kire Risteski, kryetar i Bashkimit të Shoqatave Bujqësore.

Advertisement

Ndryshe, deri tani janë bërë ndryshime në ligj për të parandaluar importin e duhanit gjatë kohës që zgjat blerja e prodhimit vendas.

Lajme nga vendi

KSHZ miratoi plan financiar prej 153,2 milionë denarëve dhe i rrumbullakësoi përgatitjet për zgjedhjet lokale

Published

on

 Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) në mbledhjen e sotme i miratoi procesverbalet nga mbledhjet 164 dhe 165 dhe solli disa vendime lidhur me punën financiate dhe organizimin teknik të zgjedhjeve të ardhhsme të caktuara për më 11 janar 2026.

Komisioni e miratoi Propozim-vendimin për ndarje të avanseve për të punësuarit në KSHZ dhe personave të angazhuar për transportin e materialit të besueshëm zgjedhor. Me këtë vendim rregullohen shpenzimet për perosnat të cilët do bjnë dorëzimin e materialeve në komumant Mavrovë-Rostushë, Qendër Zhupë, Gostivar dhe Vrapçisht.

Siç theksoi anëtari i KSHZ-së, Angellço Ristov, me rastin e organizimit të zgjehdjeve të ardhshme lokale në komunat e cekura, KSHZ sjellë vendim për caktim të avanseve për të punësuarit në KSHZ, personat të cilëlt janë të angazhuar nga ana e KSHZ-së, si dhe perosnave të tjerë të përfshirë për transportin dhe dorëzimin e materialit të besueshëm zgjedhor.

Në mbledhjen e sotme u konstatua edhe shuma e maksiomumit të arkës për vitin 2026, e cila do të jetë gjithsej 300.000 denarë. Siç theksoi anëtarja e KSHZ-së, Svetllana Karapetrova, ky vendim, për realizimin e të cilit është angazhuar Sektori për kontabilitet dhe pagesa, hyn në fuqi me ditën e miratimit, ndërkaq do të zbatohet në mënyrë retroaktive prej 1 janarit 2026.

Në rend dite ishte edhe Plani financiar i KSHZ-së për vitin 2026, sipas të cilit Komisioni shtetëror zgjedhor në këtë vit kalendarik do të disponojë me buxhet të përgjithshëm prej 153.196 denarëve.

Në mbledhje u miratua edhe Udhëzimi për votim për zgjedhjet lokale, me çka u rrumbullakësuan procedurat juridike dhe teknike para votimit të së dielës.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

ZYRTARE  DRILON ISLAMI VISHET KUQEZI

Published

on

KF Shkëndija   njofoton  opinionin   se  ka   angayhuar mesfushorin defenaziv, Drilon Islami. 25 vjeçari në Tetovë vjen pasi shkëputi kontratën me Kluzhin e Rumanisë. 

Futbollisti kosovar që shkëlqeu me Prishtinën në elitën kosovare, para se të transferohej në Rumani ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore. Menjëherë pas kësaj ka firmosur kontratën që e lidh me Shkëndijën për 2.5 vitet e ardhshme.

Drilon Islami karrierën si profesionist e nisi te klubi i qytetit të lindjes, Ferizaji, derisa më vonë do të luante edhe me Dritën e Gjilanit dhe Prishtinën ku ishte edhe kapiten i skuadrës. Ka qenë pjesë e moshave të Kosovës, ndërsa te Kluzhi i Rumanisë u transferua janarin e vitit të shkuar.

Të gjithë në KF Shkëndija i dëshirojnë mirëseardhje dhe shume suksese me fanellën kuqezi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickovski: Afër marrëveshjes me investitorin, që “Kodra e Diellit” të bëhet qendra më e bukur dimërore

Published

on

-Mendoj se jemi në rrugë të mirë, të mos them jam i sigurt! Bëhet fjalë për investitorë shumë seriozë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në Kodër të Diellit, nga ku paralajmëroi se si qeveri janë afër marrëveshjes me investitorë të huaj, të cilët pritet ta shndërrojnë Kodrën e Diellit në një nga destinacionet më të kërkuara dimërore në Evropë.

“Kemi për qëllim që në afat të shkurtër të sjellim investitor që do të investojë, bashkë me shtetin, kuptohet. Dhe do ta bëjë atë që për të gjithë ne paraqet ëndërr dhe qëllim, që Kodra e Diellit të bëhet qendra më e bukur dimërore në këtë pjesë të Evropës. Që do të jetojë 365 ditë në vit, e jo vetëm disa muaj gjatë sezonit dimëror. Kodra e Diellit, sipas mundësive që ofron, nëse krahasohet me qendrat më të mira të turizmit dimëror në alpe, ka për 10 km më shumë mundësi për ndërtim të shtigjeve për skijim. Nga Aeroporti Ndërkombëtar, për 45 minuta, ju jeni me këpucë të skive në shtigje. Disa muaj në dimër kemi borë natyrale”, deklaroi Mickoski.

Sa i përket ndërtimeve pa leje në këtë qendër skijimi, Mickoski tha se nuk do të sjellin ligj për legalizimin e të njëjtave.

“Nëse flisni për ndërtimet e egra, dhe nëse mendoni për ligj për legalizim të ndërtimeve pa leje, aso qëllime nuk kemi, as nuk planifikojmë që të mendojmë në atë drejtim. Atë që mund të them është që ndërtimet pa leje të mos bëhen, për shkak se shteti ka mekanizma për ta parandaluar këtë”, shtoi Mickoski./tv21.tv

Continue Reading

Më të lexuarat