Sport
LIGA E DYTË: PELISTERI – TETEKSI DERBI I XHIROS SË 12-të
Të shtunën dhe të dielën në program janë ndeshjet e javës së 12-të të sezonit vjeshtor në Ligën e Dytë të futbollit vendor. Derbi i javës luhet në Manastir mes Pelisterit dhe Teteksit. Të dielën Kamjani takohet me Euromilkun. Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 13:00.
Kryendeshja e kësaj jave zhvillohet në Manastir, ku do të përballen dy ekipet të cilat vite me radhë kanë lënë gjurmë në futbollin vendor, Pelisteri kundër Teteksit.
Aktualisht ekipi nga Manastiri me 7 fitore, katër barazime dhe asnjë ndeshje të humbur mban pozitën e dytë me 25 pikë, ndërsa Teteksi me 4 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje, pozicionohet e gjashta në tabelë me 16 pikë.
Trajner i Teteksit, Marjan Bilbiloski, për TV Koha tha se favorit është Pelistëri, por se ekipi nga Tetova nuk udhëton me flamur të bardhë në Manastir.
Trajneri i Teteksit Marjan Bilbiloski thotë se çdo rezultat kundër Pelisterit, pos disfatës, do të ishte pozitiv.
‘’Nuk jam parashikues i mirë, por çdo ndeshje sidomos në teren të vështirë siç është në Manastir nga skuadra si Pelisteri e dimë se ky është derbi mes dy skuadrave diçka vlejnë në futbollin e Maqedonisë dhe në Ballkan. Është për keqardhje që luhet në Ligën e dytë por i pamposhtur të kthehesh nga Manastiri gjithsesi se është rezultat i mirë’’ tha trajner Bilbiloski
Ndeshje interesante këtë xhiro pritet edhe në përballjen mes Ohrit dhe Bellasicës por edhe në përballjet tjera që luhen të shtunën si Rabotniçki – Novaci, AP Brera – Kozhufi, Makedonija Gj.P – Detonit Plaçkovica dhe Shkupi – Osogova.
Të dielën në program është ndeshja Kamjani – Euromilk.
Për skuadrën vendase është një rast i mirë që të arkëtojë tre pikët e radhës për të mbajt hapin me pesë ekipet që janë në pjesën e epërme të tabelës.
Të gjitha ndeshjet e javës së 12-të fillojnë në ora 13:00.
Sport
LIGA E TRETË: LUBOTENI – GOSTIVARI HAPIN SIPARIN E XHIROS SË 12-të
Sezoni vjeshtor në Ligën e Tretë – Rajoni i Gjashtë, vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 12-të. Sipari hapet të shtunën me ndeshjen Luboteni – Gostivari me fillim në ora 15:00.
Liga e Tretë – Rajoni Gjashtë, vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 12-të të sezonit vjeshtor.
Kjo javë hapet me ndeshjen mes Lubotenit dhe Gostivarit të shtunën me fillim në ora 15:00 në terrenin e Qendrës sportive në Tetovë.
Pesë ndeshjet tjera do të zhvillohen të të dielën, ndërsa dueli më tërheqës është mes Reçicës dhe Dobroshtit .
Ndeshje interesante pritet edhe në stadiumin e Zhelinës ku do të përballen Liria dhe Xhepçishti.
Në stadiumin e Bogovinës, Drita është nikoqire e Korabit të Dibrës, në Poroj Skënderbeu takohet me Gradecin.
Sport
FIFA RENDITJA: SHQIPËRIA KA NGRJTJE, MAQEDONIA DHE KOSOVA RRËNJE
Spanja , Argjentina dhe Franca vazhdojnë të kryesojnë listën e kombëtareve më të suksesshme botërore të futbollit. Shqipëria ka ngritje për një pozitë ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë rrënje për dy pozita në krahasim me muajin e kaluar
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka pësuar rënie në renditjen botërore të FIFA-s, duke humbur dy pozita krahasuar me përditësimin e kaluar. Përfaqësuesja jonë tani pozicionohet në vendin e 73-të në ranglistën e FIFA-s , me gjithsej 1339.35 pikë.
Kjo rënie vjen pas rezultateve të fundit të përfaqësueses së Maqedonisë në Ligën e Kombeve, ku skuadra e drejtuar nga Goce Sedlloski nuk arriti të regjistrojë asnjë fitore në gjashtë ndeshje zyrtare .
Sport
LIGA E PARË: XHIROJA E 14-të HAPET ME NDESHJEN SHKËNDIJA (H) – BASHKIMI
Pas pauzës dy javore shkaku i obligimeve të reprezentacionit për dy ndeshjet e fundit të UEFA Liga e Kombeve, këtë fundjavë vazhdon e kampionati në Ligën e parë të futbollit me ndeshjet e javës së 14-të të sezonit vjeshtor.
Java e 14-të hapet të premten me ndeshjen që do të zhvillohet në Çair mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Bashkimit të Kumanovës me fillim në ora 13:00.
Kjo ndeshje ka rëndësi të veçantë për të dyja ekipet pasi vendasit pretendojnë të mbeten në pjesën e epërme të tabelës, ndërsa kumanovarët shpresojnë që t`i ikin zonës së rrezikut.
Trajneri Berat Imeri për TV Koha tha se me angazhim maksimal tri pikët do t`i takojnë Shkëndijës së Haraçinës.
‘’Na pret një ndeshje shumë e vështirë kundër Bashkimit. Ne luajmë në terrenin tonë jemi të përgatitur maksimalisht. Mendoj se jemi të kompletuar për këtë ndeshje, kemi disa lëndime të vogla por shpresoj që me angazhim maksimal edhe me dëshirë të madhe siç e kishin në dy ndeshjet e fundit jemi optimist se do arrijmë ti marrim tre pikë ‘’ deklaroi trajneriBerat Imeri
Të shtunën me fillim në ora 12:00, në program është ndeshja mes dy skuadrave që aktualisht mbajnë dy vendete fundit në renditjen e tabelës Skopjes dhe Arsimit.
Ndeshja në Autokomandë për çegranasit mund të jetë shpresa e fundit që me fitore të shpresojë mbijetesën .
Futbollisti Subi Mustafi për TV koha është shprehur optimist se nga Shkupi do kthehen me rezultat pozitiv.
‘’ Duke parë disfatën e fundit me ekipin nuk kemi pasur një kontinuitet shumë të mirë. Mendoj dhe shpresoj se kemi marrë motiv, kemi punuar shumë mirë gjatë këtij pushimi që kemi pasur dhe shpresoj që të kthehemi nga Shkupi me një fitore sepse na nevojitet shumë për gjatë kampionatit. Duke parë ekipin, duke parë cilësinë që kemi në ekip shpresojmë dhe mendojmë se do arrijmë fitore këtë javë ‘’ deklaroi futbollisti Subi Mustafa
Të shtunën zhvillohet edhe ndeshja Vardari – Tikveshi me fillim në ora 13:00.

