Connect with us

Lajme nga vendi

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve mbetet; kontributi do të rregullohet me një ligj tjetër

Published

on

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, ka hedhur poshtë pohimet se heqja e Nenit 120 – dispozita që parashikon ndarjen e 6 për qind të kontributeve për shtyllën e dytë – do të shfuqizonte këtë shtyllë të sistemit pensional.

Në një deklaratë me shkrim, ai sqaroi se ndryshimet e propozuara në Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor nuk e shfuqizojnë as shtyllën e dytë, as kontributin që paguhet në të. Sipas ministrit, bëhet fjalë për një harmonizim ligjor dhe teknik të kuadrit rregullator.

Neni 17 i projektligjit të publikuar në ENER propozon fshirjen e Nenit 120 nga ligji aktual, i cili përcakton shkallën e kontributit për shtyllën e dytë. Megjithatë, siç theksoi Vellkovski, kjo nuk nënkupton eliminimin e kontributit apo të shtyllës së dytë.

Kështu, shtylla e dytë e pensioneve vazhdon të jetë funksionale, ndërsa kontributi mbetet i përcaktuar me ligj. Ndryshimi ka të bëjë vetëm me transferimin e dispozitës ligjore nga një ligj në një tjetër, jo me heqjen e shtyllës së pensioneve, përmbylli ministri.

Lajme nga vendi

Eurostatit për vitin 2025 tregojnë se 66,1 % e familjeve në Maqedoni nuk kanë fëmijë, por shifra mbetet nën mesataren e BE-së

Published

on

Të dhënat e Eurostatit për vitin 2025 tregojnë se 66,1 për qind e familjeve në Maqedoni nuk kanë fëmijë, ndërsa 33.9 për qind kanë të paktën një fëmijë në ngarkim. Në Bashkimin Evropian, familjet pa fëmijë përbëjnë 76.6 për qind të totalit, ndaj pjesa e familjeve me fëmijë në Maqedoni është dukshëm më e madhe se mesatarja e BE-së.

Gjatë vitit 2025 në Maqedoni janë numëruar 595.600 familje. Prej tyre, 393.400 nuk kishin fëmijë, kurse 202.200 kishin fëmijë.

Një familje kishte mesatarisht 0.60 fëmijë, shifër që është 25 për qind më e ulët se në vitin 2015, kur mesatarja ishte 0,80. Ndërkohë, familjet në vend kishin mesatarisht 3.1 deri në 3.2 anëtarë, krahasuar me rreth 2,3 anëtarë në BE.

Po ashtu, nga viti 2015 deri më 2025, përqindja e familjeve me një të rritur dhe pa fëmijë u rrit nga 33,6 në 37.5 për qind. Përkundrazi, familjet e përbëra nga çifte me fëmijë ranë nga 16.6 në 14.7 për qind.

Sllovakia kryeson vendet e BE-së për pjesën e familjeve që përbëhen nga çifte me fëmijë, me 20.3 për qind. Pas saj vijnë Qiproja me 19.6 për qind, Çekia me 18.4 dhe Luksemburgu me 18.3 për qind.

Advertisement

Ndërsa familjet me një person pa fëmijë janë më të zakonshme në Lituani, ku përbëjnë 62,5 për qind të totalit. Estonia renditet e dyta me 53.8 për qind dhe Finlanda e treta me 47.9 për qind.

Continue Reading

Lajme nga vendi

24-vjeçarja tenton të grabisë 18-vjeçarin duke e kërcënuar me një mjet të mprehtë – skalper në mes të Shkupit!

Published

on

Një 24-vjeçare nga Shkupi është marrë në pyetje në polici, pasi dyshohet se ka tentuar t’i marrë para një 18-vjeçari, duke e kërcënuar me një mjet të mprehtë – skalper.
Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur më 15 tetor, ndërsa më 21 nëntor e dyshuara është paraqitur në bisedë zyrtare në Stacionin Policor të Kisella Vodës, ku ka sqaruar mënyrën e kryerjes së veprës.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësia për Kriminalitet në Kisella Vodë do të ngrejë kallëzim penal ndaj saj për veprën penale „grabitje në tentativë“, sipas nenit 237, në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.
Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Published

on

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën e Maqedonisë për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga 15 nëntori 2026, ka filluar detyrimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2027.
LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjaleve të vendosura të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.
Continue Reading

Më të lexuarat