Lajme nga vendi
Shqipëria s’do të japë pasaporta shqiptarëve në RMV-së, pas anëtarësimit të saj në BE
Kreu I Ekzekutivit shqiptar EdiRama edhe njëherë nuk ka lënë rastin pa I habitë shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijëve të Shqipërisë. Ai hodhi poshtë poshtë skenarin dhe arbitraritetin bullgar.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se vendi i tij nuk do të ngrejë çështje që mund të prishin harmoninë evropiane. Ai gjithashtu përsëriti se Tirana nuk do ta bllokojë Maqedoninë e Veiut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, përcjellë ‘plusinfo’ deklaratën e Ramës.
Rama, deklaroi se pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), Shqipëria nuk do të ndjekë shembullin e Bullgarisë, dhe nuk do t’u lëshojë pasaporta shqiptare, shqiptarëve etnikë që jetojnë në Maqedoni.
– Ne nuk jemi një vend që mund të bëjë çfarë të dojë dhe si të dojë, kur bëhet fjalë për çështje që lidhen me harmoninë e brendshme të familjes evropiane – ka thënë kryeministri Rama, përcjellë ‘plusinfo.mk’.
Ai theksoi se bullgarët e bënë këtë, vetëm pasi u bënë anëtar të BE-së, “sepse pasaporta e tyre është bërë shumë e fuqishme”.
Rama deklaroi më parë se Shqipëria nuk do të vërë veton ndaj Maqedonisë, nëse ajo bëhet anëtare e BE-së. Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një student nga Shkupi, ai vlerësoi se është një mekanizëm që mund të pengojë integrimin dhe shtoi se prej kohësh ka mbrojtur një qasje të re të Unionit ndaj vendeve kandidate, përkatësisht që kandidatët të përfshihen më herët në procesin e vendimmarrjes evropiane.
Shqipëria duhet të mbyllë së shpejti tre kapituj të negociatave të pranimit. Më 14 korrik, në Bruksel do të mbahet Konferenca e 9-të Ndërqeveritare e Shqipërisë dhe BE-së. (plusinfo.mk)
Lajme nga vendi
“TETOVA OPEN – BILARDO” FRYMË E RE NË “VERËN TETOVARE” (foto)
Në kuadër të manifestimit “Tetova n`Festë”, Sheshi i Tetovs të hënën në mbrëmje u bë arenë e garave të bilardos.
Mjeshtrit e kësaj loje nga vendi por edhe nga Kosova e Shqipëria, para tetovarëve prezantuan aftësitë e tyre në këtë sport atraktiv dhe shumë të dashur për të rinjtë dhe jo vetëm, duke e shndërruar këtë mbrëmje në një festë të madhe tetovare.
Erdhi si favorit, por edhe në stolin e bilardos e meritoi këtë epitet.
Vendi i parë I takoi, Eklent Kaçit nga Shqipëria, disa herë kampion bote në bilardo.
EKLENT KAÇI – Kampion bote në bilardo
Në vendin e dytë u pozicionua Fitim Haradinaj nga Kosova, kurse në vendin e tretë u renditën Mirsad Zeqiri dhe Blendi Qazimi.
Organizatori Komuna e Tetovës për fituesit ndau Kupa dhe mirënjohje teksa ka uruar të gjithë pjesëmarrësit për një garë të nivelit të lartë sportiv në kuadër të Verës Tetovare.
IBRAHIM SADIKI – Organizator i turneut
BEDRI SIJARINA – Bilardist nga Kosova
Ndryshe ky turne i bilardos u transmetua drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Facebookut të Tv Koha, ashtu sic do të transmetohen edhe dhjetëra aktivitete tjera sportive, kulturore, argëtuese gjatë verës tetovare./Tv Koha/
Lajme nga vendi
Agon Ferati mori drejtimin e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive
Ministri i deritanishëm për marrëdhënie ndërmjet bashkësive Ivan Stoillkoviq ia lëroi kolltukun ministrit të ri nga radhët e VLEN Agon Ferati. I tha se ka qenë shkurt në këtë pozitë.
Ferati është një profesionist i orientuar drejt rezultateve me përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve, politikat publike, qeverisjen e mirë, integrimin evropian dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Ai është alumn i Programit të Shkëmbimit të Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë (ACYPL) dhe ka ndjekur trajnime të avancuara profesionale në Institutin Robert Schuman, Universitetin Lund, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).
Lajme nga vendi
Sulejmani zyrtarisht në krye të Kulturës dhe Turizmit
Sedat Sulejmani ka njoftuar se sot zyrtarisht ka marrë detyrën e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit. Ai tha se prioritet do të jenë zhvillimi i artit dhe kulturës, konsolidimi i institucioneve kulturore dhe mbështetja e artistëve dhe krijuesve të rinj. Sulejmani falënderoi ministrin në largim, Zoran Ljutkov, për angazhimin dhe kontributin gjatë mandatit të tij.

