Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: 6 ministri për mandat edhe më të fortë, misioni për shqiptarët vazhdon

Published

on

VLEN njoftoi se, pas votimit të rikonstruimit të Qeverisë në Kuvend, do të drejtojë gjithsej gjashtë ministri, duke vlerësuar se kjo e forcon pozitën e saj në ekzekutiv. Sipas kumtesës, Jeton Shasivari është emëruar ministër i Drejtësisë, Agon Ferati ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, ndërsa Sedat Sulejmani ministër i Kulturës dhe Turizmit. VLEN thekson se do të vazhdojë të udhëheqë edhe ministritë e Ekonomisë, Mjedisit Jetësor dhe Eurointegrimeve. Në reagim, koalicioni thekson se ministrat e tij do të vlerësohen mbi bazën e punës, reformave dhe rezultateve, duke shtuar se synon ndërtimin e institucioneve më të forta dhe shërbim më të mirë për qytetarët.

“VLEN: 6 ministri për mandat edhe më të fortë- misioni për shqiptarët vazhdon Me votimin e rikonstruimit të Qeverisë, Kuvendi konfirmoi se procesi i ndryshimit vazhdon. VLEN po hyn në një fazë të re të qeverisjes me përgjegjësi të shtuar dhe me kuadro që mishërojnë profesionalizmin, dijen dhe integritetin. Profesori Jeton Shasivari do jetë në krye të ministrisë së Drejtësisë, Agon Ferati ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, ndërsa Sedat Sulejmani do ta drejtojë ministrinë e Kulturës dhe Turizmit. VLEN nga ky rikonstruim del edhe më i fortë politikisht, me gjithsej 6 ministri (vazhdojmë fuqishëm me kuadrot tonë edhe në Ekonomi, Mjedis Jetësor dhe Eurointegrime), si mision për të ndërtuar institucione më të forta dhe për t’u shërbyer qytetarëve me ndershmëri. Ky nuk është thjesht një ndryshim emrash. Është një mesazh i qartë se institucionet duhet t’u shërbejnë qytetarëve, jo interesave partiake. Është fundi i logjikës së privilegjeve dhe fillimi i një qasjeje që matet me punë, rezultate dhe përgjegjësi. Me një energji të re, me kuadro të përgatitur dhe me një vizion të qartë, VLEN do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve dhe garantues i reformave që e çojnë vendin përpara. Prandaj, ministrat tanë do të gjykohen nga puna, nga reformat dhe nga rezultatet që do të sjellin për qytetarët tanë. Kësisoj ndërtojmë institucione të forta, mbrojmë interesin publik dhe dëshmojmë se politika mund të bëhet me dinjitet, profesionalizëm dhe vizion. Me VLEN ndryshimi vazhdon”, thonë nga VLEN.

Lajme nga vendi

“TETOVA OPEN – BILARDO”  FRYMË E RE NË “VERËN TETOVARE” (foto)

Published

on

Në kuadër të manifestimit “Tetova n`Festë”, Sheshi i Tetovs të hënën në mbrëmje u bë arenë e garave të bilardos.

Mjeshtrit e kësaj loje nga vendi por edhe nga Kosova e Shqipëria, para tetovarëve prezantuan aftësitë e tyre në këtë sport atraktiv dhe shumë të dashur për të rinjtë dhe jo vetëm, duke e shndërruar këtë mbrëmje në një festë të madhe tetovare.

Erdhi si favorit, por edhe në stolin e bilardos e meritoi këtë epitet.

Vendi i parë I takoi, Eklent Kaçit nga Shqipëria, disa herë kampion bote në bilardo.

EKLENT KAÇI – Kampion bote në bilardo

Advertisement

Në vendin e dytë u pozicionua Fitim Haradinaj nga Kosova, kurse në vendin e tretë u renditën Mirsad Zeqiri dhe Blendi Qazimi.

Organizatori Komuna e Tetovës për fituesit ndau Kupa dhe mirënjohje teksa ka uruar të gjithë pjesëmarrësit për një garë të nivelit të lartë sportiv në kuadër të Verës Tetovare.

IBRAHIM SADIKI – Organizator i turneut

BEDRI SIJARINA – Bilardist nga Kosova

Ndryshe ky turne i bilardos u transmetua drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Facebookut të Tv Koha, ashtu sic do të transmetohen edhe dhjetëra aktivitete tjera sportive, kulturore, argëtuese gjatë verës tetovare./Tv Koha/

Advertisement

Continue Reading

Lajme nga vendi

Agon Ferati mori drejtimin e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive

Published

on

Ministri i deritanishëm për marrëdhënie ndërmjet bashkësive Ivan Stoillkoviq ia lëroi kolltukun ministrit të ri nga radhët e VLEN Agon Ferati. I tha se ka qenë shkurt në këtë pozitë.

Ferati është një profesionist i orientuar drejt rezultateve me përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve, politikat publike, qeverisjen e mirë, integrimin evropian dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Ai është alumn i Programit të Shkëmbimit të Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë (ACYPL) dhe ka ndjekur trajnime të avancuara profesionale në Institutin Robert Schuman, Universitetin Lund, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sulejmani zyrtarisht në krye të Kulturës dhe Turizmit

Published

on

Sedat Sulejmani ka njoftuar se sot zyrtarisht ka marrë detyrën e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit. Ai tha se prioritet do të jenë zhvillimi i artit dhe kulturës, konsolidimi i institucioneve kulturore dhe mbështetja e artistëve dhe krijuesve të rinj. Sulejmani falënderoi ministrin në largim, Zoran Ljutkov, për angazhimin dhe kontributin gjatë mandatit të tij.

Continue Reading

Më të lexuarat