Lajme nga vendi
Krisma mes policisë dhe disa personave në dalje të Shkupit
Dje rreth orës 16:00 në dalje të Shkupit, rrugës për në Tetovë ka ndodhur një aksident i armatosur mes forcave të policisë dhe disa personave të panjohur.
Raportohet se gjatë tentimit për të privuar nga liria tre persona policia ka përdorur dhe armët.
Këtë e konfirmojnë edhe dëshmitarët okularë sipas të cilëve të shtëna ka pasur nga të dyja palët.
Alsat mëson se gjatë këtij aksioni policorë 2 persona janë arrestuar, derisa i treti ka arritur të shpëtoj nga prangat e policisë.
Nga Ministria për Punë të Brendshme konfirmojnë rastin dhe njoftojnë se me informata më të hollësishme do të dalin më vonë.
Lajme nga vendi
MPB: 2 të arrestuar dhe 5 të thirrur, për blerje votash

Dy persona janë arrestuar, ndërsa pesë të tjerë janë thirrur në bisedë informative nga policia, në lidhje me veprën penale të blerjes së votave gjatë zgjedhjeve.
“Sot, rreth orës 09:00, në rrugën ‘Dabinqka’ në Prilep, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria B.H. (72) dhe D.S. (36), të dy nga Krusheva, për shkak të dyshimit për përfshirje në veprën ‘blerje votash gjatë zgjedhjeve’. Në lidhje me të njëjtën ngjarje, në Stacionin Policor të Prilepit janë ftuar për bisedë informative edhe S.A. (28), M.A. (31), Sh.A. (40), D.A. (22) dhe Xh.A. (36), gjithashtu nga Krusheva me vendbanim në Prilep”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Gjithashtu, janë paraqitur disa denoncime për agjitacion gjatë procesit të votimit në disa vendvotime, por sipas autoriteteve, pas ndërmarrjes së masave të nevojshme, deri më tani nuk janë konfirmuar këto pretendime.
Lajme nga vendi
ODIHR: Vëzhguesit ndërkombëtarë monitorojnë gjithë procesin zgjedhor, jo vetëm ditën e votimit

Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it për zgjedhjet lokale në vend, Mateo Mekaci, deklaroi sot se vëzhguesit po monitorojnë të gjithë aspektet e lidhura me procesin zgjedhor. Ai theksoi se nuk është i rëndësishëm vetëm dita e zgjedhjeve, por edhe proceset parazgjedhore dhe ato që ndodhin pas ditës së votimit.
Gjatë vizitës në vendvotimin e Shkollës Fillore “Liria” në komunën e Çairit, Mekaci theksoi se Misioni përbëhet nga 250 vëzhgues ndërkombëtarë, të cilët mbikëqyrin procesin në të gjithë territorin e vendit.
“Ne jemi këtu si një mision ndërkombëtar vëzhgues për të monitoruar procesin zgjedhor dhe për të vlerësuar nëse gjithçka po zhvillohet sipas standardeve. Ky vendvotim që shihni pas nesh është një nga shumë vendvotime që po monitorojmë. Misioni ynë përbëhet nga rreth 250 vëzhgues ndërkombëtarë, të shpërndarë në të gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Mekaci.
Ai shtoi se misioni është vendosur shumë para ditës së zgjedhjeve, me 24 vëzhgues afatgjatë të shpërndarë në gjithë vendin, të cilët monitorojnë të gjithë procesin zgjedhor.
“Siç thamë, nuk është i rëndësishëm vetëm dita e votimit, por edhe proceset parazgjedhore dhe ato që ndodhin pas ditës së zgjedhjeve. Ne monitorojmë të gjithë aspektet që lidhen me zgjedhjet: regjistrimin e votuesve, fushatën zgjedhore, financimin e fushatës, qasjen në media, votimin gjatë ditës së zgjedhjeve, numërimin e votave dhe të tjera”, përfundoi Mekaci.
Lajme nga vendi
Pjesëmarrja në votim 31,16 për qind, deri në orën 15:00

Jehona e votuesve deri në orën 15:00 është 31,16%, shkruan Alsat.
Kjo u bë e ditur nga konferenca për media e KSHZ-së.
You must be logged in to post a comment Login