Lajme nga vendi
Është rritur sasia e drurit të prerë për djegie
Në tremujorin e dytë të këtij viti, është rritur sasia e drurit të prerë për zjarr, ndërkohë është zvogëluar prodhimi i saj në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. Në muajin prill, maj dhe qershor në Maqedoninë e Veriut janë prodhuar 116 562 metra kub dru për zjarr, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin prodhuar 122 043 metra kub.
Në këtë periudhë, sivjet janë shitur 103 339 metra kub, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar 100 945 metra kub. Në bazë të llojit të drurit të prerë, dominon druri i ahut (44.7 %), të gjitha llojet e lisit (39.5 %), pisha e bardhë dhe e zezë (11.2 %), çam dhe bredh (2.3 %) dhe llojet tjera gjetherënëse (2.3 %).
Shpenzimet për veglat për përpunimin dhe prerjen e drurit janë 18 317 000 denarë, ndërsa për kryerjen e shërbimeve janë shpenzuar 50 713 000 denarë, duke përfshirë 41 590 000 për prerjen e drurit dhe 6 421 000 për mbjelljen e tyre.
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 11 gushtit ka miratuar Vendimin për përcaktimin e marzhit më të lartë tregtar si kusht i veçantë në tregtinë për: drutë e dushkut; dru zjarri ahu dhe peletit për ngrohje. Sipas vendimit, marzhi më i lartë tregtar për këto produkte për të gjithë tregtarët është përcaktuar maksimalisht 10%, bëri të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Lajme nga vendi
Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”
Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov.
Ai tha se për momentin nuk mund të ndajë më shumë informata, sepse presin udhëzime nga Prokuroria themelore publike.
Përndryshe Gjorgjievski është njëri prej të dënuarve për 27 Prillin, ndërkaq u dënua me 13 vite burg.
Në rrjetet sociale po shpërndahet informata për vdekjen e Gjorgjievskit.
Lajme nga vendi
Një 15-vjeçare u sulmua fizikisht nga tre vajza të mitura në Shkup
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës mes vajzave të mitura në Shkup.
“Më 31 tetor 2025, rreth orës 21:00, në SPB Shkup, M.S. (57) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:00, në territorin e Komunës Aerodrom në Shkup, vajza e saj 15-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza të mitura, të cilat ajo i njihte. Njëra prej tyre ka përdorur një objekt të fortë gjatë sulmit”, qëndron në buletinin e MPB-së.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TV21
Lajme nga vendi
Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!
Një skandal ka ndodhur në filialin e Ekonomisë së Ujërave në Gostivar. Punëtorja ka denoncuar në Polici se është rrahur nga drejtoresha.
“Më datë 31.10.2025 në orën 12:45 në DPB Gostivar, N.J. (48) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 11:20 në vendin e saj të punës në filialin e Ekonomisë së Ujërave, filiali në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga drejtoresha J.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në raportin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, njofton TV21.
-
Lajme nga rajoni2 months agoShqiptarët bashkohen si kurrë më parë – Zëri i UÇK-së kumbon në Hagë më 14 shtator!
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi4 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet


You must be logged in to post a comment Login