Connect with us

Lajme nga vendi

Nesër koncert i madh në Tetovë, Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri (VIDEO)

Published

on

Nesër në sheshin e Tetovës për të ndarë gëzimet së bashku për Barazinë, për NATO, nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian, investimet prej 130 milion € me 900 punësime të reja, gjeneratën tonë të re ne Tetovë me veturat Elektrike E -GO.

Ska se si mos ta shënojmë bashkë në sheshin Iliria bashkë me Ledrin, Dafinën dhe Bardhin.

Hajdeni nesër në ora 20:00
Në sheshi Iliria, Tetovë

Advertisement
1 Comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

Mexhiti: Shumica brenda VLEN-it janë për idenë me bashkëkryetarë, Ilir Demiri deputet i ri i VLEN-it

Published

on

Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, tha se kërkesa e votuesve dhe strukturave partiake është e qartë dhe se ata dëshirojnë bashkimin e VLEN-it.
Ai tha se konform kësaj kërkesa liderët e partive janë duke vepruar. Ai përmendi veprimin e Besës për të shkarkuar organet e Besës, ndërsa tha se këtë po e bën edhe Fetahu dhe Azir Aliu, deputetja Mimoza Musa, si dhe Ilir Demiri, për të cilin tha se është deputeti i radhës që i bashkëngjitet VLEN-it.
“Këto ditë me siguri po përgatitet edhe Lëvizja Demokratike që të thirret kuvendin themelues për tu shkrirë dhe për ta bërë VLEN-in një parti”, tha Mexhiti.
I pyetur nëse Alternativa nuk e pranon idenë me bashkëkryetar por kërkon me rotacion, Mexhiti tha se po bisedohet me argumente pro dhe kontra.
“Pjesa dëmruese e faktorëve brenda VLEN-it janë për konceptin bashkëkryetar por normal që këtu është edhe Alternativa dhe bashkë do vazhdojmë dhe këtu nuk ka aspak shqetësime për mendimet e ndryshme”, tha Mexhiti, duke shtuar se parësore që VLEN-i të jetë një, raporton SHENJA.

Continue Reading

Lajme nga vendi

“Ma ka dhënë kryeministri i Shqipërisë, kur të ma jepni ju do ta mbaj”, Mikcoski i dhuron flamurin e Maqedonisë deputetit Riad Shaqiri

Published

on

 Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, ia ka dhuruar flamurin maqedonas deputetit shqiptar Riad Shaqiri, pasi te i njëjti vërejti se në veshjen e tij e mbante vetëm flamurin shqiptar.

Gjatë diskutimit në seancën për pyetje të deputetëve, deputeti Shaqiri iu përgjigj kryeministrit duke i thënë se flamurin e vogël shqiptar e ka dhuratë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe se do ta mbante edhe atë maqedonas nëse ia dhuron Mickoski.

https://www.facebook.com/reel/1941126259828991

“Shpresoj që herën e radhës kur të vini në punë në Kuvendin e Maqedonisë, përkrah flamurit shqiptar etni të cilës i takoni, ta mbani edhe atë maqedonas, pasi nga ky shtet merrni rrogë dhe nga këto qytetarë e merrni atë”, tha Mickoski.

Ndërsa deputeti Shaqiri iu përgjigj duke i thënë se mburret se është shqiptar dhe se do ta mbante edhe atë maqedonas nëse ia dhuron kryeministri.

Advertisement

“Është fakt se unë e kam simbolin tim kombëtar dhe mburrem se jam shqiptarë. Këtë ma ka dhënë kryeministri i Shqipërisë. Kur të ma sillni ju flamurin e Maqedonisë së Veriut, mbledhjen e radhës në foltore do të vij me të njëjtin”, tha Shaqiri, i cili e vendosi edhe flamurin maqedonas në kostumin e tij.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: Shqiptarët dje donin bashkimi e partive, sot duan shkrirjen në një parti. Loja sapo ka filluar!

Published

on

Kreu i komunës së Çairit dhe njëherësh edhe i Lëviznes Demokratike (LD) zoti Izet Mexhiti tha se aktualisht ka një proces që po ndodh në VLEN, duke rikujtuar se në të kaluarën, popullata respektivisht votuesit, “kanë votuar që opozita të bashkohet”, gjë për të cilën, sipas tij, “ kishte të drejtë”.
“Në momentin që opozita e atëhershme u bashkua, u bë pozitë e sotme e cila i përfaqëson shqiptarët në qeveri. Rrjedhimisht, në këtë frymë ndodhi edhe ndryshimi i pushtetit pas 20 e ca vitesh. Mendoj që tash kërkesa e votuesve dhe e strukturave partiake është shumë e qartë: Shqiptarët nuk duan ndarje, fragmentarizim e copëzim. Nuk duan as parti të vogla, pra duan që VLEN-i të jetë një parti, prandaj ne sot po veprojmë conform kësaj kërkese.. pra bashimit në një subjekt. Fillimisht këtë proces, e filloi zoti Bilall Kasami i cili i shkriu organet e Lëvizjes Besa, të njëjtën po e bënë edhe zoti Arben Fetai e Azir Aliu dhe deputeti i ri i cili na u bashkangjit Ilir Demiri, kurse këto ditë edhe Lëvizja Demokratike (LD) po përgatitet që të caktoj Kuvendin Themelues, për tu shkrirë dhe për ta bërë VLEN-in, një. Besoj se në këtë mënyrë të gjithë flasin me një zë, dhe ky zë është shkrirja e VLEN-it në një subjekt të vetëm politik”, tha ndër të tjera kreu i Çairit dhe i LD-së.
“Lajm”

Continue Reading

Më të lexuarat