Lajme nga vendi
Po shqyrtohet një mekanizëm i ri për një përparim në rrugën drejt BE-së
Opsioni Një propozim i ri po shqyrtohet nga Maqedonia për të filluar negociatat me BE-në pa zbatuar menjëherë ndryshimet kushtetuese. Në vend të garancive nga Brukseli, ideja është që vendi të vendosë “butonin e vet të ndalimit” nëse lindin kushte të reja në proces që cenojnë identitetin e saj.
Nëse Bashkimi Evropian nuk mund të garantojë se nuk do të lindin mosmarrëveshje dhe kushte të reja gjatë negociatave, Maqedonia duhet të krijojë mekanizmat e vet mbrojtës.
Ky është propozimi i Aleksandar Krzalovskit, drejtor i organizatës joqeveritare Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCIC), i cili beson se është më se e qartë se Brukseli nuk do të dorëzohet, prandaj zgjidhja duhet të kërkohet brenda vendit, përmes të ashtuquajturave “garanci të brendshme”.
Ky propozim vjen pasi Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Cos, tha se asnjë vend kandidat deri më tani nuk ka marrë garanci se nuk do të lindë asnjë mosmarrëveshje e re gjatë negociatave, deri në momentin kur shteti i fundit anëtar të ratifikojë traktatin e pranimit.
– E vërteta është se asnjë vend kandidat nuk ka marrë kurrë një garanci se nuk do të lindë asnjë mosmarrëveshje tjetër gjatë procesit të pranimit derisa shteti i fundit anëtar të ratifikojë traktatin e pranimit. Kështu funksionon zgjerimi i BE-së. Është e rëndësishme të pranohet ky realitet – theksoi Kos.
Lajme nga vendi
“TETOVA OPEN – BILARDO” FRYMË E RE NË “VERËN TETOVARE” (foto)
Në kuadër të manifestimit “Tetova n`Festë”, Sheshi i Tetovs të hënën në mbrëmje u bë arenë e garave të bilardos.
Mjeshtrit e kësaj loje nga vendi por edhe nga Kosova e Shqipëria, para tetovarëve prezantuan aftësitë e tyre në këtë sport atraktiv dhe shumë të dashur për të rinjtë dhe jo vetëm, duke e shndërruar këtë mbrëmje në një festë të madhe tetovare.
Erdhi si favorit, por edhe në stolin e bilardos e meritoi këtë epitet.
Vendi i parë I takoi, Eklent Kaçit nga Shqipëria, disa herë kampion bote në bilardo.
EKLENT KAÇI – Kampion bote në bilardo
Në vendin e dytë u pozicionua Fitim Haradinaj nga Kosova, kurse në vendin e tretë u renditën Mirsad Zeqiri dhe Blendi Qazimi.
Organizatori Komuna e Tetovës për fituesit ndau Kupa dhe mirënjohje teksa ka uruar të gjithë pjesëmarrësit për një garë të nivelit të lartë sportiv në kuadër të Verës Tetovare.
IBRAHIM SADIKI – Organizator i turneut
BEDRI SIJARINA – Bilardist nga Kosova
Ndryshe ky turne i bilardos u transmetua drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Facebookut të Tv Koha, ashtu sic do të transmetohen edhe dhjetëra aktivitete tjera sportive, kulturore, argëtuese gjatë verës tetovare./Tv Koha/
Lajme nga vendi
Agon Ferati mori drejtimin e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive
Ministri i deritanishëm për marrëdhënie ndërmjet bashkësive Ivan Stoillkoviq ia lëroi kolltukun ministrit të ri nga radhët e VLEN Agon Ferati. I tha se ka qenë shkurt në këtë pozitë.
Ferati është një profesionist i orientuar drejt rezultateve me përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve, politikat publike, qeverisjen e mirë, integrimin evropian dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Ai është alumn i Programit të Shkëmbimit të Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë (ACYPL) dhe ka ndjekur trajnime të avancuara profesionale në Institutin Robert Schuman, Universitetin Lund, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).
Lajme nga vendi
Sulejmani zyrtarisht në krye të Kulturës dhe Turizmit
Sedat Sulejmani ka njoftuar se sot zyrtarisht ka marrë detyrën e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit. Ai tha se prioritet do të jenë zhvillimi i artit dhe kulturës, konsolidimi i institucioneve kulturore dhe mbështetja e artistëve dhe krijuesve të rinj. Sulejmani falënderoi ministrin në largim, Zoran Ljutkov, për angazhimin dhe kontributin gjatë mandatit të tij.

