Connect with us

Sport

SEDLOSKI:& MUSLIU NUK KEMI ARDHUR VETËM PËR TË LUAJTUR NJË NDESHJE

Published

on

Maqedonia  e Veriut  sonte  zhvillon ndeshjen e katërt   Liga B në grupin B1  të UEFA Konferencë Ligës  kundër  Zvicrës  në Lucernë. Në paraqitjen  para medieve  trajneri Sedlloski dhe  futbollisti Visar Musliu  shprehen optimist  për një paraqitje më të mirë

 Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll  në  kuadër  të raundit të katërt  të  edicionit të ri UEFA Liga e Kombeve sonte do të përballet sërish me Zvicrën  vetëm  dhjetë ditë pas ndeshjes në Shkup ku zviceranët   fituan  0-3.  Reprezentacioni  ynë  nga  dita e  djeshme  ndodhet  në Lucernë  ku  mbrëmë ka  zhvilluara   seancën  zyrtare  stërvitore  para  ndeshjes  së  sontme,  ndërkaq  para  seancës stërvitore është mbajtuar press konferenca  zyrtare  ku para   me dieve  kanë  flur  seleksionuesi  Goce Sedlloski dhe  futbollisti Visar Musliu

Trajneri  Sedlloski edhe njëherë ka potencuar se  çfarë kombëtare   dhe  çfarë futbollistësh   ndërsa    sot  do të lujanë  futbollistë cilësore  ka  zvicra Goce Sedlloski pret një reagim nga skuadra dhe një performancë më të mirë se në ndeshjen e parë.

 “ E dimë se çfarë përfaqësueseje është Zvicra dhe me çfarë lojtarësh disponon. Duhet t’i korrigjojmë gabimet nga ndeshja e parë. Në fushë do të dalim për të dëshmuar se dimë t’i zgjidhim problemet që i patëm, me lojë kolektive dhe duke luftuar njëri për tjetrin. Zvicra është një superfuqi, por ne nuk kemi ardhur këtu vetëm për të luajtur një ndeshje, por për të bërë diçka. Duam një ndeshje të mirë dhe të gëzohemi pas humbjeve që i patëm“, deklaroi Sedlloski..

Futbollisti Visar Musliu pret angazhim maksimal ekipor nga përfaqësuesja e Maqedonisë kundër njërit prej kundërshtarëve më cilësorë në grup.

Advertisement

„’Nuk dyshoj ’Zvicra nuk është vetëm një përfaqësuese e fortë në aspektin ofensiv, por ka cilësi nga portieri deri te sulmuesi. Nuk mund të flasim vetëm për mbrojtjen, sepse do të na duhet lojë ekipore, nga sulmuesi deri te portieri. Të gjithë duhet të kontribuojmë në fazën e mbrojtjes nëse duam të jemi të suksesshëm“, thotë Musliu.

Ndeshja  Zvicër – Maqedoni e Veriut  zvillohet  sonte me  fillim në ora 20:45 në Lucern, ndërsa  po në të njëjtën kohë zhvillohet edhe  ndeshja Skoci – Slloveni

Shaban Sinani – TV KOHA

Sport

RENDITJA E FIFA-s: KOSOVA E 76-ta, POZICION HISTORIK

Published

on

Në renditjen e fundit të FIFA-s të publikuara pas përfundimit të ndeshjeve të shtatorit dhe tetorit, Spanja kryeson renditjen, Shqipëria  e 66-ta, Maqedonia e Veriut e  71-ta, ndërsa Kosova e 76-ta.

 FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve pas ndeshjeve të fundit ndërkombëtare. Renditjen  e kryeson  Spanja,  e ndjekur  nga  Argjentina , Franca, Anglia  dhe  Portugalia, ndërsa  në 10-të kombëtaret  me të mira  janë edhe  Brazili, Maroku, Belgjika , Holanda  dhe Meksika,

Sa i përket reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, shkaku i rezultateve  të  dobëta në ciklin shtator/tetor, ka bërë që ketë rënie prej dy vendesh në renditjen e FIFA-s, ku aktualisht ndodhemi në pozicionin e 71-të. Kujtojmë se Maqedonia e Veriut  në katër ndeshjet e Ligës B  pësoi  po aq  disfata   ndërsa  golaverazhi ishte  0-10.

Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar një përmirësim të lehtë në klasifikim dhe janë ngjitur me një pozicion, duke u pozicionuar tashmë në vendin e 66-të në botë. Lëvizja vjen pas rezultateve të fundit të Kombëtares shqiptare. Në fokus është edhe Kosova, e cila ka arritur një pozicion historik në klasifikimin e FIFA-s. “Dardanët” janë ngjitur me dy vende, duke u pozicionuar në vendin e 76-të.  Që është pozicioni më i lartë i regjistruar ndonjëherë nga Kosova në renditjen botërore të FIFA-s, duke vendosur kështu një tjetër pikë referimi në historinë e përfaqësueses.

Në krye të klasifikimit vijon të jetë Spanja, e cila ruan kreun pas një serie të gjatë rezultatesh pozitive. Kampionët e Evropës vazhdojnë të mbajnë distancën nga rivalët në pjesën e sipërme të renditjes.

Advertisement
Continue Reading

Sport

Ronaldo me dedikim për Messin: Një tregim që do të zgjasë përgjithmonë

Published

on

Cristiano Ronaldo i ka kushtuar një mesazh të veçantë Lionel Messit, pas paraqitjes së fundit të yllit argjentinas me fanellën e kombëtares.

Messi kishte reaguar përmes një postimi në Instagram pas ndeshjes së Argjentinës ndaj Beninit, të cilën kampionët e botës e fituan me rezultat 3:0.

Kapiteni argjentinas ishte protagonist edhe në fitoren e skuadrës së tij, duke shënuar një gol. Në listën e realizatorëve u përfshinë edhe Nicolas Otamendi dhe Nico Paz, ndërsa Messi kontribuoi me asistime. Pas postimit të Messit, Ronaldo reagoi duke vlerësuar karrierën e tij me kombëtaren dhe sukseset që ka arritur ndër vite.

“Leo, kaq shumë vjet duke e mbrojtur vendin tënd dhe një tregim që do të zgjasë përgjithmonë. Gjithë respektin tim për atë që e ke arritur me Argjentinën. Të përqafoj”, ka shkruar Ronaldo.

Continue Reading

Sport

​Zyrtarizohet kundërkandidati i parë i Infantinos për president të FIFA-s

Published

on

Ish-mbrojtësi i Tottenhamit, Ramon Vega, ka konfirmuar synimin për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, duke u shfaqur si kandidati i parë që deklaron publikisht ambicien për të sfiduar presidentin aktual, Gianni Infantino.

Vega, 55-vjeçar, ish-përfaqësues i Zvicrës dhe me një karrierë që përfshiu skuadra si Cagliari, Tottenham, Celtic dhe Ëatford, synon të garojë kundër Infantinos në zgjedhjet që pritet të mbahen në mars të vitit të ardhshëm.

Ish-futbollisti zviceran tha se synimi i tij është të reformojë dhe modernizojë FIFA-n, si dhe të rikthejë besimin në qeverisjen e futbollit botëror.

“Qëllimi im është i qartë: t’i shërbej futbollit dhe njerëzve që i japin jetë lojës”, tha Vega.

“Unë jam në këmbë për të ribashkuar familjen globale të futbollit, për të ofruar reforma të vërteta dhe të qëndrueshme, për të modernizuar FIFA-n për shekullin e 21-të, për të rivendosur stabilitetin dhe besueshmërinë, si dhe për të rindërtuar besimin që i nevojitet urgjentisht lojës sonë”, shtoi ai.

Advertisement

Kandidatura e Vegës vjen në një moment kur Infantino po përballet me kundërshtime të reja. Muajin e kaluar, Shoqata Zvicerane e Futbollit tërhoqi mbështetjen për një mandat tjetër të tij, ndërsa më herët edhe federatat e Anglisë, Uellsit, Francës, Serbisë dhe disa vendeve të tjera evropiane kishin bërë të njëjtin veprim.

Ndërkohë, UEFA ka paralajmëruar se do të paraqesë një kandidat rival përpara afatit të nëntorit.

Vega kishte shqyrtuar mundësinë për të kandiduar edhe në zgjedhjet e viteve 2015, 2019 dhe 2022, por këtë herë është kandidati i parë që e ka bërë publike ambicien për të sfiduar Infantinon.

“Futbolli nuk u përket presidentëve, konfederatave apo administratorëve. Futbolli është më i madh se çdo pozicion, çdo individ apo çdo institucion”, deklaroi Vega.

“Udhëheqja aktuale e ka demoralizuar lojën. Qeverisja e dobët ka dëmtuar besueshmërinë e FIFA-s dhe ka gërryer besimin në të gjithë familjen globale të futbollit. Ne duhet ta ndalojmë këtë konflikt që të përshkallëzohet”, përfundoi ai.

Advertisement

Vega, i cili fitoi Kupën e Ligës me Tottenhamin në vitin 1999 dhe më pas kompletoi tripletën vendase me Celticun në sezonin 2000/01, tani synon të kalojë nga fusha e futbollit në një nga postet më të rëndësishme të sportit botëror.

Continue Reading

Më të lexuarat