Connect with us

Lajme nga vendi

Në zgjedhjet për Këshillin e Tetovës garojnë 13 lista kandidatësh

Published

on

Do të garojnë gjithsej 13 lista kandidatësh, 11 lista të partive politike dhe 2 lista të pavarura.

Me prezantimin e kandidatëve për këshilltarë, mbrëmë fillimisht dolën Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, ndërsa më herrët edhe Lidhja social-demokrate e Maqedonisë.

“ASH në këto zgjedhje e ka me patjetër të tregojë rezultat solid dhe të paralajmërojë betejën e ardhshme për ndryshim dhe fitore të demokracisë dhe lirisë së shqiptarëve këtu në Maqedoninë e Veriut”, tha Ziadin Sela, Kryetar i ASH.

“Me këtë këshill do përmbyllim bashkë gjitha ato premtime që i kemi dhënë edhe në kampanjën e vitit 2021 dhe tani, sepse një pjesë janë realizuar tashmë. Bashkë me këta njerëz do tregojmë se tetovarët janë ata që dinë ta bëjnë ndryshimin”, u shpreh Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa.

Në Sheshin Iliria në Tetovë, listën me kandidatët e tyre, e promovuan edhe “Më mirë për Tetovën”.

Advertisement

“Kampanja fokusohet në tre shtyllat tonat kryesore, siç ishte në zgjedhjet paraprake. Ne do të kërkojmë transparencë dhe llogaridhënie nga komuna, do kërkojmë një qytet me plan urbanistik dhe ambient të pastër. Pra janë këto tre problemet më të rëndësishme që ne i kemi identifikuar më herrët dhe do vazhdojmë t’i shtyjmë këto procedura”, theksoi Elmedina Abdullahi, Lista e Pavarur “Më mirë për Tetovën”.

Që të gjitha, do të garojnë të vetme. Nga Komisioni Zgjedhor Komunal thonë se, koalicion parazgjedhor ka paraqitur vetëm lista e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë. Deri më 18 gusht, partitë politike do kenë mundësi që ofertën e tyre ta shpalosin para tetovarëve duke iu kërkuar votën. Kanë përfunduar edhe përgatitjet e Komisionit Zgjedhor Komunal. Drejtuesi i KZK për Tetovën Nazmi Dauti, është shprehur se, shtatë ditë përpara do të dihet saktë lista e të sëmurëve me korona dhe protokolli i votimit të tyre si dhe numri i të burgosurve që do duhet të votojnë.

“Ende nuk kemi informatë zyrtare sa iu përket të të infektuarve me Covid-19 dhe sa i përket votimit të personave të sëmurë dhe të pa aftë, ata do duhet të drejtojnë kërkesë tek Komisioni komunal i zgjedhjeve shtatë ditë përpara ditës së zgjedhjeve, si dhe informatën se sa persona vuajnë dënim në burgun e Tetovës, do të marrim informacion nga komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe të njëjtët bashkë me personat e sëmurë e të pa aftë do realizojnë të drejtën e votës një ditë para zgjedhjeve”, tha Nazmi Dauti, KZK.

Deri tek zgjedhjet e parakohshme për këshillin komunal të Tetovës, erdhi si pasojë e mos votimit në afatin e paraparë ligjor të llogarisë përfundimtare të buxhetit komunal, pas çka erdhi edhe deri tek shpërbërja e këshillit. Më 20gusht në Tetovë do të votohet në gjithsej 117 vendvotime, ndërsa numri i votuesve, pritet të jetë rreth 83 000./Alsat/

Advertisement
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

Edhe LD e Mexhitit së shpejti shkrin strukturat, Alternativa ende e “ngrirë”!

Published

on

“Këto ditë po përgatitetet edhe Lëvizja Demokratike që të thërret kuvendin themelues për tu shkri dhe për ta bërë VLEN-in një. Besoj që në këtë mënyrë të gjithë flasin në një zë dhe ky zë është drejt shkrirjes së VLEN-it në një subjekt politik”, u shpreh Izet Mexhiti, VLEN.

Ndërkohë ka pasur reagime edhe nga pjesa e ASH-së që nuk është në pushtet, raporton Alsat.
Remzi Mehmedi nga ASH-ja e Selës thotë se kur flitet për zhvillimet në ASH duhet të merren parasysh dy momente.

1. Zgjedhjet lokale të vitit 2017 në Strugë dhe Gostivar.

2. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, veçanërisht në zonën 5.

Në të 2 këto momente ka pasur tradhti dhe tregti mes aktorësh nga kampe të ndryshme e që koha i zbuloi e i zbulon për çdo ditë. Gjithçka tjetër është pasojë dhe nuk duhet parë si ndodhi në vetvete.

Advertisement

Për formimin e partisë VLEN nuk ka një marrëveshje finale mirëpo qëndrimin përfundimtar për modelin e mundshëm të strukturimit, nuk e ka dhënë as Alternativa. Jozyrtarisht, sipas Alsat, edhe Alternativa është kundër modelit me vetëm dy kryetarë, Kasamin e Mexhitin.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Blerim Sejdiu zgjidhet kryetar i Rajonit Planor të Pollogut për vitin 2026

Published

on

Në hapësirat e Komunës së Zhelinës është mbajtur mbledhja konstituive e Këshillit për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut, ku kryetarët e komunave të këtij rajoni kanë diskutuar dhe miratuar pikat kyçe për vitin 2026.

Në këtë mbledhje është shqyrtuar dhe miratuar Plani Financiar për vitin 2026, si dhe janë diskutuar propozim-projektet me të cilat Rajoni i Pollogut do të aplikojë për fonde dhe mbështetje institucionale.

Gjithashtu, janë trajtuar edhe çështje të tjera me rëndësi strategjike, që kanë të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm dhe të balancuar të rajonit.

Sipas parimit të rotacionit, nga sonte drejtimin e Rajonit Planor të Pollogut për vitin 2026 e merr Komuna e Zhelinës. Me këtë rast, Blerim Sejdiu është përzgjedhur Kryetar i Rajonit të Pollogut për një mandat njëvjeçar.

Sejdiu theksoi se ky është një besim dhe përgjegjësi e madhe, të cilën do ta ushtrojë me përkushtim të plotë dhe në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha komunat e rajonit, me synim realizimin e projekteve konkrete dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Rajoni i Pollogut pritet të vazhdojë me realizimin e projekteve në vazhdim dhe me hartimin e iniciativave të reja zhvillimore, në funksion të ndërtimit të një Pollogu më të zhvilluar dhe me perspektivë më të qartë ekonomike dhe infrastrukturore.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Begaj të shtunën në Tetovë, ja rrugët që do të bllokohen

Published

on

Komuna e Tetovës informon se të shtunën, më 28 shkurt, me rastin e vizitës zyrtare të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në qytet do të ketë masa të përkohshme sigurie dhe ndalim parkimi në disa rrugë.

Komuna e Tetovës rekomandon që automjetet të mos parkohen në bulevardet dhe rrugët në vijim:

Bulevardi “Marshall Tito” nga fillimi deri te rrethrrotullimi te tregu, në kryqëzim me bulevardin “Blagoja Toska”

Bulevardi “Blagoja Toska” nga rrethrrotullimi me bulevardin “Marshall Tito” deri te ndërtesa e Komunës së Tetovës

Rruga “JNA” (“Dervish Cara”) në tërësi, deri te semaforët

Advertisement

Rruga “Ilindenska” nga Gjykata Themelore deri te Universiteti i Evropës Juglindore

Rruga “Kiro Ristoski-Drnc” deri te Arabati Baba Teqe

Rruga VonVardarska

Rruga “172”

Automjetet e parkuara në kundërshtim me njoftimin do të largohen nga shërbimet kompetente, bëjnë të ditur nga Komuna e Tetovës.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat