Connect with us

Lajme nga vendi

TV KOHA NË ZEMËR TË “TETOVA N’FESTË” – EMOCIONE PËRTEJ SKENËS

Published

on

Dritat e skenës u fikën. Tingujt e fundit u shuan mes duartrokitjeve, por emocionet e “Tetova n’Festë” vazhdojnë të jetojnë.

Për 25 net me radhë, Tetova nuk ishte vetëm një qytet. Ishte zemra që rrihte në ritmin e muzikës shqiptare. Sheshi u mbush me mijëra njerëz, me mërgimtarë që shijuan pushimet me plotë kuptimin e fjalës si një ftesë që sërish të kthehen në vendlindje dhe me zëra që këndonin në një frymë dhe me artistë që dhuruan më shumë se një koncert – dhuruan kujtime.

Por çdo spektakël ka një histori që publiku nuk e sheh. Pas perdes së madhe, larg reflektorëve, lindin emocionet më të bukura. Aty ku artistët marrin frymën e fundit para se të ngjiten në skenë. Aty ku një përqafim, një buzëqeshje apo një fjalë inkurajuese vlejnë sa mijëra duartrokitje.

TV Koha ishte dëshmitare e çdo momenti. Kamera jonë nuk ndoqi vetëm koncertet, por edhe zemrën e festivalit. Ishim pranë artistëve në çastet e tyre më njerëzore, regjistruam emocionet, pritjet, gëzimin dhe rrëfimet ekskluzive të emrave që sot shkëlqejnë në skenën shqiptare.

Pas çdo fotografie që emocionoi, pas çdo interviste që preku zemrat dhe pas çdo transmetimi që solli atmosferën e “Tetova n’Festë” në shtëpitë e mijëra teleshikuesve, qëndronte një ekip që punoi me përkushtim, pasion dhe zemër.

Advertisement

Arbeni ishte zëri që rrëfeu historitë e festivalit. Agoni, Fisniku dhe Enesi kapën me kamerat e tyre çdo emocion, çdo buzëqeshje dhe çdo duartrokitje. Bujari me kamerën Ronin ishte gjithmonë aty ku ndodhte momenti më i rëndësishëm. Bleroni, me pamjet spektakolare nga krani dhe Okani, me fluturimet e dronit mbi Tetovë, i dhanë festivalit një dimension tjetër, duke e shndërruar çdo natë në një kujtim të paharrueshëm.

Në prapavijë, Veroni punoi pa u ndalur në montazh, duke i kthyer qindra orë material në histori që prekën publikun. Ndërsa në regji, Amiri dhe Besiani koordinuan çdo detaj me profesionalizëm, duke bërë që çdo transmetim të mbërrinte te teleshikuesit me të njëjtin emocion që përjetohej në shesh.

Ata nuk ishin në skenë. Nuk morën duartrokitje nga publiku. Por ishin njerëzit që bënë të mundur që çdo emocion, çdo tingull dhe çdo çast i “Tetova n’Festë” të jetonte përtej sheshit, në ekranet e mijëra familjeve.

Sepse spektakli nuk ndërtohet vetëm nga artistët. Ai ndërtohet edhe nga ata që punojnë në heshtje, pas kamerës, me një mision të vetëm: ta sjellin emocionin sa më afër zemrës së çdo teleshikuesi.

Çdo intervistë ishte një histori. Çdo prapaskenë një kujtim. Çdo buzëqeshje një emocion që nuk mund të shkruhet, por vetëm të përjetohet.

Advertisement

Qindra mijëra shikime në platformat e TV Koha dëshmuan se publiku nuk kërkon vetëm të shohë një koncert. Ai dëshiron të ndiejë emocionin, të njohë njeriun pas artistit dhe të jetojë çdo çast që nuk shihet nga skena.

“Tetova n’Festë” mbylli siparin e një vere të paharrueshme, por jo historinë e saj. Sepse përmes objektivit të TV Koha, këto çaste do të mbeten të gjalla, si dëshmi e një vere që bashkoi breza, zëra dhe zemra.

Ky përkushtim nuk është i rastësishëm; Tv Koha ka qenë është dhe do të mbetet televizioni që sjell pranë teleshikuesve çdo ngjarje që ndodh në Rajonin e Pollogut. Tashmë 33 vite Tv Koha është familjarizuar me publikun duke sjellë në çdo shtëpi ngjarje, lajme, kronika e storje, andaj ky përkushtim në Verën Tetovare përbën një mozaik që është ndërtuar me vite duke fituar besimin dhe dashurinë e opinionit.

Disa net mbarojnë me duartrokitje. Të tjerat jetojnë përgjithmonë në kujtesë. Kjo ishte vera e Tetovës. Kjo ishte historia që pati privilegjin ta rrëfente TV Koha.

Advertisement

Lajme nga vendi

UEFA ME GODITJE TJETËR PËR INFANTINON – KAMPIONAT ALTERNATIV BOTËROR?!

Published

on

Vazhdon përplasja mes UEFA-s dhe konfederatave të tjera kontinentale kundër presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili synon të mbetet në krye të organizatës edhe pas zgjedhjeve të ardhshme që do të mbahen në mars të vitit të ardhshëm.

UEFA po përgatit një goditje të re ndaj Infantinos. Së bashku me konfederatat e tjera kontinentale, ajo ka paralajmëruar se mund të krijojë një kompeticion të ri ndërkombëtar për kombëtaret si kundërpërgjigje ndaj Kupës së Botës, nëse Infantino nuk heq dorë nga kandidatura për një mandat tjetër.

Kujtojmë se Infantino shkaktoi reagime të forta me planin për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës investitorëve privatë, por më pas u detyrua të tërhiqej nga kjo nismë.

Përveç kësaj, presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, së bashku me drejtuesit e CONCACAF-it dhe Konfederatës Aziatike të Futbollit, po kërkojnë dorëheqjen e Infantinos.

Sipas gazetës The Times, është krijuar një aleancë me synimin për ta larguar Infantinon dhe për ta “paralizuar FIFA-n”. Nëse ai këmbëngul të rikandidojë në zgjedhjet e marsit, aleanca po shqyrton organizimin e garave të veta ndërkombëtare.

Advertisement

UEFA tashmë ka një plan për një Ligë Globale të Kombeve, projekt i nisur që në vitin 2017, i cili do të konkurronte drejtpërdrejt me Kupën e Botës. Kundërshtarët e Infantinos po ashtu janë të gatshëm të bojkotojnë mbledhjet e Këshillit dhe komiteteve të FIFA-s, si dhe të refuzojnë ratifikimin e vendimeve të saj.

Sipas raportimit, Infantino ka siguruar mbështetjen e vetëm 15 nga 211 federatat anëtare të FIFA-s, pasi projekti i tij i diskutueshëm doli në publik.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shqipëria shpall si “të padëshiruar” dy shtetas të Maqedonisë

Published

on

Ministria e Brendshme shpall “non grata” edhe dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar, njofton “Top Chanel”.

Siç raportojnë nga “Top Channel”, të padëshiruar janë shpallur dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, ndaj të cilëve ka të dhëna për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar.
Nga atje thonë se vendimi është marrë pas propozimit të njësisë antiterror në Policinë e Shtetit, ndërsa është dhënë konfirmimi nga Ministria e Brendshme, e cila ka shpallur “non grata” Valon Beljan, ose Valjon Belën dhe Bekir Halimin me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.

Disa javë më parë, Ministria e Brendshme vendosi të shpallë “non-grata” edhe shtetasen Ikballe Huduti, duke i ndaluar hyrjen në vend për një periudhë prej 15 vitesh./

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 03 Gusht

Published

on

Dje në orën 13:45 në SPB Tetovë, dy vëllezër nga fshati Bërvenicë, kanë denoncuar se një 65-vjeçar nga fshati Bërvenicë, në pjesën e pasme të oborrit të tij ka djegur mbeturina, me ç’rast zjarri është përhapur drejt parcelës fqinje bujqësore me sipërfaqe prej rreth 2.400 m², pronë e denoncuesve, ndërsa ka përfshirë edhe muret e shtëpisë. Është kryer këqyrje në vendin e ngjarjes dhe po merren masa për zbardhjen e rrastit.

……Dje në orën 10:30 në DPB Gostivar është denoncuar se në rrugën rajonale Gostivar – fshati Gradec ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti të udhëtarëve „Audi“ me targa të Gostivarit, i drejtuar nga një 52-vjeçar nga Gostivari, dhe një automjeti të udhëtarëve „Golf“ me targa gjermane, i drejtuar nga një 30-vjeçar nga fshati Dobridoll.  Me këtë rast, lëndime të rënda trupore ka pësuar një udhëtar ndërsa një tjetër dhe një pasagjer kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar. Këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar.

……Dje në orën 15:10 në fshatin Bellovisht, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 50-vjeçar nga i njëjti fshat, i cili është denoncuar nga një 37-vjeçar nga fshati Belovisht se rreth orës 14:30, së bashku e kanë kërcënuar dhe kanë tentuar ta sulmojnë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Dje në orën 15:00 në SPB Tetovë, një 48-vjeçar nga fshati Gajre, me qëndrim të përkohshëm në Gjermani, ka denoncuar se më 01.08.2026, përpara shtëpisë së tij familjare ka parkuar automjetin e tij të udhëtarëve „BMV“ me targa kombëtare gjermane, ndërsa më 03.08.2026 rreth orës 15:00 ka vërejtur se është dëmtuar nga një plumb qorr. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

……Dje  në orën 16:50,një 65-vjeçar nga fshati Banjicë e Poshtme ka denoncuar se rreth orës 15:30 në Gostivar, ai dhe djali i tij 20-vjeçar në dy raste janë sulmuar fizikisht nga i afërmi i tyre. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement

……Dje në orën 16:10 në rrugën „Ilinden“ në Tetovë, zyrtarët policorë kanë vërejtur dy të minoren të cilët po përlesheshin fizikisht. Pas identifikimit të kryer nga zyrtarët policorë të SPB Tetovë, është vërtetuar se bëhet fjalë për dy 14-vjeçarë, të strehuar në një Shtëpi përkujdesjeje në Shkup. Në prani të punonjësit social nga Qendra për Punë Sociale Shkup me ta është zhvilluar një bisedë zyrtare, pas së cilës i janë dorëzuar personit të autorizuar.

……Dje në orën 23:20 në Tetovë, zyrtarët policorë kanë arrestuar një 44-vjeçar nga Tetova, pas denoncimit të mëparshëm nga një 38-vjeçar nga Tetova se rreth orës 21:00 e ka sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Pas mesnate në orën 02:30 në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria një 24-vjeçar nga Shkupi, i cili është denoncuar nga nëna e tij 41-vjeçare se më 03.08.2026 rreth orës 23:30 në shtëpinë familjare në Tetovë e ka sulmuar fizikisht, duke përdorur edhe një send të forte. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

……    Sot në mëngjes në orën 04:00 në SP Tetovë, një 19-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se përpara hyrjes së ndërtesës ku jeton është zënë në pritë nga një person, i cili nëpërmjet kërcënimit me thikë i ka marrë para. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat