Lajme nga vendi
Nga sot trotinetët elektrikë vetëm për personat mbi 18 vjeç, ndalohet bartja e personit të dytë
Nga sot zyrtarisht hyjnë në fuqi ndryshimet në Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, me të cilat vendosen rregulla më të rrepta për përdorimin e trotinetëve elektrikë. Sipas ndryshimeve të reja ligjore, trotinet elektrik do të mund të drejtojë vetëm personi që ka mbushur 18 vjeç, në vend të kufirit të mëparshëm prej 14 vitesh. Në shtigjet dhe korsitë e biçikletave, shpejtësia maksimale e lejuar është 20 kilometra në orë, ndërsa në trotuare, shtigje për këmbësorë dhe shtigje të përziera mbetet kufizimi prej 6 kilometra në orë.
Drejtuesit e trotinetëve elektrikë, gjatë kalimit të rrugës ose vendkalimit për këmbësorë, nëse nuk ka shteg apo korsi për biçikleta, do të duhet të zbresin nga trotineti dhe ta shtyjnë atë. Gjithashtu, ndryshimet ndalojnë transportimin e një personi tjetër në trotinet, ndërsa në rast të shkeljes së këtij rregulli do të dënohen si drejtuesi ashtu edhe pasagjeri.
Mbajtja e helmetës mbrojtëse nga tani është e detyrueshme për të gjithë drejtuesit, ndërsa vazhdon të mbetet në fuqi edhe detyrimi për përdorimin e jelekut reflektues gjatë ngasjes natën ose në kushte të shikueshmërisë së zvogëluar.
Ligji parashikon edhe masa më të ashpra ndëshkuese. Përveç gjobave, për shkelje të caktuara do të parashihet edhe konfiskimi i përkohshëm i trotinetit elektrik për një periudhë prej 30 ditësh. Nëse shkeljen e kryen një fëmijë, përgjegjësinë do ta mbajnë prindërit ose kujdestarët e tij.
Lajme nga vendi
“TETOVA OPEN – BILARDO” FRYMË E RE NË “VERËN TETOVARE” (foto)
Në kuadër të manifestimit “Tetova n`Festë”, Sheshi i Tetovs të hënën në mbrëmje u bë arenë e garave të bilardos.
Mjeshtrit e kësaj loje nga vendi por edhe nga Kosova e Shqipëria, para tetovarëve prezantuan aftësitë e tyre në këtë sport atraktiv dhe shumë të dashur për të rinjtë dhe jo vetëm, duke e shndërruar këtë mbrëmje në një festë të madhe tetovare.
Erdhi si favorit, por edhe në stolin e bilardos e meritoi këtë epitet.
Vendi i parë I takoi, Eklent Kaçit nga Shqipëria, disa herë kampion bote në bilardo.
EKLENT KAÇI – Kampion bote në bilardo
Në vendin e dytë u pozicionua Fitim Haradinaj nga Kosova, kurse në vendin e tretë u renditën Mirsad Zeqiri dhe Blendi Qazimi.
Organizatori Komuna e Tetovës për fituesit ndau Kupa dhe mirënjohje teksa ka uruar të gjithë pjesëmarrësit për një garë të nivelit të lartë sportiv në kuadër të Verës Tetovare.
IBRAHIM SADIKI – Organizator i turneut
BEDRI SIJARINA – Bilardist nga Kosova
Ndryshe ky turne i bilardos u transmetua drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Facebookut të Tv Koha, ashtu sic do të transmetohen edhe dhjetëra aktivitete tjera sportive, kulturore, argëtuese gjatë verës tetovare./Tv Koha/
Lajme nga vendi
Agon Ferati mori drejtimin e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive
Ministri i deritanishëm për marrëdhënie ndërmjet bashkësive Ivan Stoillkoviq ia lëroi kolltukun ministrit të ri nga radhët e VLEN Agon Ferati. I tha se ka qenë shkurt në këtë pozitë.
Ferati është një profesionist i orientuar drejt rezultateve me përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve, politikat publike, qeverisjen e mirë, integrimin evropian dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Ai është alumn i Programit të Shkëmbimit të Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë (ACYPL) dhe ka ndjekur trajnime të avancuara profesionale në Institutin Robert Schuman, Universitetin Lund, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).
Lajme nga vendi
Sulejmani zyrtarisht në krye të Kulturës dhe Turizmit
Sedat Sulejmani ka njoftuar se sot zyrtarisht ka marrë detyrën e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit. Ai tha se prioritet do të jenë zhvillimi i artit dhe kulturës, konsolidimi i institucioneve kulturore dhe mbështetja e artistëve dhe krijuesve të rinj. Sulejmani falënderoi ministrin në largim, Zoran Ljutkov, për angazhimin dhe kontributin gjatë mandatit të tij.

