Lajme nga rajoni
Dasma kosovare në fshatin e banuar me boshnjakë në Prizren bëhet lajm në “Reuters”
Dasmat kosovare jo rrallë kanë marrë vëmendjen edhe të gazetave botërore.
Një e tillë është bërë temë në agjencinë e lajmeve Reuters, e cila shkroi për një dasmë në fshatin i cili banohet me boshnjakë e që është Lubinjë e Ulët e Prizrenit, ku u martua Melsid Rexhepi dhe Melissa Guerrero nga ShBA-ja.
Amerikania Melissa Guerrero ishte e mahnitur kur mori pjesë në një dasmë tradicionale në vizitën e saj të parë në Lubinjë të Ulët afër qytetit të Prizrenit, në vitin 2013 për të takuar familjen e të dashurit të saj të shkollës së mesme dhe që ajo ëndërronte shumë që një të tillë ta bëjë edhe vetë.
Javën e kaluar Melissa, 30 vjeçe, e realizoi atë ëndërr. E veshur nga koka te këmbët me kostum tradicional, fytyra e saj e lyer me të bardhë me sprej të përpunuar dhe pika të kuqe, blu, ari dhe argjendi, ajo u martua me Melsid Rexhepin, i cili është nga një familje boshnjake në Kosovë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Melsidi ishte vetëm shtatë vjeç kur filloi lufta në Kosovë dhe familja e tij u shpërngul për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tutje, në shkrimin e publikuar nga Reuters, që i jep vëmendje traditës kosovare në dasma, thuhet se “teksa Melissa përgatitej për ceremoninë e dasmës, muzika e fortë e daulleve binte teksa një grua e moshuar lyente fytyrën e saj, një proces që zgjat rreth dy orë gjatë së cilës nusja nuk mund të hapë sytë, të flasë me askënd ose të hajë ose pijë. Kuzhinierët që kishin therur një dem të madh përgatitën ushqim për një festë për qindra njerëz”, përcjell Klankosova.tv.
Për ardhjen e parë të saj në Kosovë foli edhe Melissa, e cila tha se “kur erdha për herë të parë në vitin 2013, isha dëshmitare e një dasme këtu dhe thjesht mendova se ishte kaq e pasur dhe kaq e veçantë dhe është diçka që nuk e kisha parë kurrë askund tjetër në botë” tha ajo e cila është dizajnere grafike e linudr në Meksikë.
Ndërsa, për një ish-profesor të biologjisë në Prizren, Xhavit Rexhepi, të gjitha ngjyrat e linjat në fytyrën e nuses simbolizojnë lumturinë, dashurinë e respektin.
Lajme nga rajoni
Ky do të jetë propozimi i Kurtit për President?!
Në disa portale të afërta me partitë e koalicionit me VV bëjnë të ditur se brenda rrethit të ngushtë të Lëvizja Vetëvendosje po finalizohet një nga vendimet më të rëndësishme politike të momentit, pasi kryeministri në detyrë Albin Kurti raportohet se tashmë e ka përcaktuar emrin që synon ta propozojë për postin e presidentit të vendit.
Sipas informacioneve që ka siguruar portali ‘Gazeta Minuti’, bëhet fjalë për një figurë që nuk vjen drejtpërdrejt nga politika aktive, por për një profesor universitar me reputacion të lartë publik, i cili shihet si emër konsensual, i pranueshëm jo vetëm brenda kampit të pushtetit, por potencialisht edhe për spektrin më të gjerë politik.
Burimet thonë se strategjia e Lëvizja Vetëvendosje është që kësaj radhe të shmanget një kandidat i profilizuar partiak, duke u orientuar drejt një personaliteti akademik e institucional, me synimin për të siguruar mbështetje më të gjerë në procesin e votimit.
Zhvillimi pritet të trazojë skenën politike në ditët në vijim, ndërsa mbetet të shihet nëse ky kandidat do të arrijë të marrë mbështetjen e nevojshme për t’u ulur në postin më të lartë shtetëror.
Lajme nga rajoni
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në 53 ulëse të siguruara në Kuvendin e Kosovës
KQZ në përditësimin e fundit, ka bërë të ditur se janë numëruar 94,62% e votave me postë.
Nga rezultatet shihet qartë një diferencë e thellë në rezultat mes partive politike, përcjell “Bota sot”.
Lëvizja Vetëvendosje – 72,99%
Lidhja Demokratike e Kosovës – 12,12%
Partia Demokratike e Kosovës – 8,04%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 4.19%
Sipas këtij rezultati, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në 53 ulëse të siguruara në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës e ka humbur një ulëse.
LDK kishte më herët 19 deputetë, ndërsa tani ka 18. Partia Demokratike ka ruajtur 22 ulëset të cilat i kishte më parë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 7 ulëse.(INA)
Lajme nga rajoni
LVV nënshkruan koalicionin parazgjedhor me tri parti
Lëvizja Vetëvendosje, Partia Guxo, Partia Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor, duke e cilësuar atë si vazhdim të një rruge të përbashkët politike dhe angazhim të qartë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Sipas Partisë Guxo, ky koalicion nuk paraqet një bashkim të përkohshëm, por një qëndrim politik të vendosur për të qeverisur me përgjegjësi, për të mbrojtur interesin shtetëror dhe për ta vendosur qytetarin në qendër të çdo vendimi.
“Ne hyjmë në këtë marrëveshje me bindjen se shteti forcohet vetëm përmes drejtësisë që vepron, institucioneve që funksionojnë dhe një qeverisjeje që nuk i shmanget llogaridhënies”, thuhet në postimin e publikuar në Facebook, transmeton INA.
Në reagim thuhet se lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia qytetare nuk janë vetëm premtime politike, por detyrime që burojnë nga besimi i qytetarëve.
Po ashtu, partitë vlerësojnë se ky koalicion përfaqëson stabilitet, drejtim dhe qartësi politike, me synim një Republikë më të fortë brenda vendit dhe më të sigurt në arenën ndërkombëtare, me orientim të palëkundur euroatlantik dhe partneritete strategjike të konsoliduara.
“Partia GUXO qëndron në këtë bashkim me përgjegjësi të plotë, për të garantuar se politika nuk mbetet fjalë, por kthehet në veprim që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.


You must be logged in to post a comment Login