Lajme nga vendi
RMV, 6 të vdekur dhe 600 infektime të reja me Covid-19
Në Maqedoninë e Veriut vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 1.317 të testuarve kanë rezultuar 600 të infektuar, transmeton Portalb.mk.
Të dhënat janë si vijon:
Raste të reja: 600
Riinfektime: 134
Të vdekur: 6
Të vdekur të raportuar në Termini im: 4
Të shëruar: 743
Testime: 1.317
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 4.089. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Kavadari dhe Kumanova.
Nga fillimi i pandemisë:
Të infektuar: 333.948
Të shëruar: 320.449
Të vdekur: 9.410
Testime: 2.133.045
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/
Lajme nga vendi
Limani me mesazh për punëtorët: Punoni të qetë, vendimet e përhershme do të sigurohen
Ministri Fatmir Limani ka dërguar një mesazh qetësues për punëtorët e administratës dhe të gjithë të punësuarit në institucionet publike, duke theksuar se pozitat e tyre janë të sigurta dhe se Qeveria do të vazhdojë të garantojë stabilitet dhe vendimmarrje të përhershme për ta, informon POPULLI.mk
“Punëtorë, kudo që jeni të sistemuar, punoni, flini dhe zhvilloni jetën tuaj të qetë, sepse ashtu si sigurova vendet tuaja, ashtu do t’ju garantoj edhe vendime të përhershme”, ka deklaruar Limani.
Kjo deklaratë vjen në një periudhë kur shumë të punësuar shprehin shqetësime për të ardhmen e tyre profesionale, si pasojë e ndryshimeve të fundit kadrovike dhe proceseve reformuese në administratë. Ministri Limani theksoi se qëllimi i tij mbetet mbrojtja e të drejtave të punëtorëve dhe krijimi i një klime të qëndrueshme pune.
Ai siguroi se çdo vendim që do të merret në të ardhmen do të ketë për bazë stabilitetin social dhe sigurinë e punëtorëve.
Lajme nga vendi
Kreu i ri i AntiKorrupsionit, do të jetë Adem Cucul
Adem Çuçul është zgjedhur kryetar i ri i antikorrupsionit me 81 vota për sot në Kuvend, shkruan Alsat.
Çuçul është i diplomuar në drejtësi dhe ka punuar për Komisionin Kundër Korrupsionit për më shumë se nëntëmbëdhjetë vjet.
Në listat e vjetra të punonjësve ai shfaqet si “këshilltar për parandalimin e korrupsionit në politikë”, ndërsa në dokumente më të fundit dhe në faqen zyrtare të internetit të KSHPK-së ai është i listuar si sekretar i përgjithshëm dhe personi i parë i kontaktit për median.
Lajme nga vendi
Zjarri në modular drejt hetimit ndërkombëtar, Emshiu e paditi RMV-në për vrasje në Itali
Pasi fajtorët e zjarrit në Spitalin Modular të Tetovës nuk u sollën para drejtësisë dhe nuk pati proces gjyqësor për shkaqet e zjarrit, Ibin Emshi i cili humbi babain dhe vëllaun e tij, ka bërë denoncim për vrasje në Itali kundër RMV-së dhe pret që rasti të hetohet ndërkombtarisht dhe të arrijë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, shkruan Portalb.mk.
Më 1 dhjetor 2025, Emshi si shtetas i Italisë ka bërë denoncim për vrasje në Selinë e Policisë në Verbano Cusio Ossola për zjarrin në modular.
Në procesverbalin e denoncimit, Emshi ka sqaruar në detaje rastin se si ka ndodhur, ndërsa përmend edhe procesin gjyqësor i cili nuk ishte për shkaqet e zjarrit, dokumentarin e IRL-së i cili nxori në pah korrupsionin, si dhe një sërë dëshmish të tjera.
Në raportin e dorëzuar në Polici, ai thotë se pas dokumentarit të IRL-së dhe provave, u bind që të bëjë denoncim për vrasjen e babait dhe vëllait të tij.
Ai thekson si përgjegjës ministrin e atëhershëm të shëndetësisë Venko Filipçe dhe Koço Angjushevin si pronar i firmës BRAKO që ndërtoi objektin e spitalit modular.
Përveç denoncimit në Polici, Emshi ka paraqitur kërkesë që ky rast të trajtohet edhe nga Avokati i Popullit – Këshilli Rajonal i Piemontes në Itali.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi4 weeks agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoFatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik


You must be logged in to post a comment Login